GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Sa ty, nuk urrej asnjë

Trump ka arritur në kuotën e 54% të kundërshtive, niveli më i lartë i çdo presidenti në këtë pikë të mandatit. Por të dhënat kanë të bëjnë me epideminë e koronavirusit, ende nuk është e qartë se kush përfiton nga protestat dhe plaçkitjet – Biden ngulmon tek çështja George Floyd dhe do të jetë në varrimin e tij, ndërsa Presidenti sot nderon policin e vrarë nga demonstruesit: ‘Ne jemi me policinë, tani më shumë që kurrë!”. Donald kërkon t’ia përngjisë vandalët dhe aktet vandale rivalit të tij dhe të marrë votat e shumicës së heshtur. Dhe mund t’ia arrijë kësaj, por vetëm nëse kaosi ndalet.

Në sondazhin e fundit të CBS News / Yougov Joe Biden është përpara Donald Trump me 4 pikë në shkallë vendi në garën për Shtëpinë e Bardhë: 47% me 43%. Ish zëvendëspresidenti është përpara me 2 deri në 6 pikë që nga shkurti. Sipas RealClearPolitics, ish-zëvendësi i Obamës ka një epërsi prej gjashtë pikësh (48.6% me 42.6%). Por fitorja nuk do të përcaktohet nga vota kombëtare por nga ajo në secilin shtet. Sidoqoftë, tani Biden, gjithnjë sipas RealClearPolitcs, rezulton përpara edhe në disa shtete mjaft të vështira, siç janë Wisconsin (+ 2.7%), Pennsylvania (+ 6.5%) dhe Florida (+ 3.5%) . Ndërsa në Karolinën e Veriut Trump është në avantazh.

Minneapolis: Biden do të marrë pjesë në funeralin e George Floyd

Joe Biden do të marrë pjesë në funeralin e George Floyd në Houston, Texas. Avokati i familjes Floyd, Ben Crump, thotë se stafi i Biden ka kërkuar leje për të marrë pjesë në varrim dhe familja Floyd e pranoi kërkesën.

Trump përkujton agjentin e vrarë: Ti nderojmë policët

Donald Trump përkujton David Dorn, kapitenin e policisë së St. Louis, “të vrarë nga grabitësit e ndyrë natën e kaluar. Ti nderojmë oficerët tanë të policisë, ndoshta më shumë se më parë. Faleminderit!”. E twitton Donald Trump.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More