GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Romina Power, mesazhi prekës për të bijën e humbur: “Zemra ime ende të kërkon”

Romina Power ka poblikuar në Instagram një post mjaft prekës: fjalët e saj janë një mesazh për njerëzit e humbur që ka dashur më shumë

Duhet një forcë e jashtëzakonshme për të kapërcyer një humbje. Dhe disa boshllëqe të nuk mbushen kurrë: është si të kesh një vrimë në mes të zemrës që të detyron të kapërcesh një rrahje. Romina Power e di mirë këtë, ajo, një grua e fortë dhe e guximshme që, gjatë jetës së saj, është përballur me prova të ndryshme, të dhimbshme, duke ecur përpara me forcën e një luaneshe.

Dhimbja e fundit e madhe i ndodhi para pak kohësh: vdekja e Tarynit, motrës dhe shpirtit binjak, me të cilën Power ishte shumë e lidhur. Taryn u shua në shtëpinë e saj në Amerikë pas një beteje të gjatë kundër leuçemisë që nuk i la rrugëdalje.

Një goditje shumë e fortë për Rominën, e cila që nga ai moment nuk ka ndalur kurrë së bëri homazhe duke e shoqëruar kujtimin e saj me atë të grave të tjera të rëndësishme në jetë, përfshirë vjehrrën Jolanda, nënën e Al Banos. Sidoqoftë, një nga gjërat që të godasin më shumë është se Romina gjithmonë ka qenë e fortë dhe e aftë për t’i shndërruar dhimbjet në mësime, për veten dhe për të tjerët.

Kjo duket më qartë falë një prej postimeve të saj të fundit: pasi ka shkuar në Kroaci nga Cristel për të gjetur prehje pranë gjërave të saj më të dashura, Romina ka ndarë një imazh me fjalë prekëse, të cilat të bëjnë të mendosh për një përkushtim jo vetëm për të motrën por edhe për vajzën e saj Ylenia Carrisi: “Mendja ime ende të flet, zemra ime akoma të kërkon, por shpirti im e di që je në paqe”.

Fjalë që të ngacmojnë dhe të ngashërejnë, që mund të lexohen në dy kuptime: në rastin e Taryn, përkushtimi është një mënyrë për të komunikuar vazhdimin e zisë. Romina ishte e vetëdijshme se sa beteja e vështirë kishte ndërmarrë motrën e saj dhe edhe tani që ajo nuk mund ta shohë apo ta përqafojë, e di që dhimbja ka mbaruar dhe se, tani, për të ka mbërritur momenti i paqes.

Sa i përket Ylenia, mesazhi mund të jetë edhe më i thellë: Romina Power nuk është dorëzuar kurrë dhe vazhdon ende të kërkojë. Ajo ka deklaruar dia herë se është e bindur që është gjallë dhe se është mirë. Kjo mund të nënkuptojë që është në paqë, edhe pse jo një paqe përfundimtare sepse është e shënjuar prej një largimi nga familja e saj, që e do.

Sidoqoftë, e sigurt është se fjalët e Rominës janë gjithmonë ushqim refleksionesh dhe frymëzimi. Dhe të dala nga një grua e tillë, nuk mund të ishte ndryshe./ Materiali është përgatitur nga gazetatjeter.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni