GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Rrethimi i Shtëpisë së Bardhë

Rusia iu paska paguar shuma të mëdha parash militantëve afganë për të vrarë ushtarët amerikanë. Lajmi po qarkullon prej disa ditësh me këmbëngulje në krye të mediave ndërkombëtare dhe arrin në një prej momenteve më delikate të presidencës së Trampit. I prekur nga koronavirusi – që rend i shfrenuar në vend -, nga kriza pasuese ekonomike dhe nga një tërbim shoqëror që po e copëton Amerikën, Presidenti Donald Trump tani duhet të përballet me atë që potencialisht mund të jetë një nga çështjet më delikate dhe të mprehta bilaterale me Rusinë të administratës së tij. Dhe nuk është çështje e parëndësishme për një President i cili, që kur u zgjodh, ka pasur gjithmonë qëllimin për përfshirjen e Moskës në dialogun ndërkombëtar – veçanërisht në një aks anti-kinez – dhe që është akuzuar vazhdimisht (me rezultate të dobëta) se ka lidhje me Vladimir Putinin qysh nga kohërat e garës për në Shtëpinë e Bardhë.

Por situata tani për Trampin po bëhet serioze. Investigimi i New York Times tregon një skenar shqetësues dhe, edhe pse vetë inteligjenca amerikane nuk e konfirmon atë që del me ulërimë nga burimet e gazetës, rreziku i një bombe të vërtetë, të vendosur në mënyrë metaforike nën Shtëpinë e Bardhë, është duke u hetuar. Dhe reagimet nga Uashingtoni tregojnë se nuk është gjithçka e qartë: as nga anët e stafit presidencial. I cili tani duhet të kuptojë saktësisht se si të sillet për të qenë në gjendje të zmbrapsë ofensivën mediatike, duke dalë mundësisht i paprekur dhe mbi të gjitha për të evituar mundësinë që ky hetim të ndikojë në politikën e jashtme të presidentit.

Aktualisht informacioni në zotërim të New York Times përshkruan një situatë me ngjyra të errëta. Dhe është e pashmangshme që si Pentagoni dhe Kongresi të kërkojnë sqarime nga shërbimet sekrete. Ajo që po vërehet këtyre ditëve është imazhi jo vetëm i një dështimi total të strategjisë amerikane në Afganistan, por edhe i një goditje të pastër politike drejt një administratë që ka bërë gjithçka të mundshme për të riparuar dëmet e medha të bëra në marrëdhëniet ruso-amerikane nga presidenca e Barack Obamës. Gazeta njujorkeze vazhdon të këmbëngulë se provat janë të pakundërshtueshme, që flasin rreth gjurmimit të disa shumave të mëdha parash të transferuara nga një llogari bankare e lidhur me inteligjencën ruse në një llogari të lidhur me talebanët dhe se ato do të ishin shpërblime të vërteta për vdekja e ushtarëve amerikanë. Zyrtarët afganë të lidhur me qeverinë e Kabulit gjithashtu kanë konfirmuar tezat e hetimit Nyt përmes një serie rrëfimesh që, të kryqëzuara me të dhënat në zotërim të shërbimeve amerikane dhe gazetarëve, do të konfirmonin dyshimet për Rusinë. Së fundi, deklarimet e Shtëpisë së Bardhë rreth padijenisë së Trumpit ndaj këtij informacioni janë kundërshtuar nga vetë zyrtarët e përfshirë në këtë çështje, të cilët madje do të thoshin se presidenti kishte qenë tashmë i informuar gjerësisht për këto raporte mbi negociatat e supozuara të Rusisë dhe Fronti taleban, që në shkurt.

Sigurisht, hetimi po vazhdon, por ajo që ka rëndësi është koha e reagimit të Shtëpisë së Bardhë. E para sigurisht nuk mund të përcaktohet si e dyshuar. Administrata Amerikane nuk është vetëm në krizë të brendshme, por gjithashtu po negocion me Moskën në disa fronte. Është një traktat i ri Start që duhet të nënshkruhet, një Kinë që duhet të ndalohet e cila sipas qeverisë amerikane mund të ndalet edhe falë Rusisë – së cilës jo rastësisht i është dërguar ftesa për të marrë pjesë në samitin e zgjeruar të G-7 – dhe mbi të gjitha ekziston ideja që Shtetet e Bashkuara dhe Federata mund të dialogojnë në disa fronte të nxehta, nga Siria në Libi e deri në çështjen e Iranit që nuk u zgjidh asnjëherë nga Shtëpia e Bardhë. E gjitha kjo me çështjen afgane që për Trump me siguri ka përparësi, duke qenë se përfundimi i “endless wars” është një kalë beteje i tij që, për tani, ka mbetur vetëm një slogan elektoral.

Por duke mbetur tek zgjedhjet, është pikërisht nga fronti i brendshëm që presidenti amerikan duhet të jetë i kujdesshëm, sepse është e qartë që diçka nuk shkon përderisa edhe inteligjenca nxjerr, qoftë edhe përmes New York Times, një lajm të tillë sensacional i cili, nëse konfirmohet, do t’i kthente akrepat e orës prapa në shumë vjet, në marrëdhëniet me Kremlinin. Reagimet nga Shtëpia e Bardhë kanë treguar pak koherencë me lajmet e publikuara nga investigimi. Më parë nga Uashingtoni pretenduan se presidenti nuk fare në dijeni të kësaj gjëje. Më pas erdhi deklarata nga zëdhënësi, Kayleigh McEnany, i cili konfirmoi se commander in chief “është informuar për atë që tani është fatkeqësisht në dijeninë e të gjithëve për faj të New York Times”. Shkurt, kaluam nga mohimi tek konfirmimi i parave të ofruara nga 007 ruse për talebanët për të vrarë ushtarët amerikanë. Një konfirmim jo i parëndësishëm që asokohe u ëmbëlsua nga vetë McEnany me një konkluzion që ka pak tepër erë: “Kjo nuk do të thotë se nuk ka konsensus për këtë informacion të inteligjencës që duhet ende të verifikohet”.

Ndërkohë, opozita ushtron presion ndaj Trampit. Për Joe Biden dhe pjesën tjetër nuk mund të ishte ndryshe pasi që, me mbylljen plotësisht negative të Russiagate, mendohej se hija ruse ishte zhdukur pothuajse nga radarët e luftës për Shtëpinë e Bardhë. Përkundrazi, Kremlini rikthehet dhe këtë herë problemi është transversal: gjaku i ushtarëve, mbi të cilët Amerika ka arritur gjithmonë të gjejë një kompaktësi të fortë nga e djathta në të majtë. Biden adreson valën e protestës dhe i kërkon Trampit të flasë dhe të shpjegojë çfarë lidhje ka me Moskën, ndërsa liderja e fuqishme e demokratëve në Kongres, Nancy Pelosi, ka kërkuar drejtpërdrejt nga drejtorët e inteligjencës të informojnë parlamentin për ato që dinë për pagesat në favor të talebanëve. Ndërkohë, CNN, në të njëjtat orë, ka nxjerrë edhe telefonatat e pakëndshme të Presidentit për liderët botërorë. Rastësi? Vështirë të besosh. Me rrethimin e brendshëm dhe izolimin ndërkombëtar, të krijohet përshtypja se për Trampin po përgatiten katër muaj ferri para zgjedhjeve.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More