Sekretet më të errëta shtetërore të bëra gabimisht publike

Qeveritë në mbarë botën mbajnë sekret tonelata me informacione top sekret. Kur këto sekrete nuk janë më një çështje e sigurisë kombëtare, ato zakonisht deklasifikohen dhe dërgohen nëpër arkiva dhe hapen për shtypin. Megjithatë, jo të gjitha të fshehtat e qeverive bëhen publike, siç janë ato që lidhen me luftën, terrorizmin dhe demokracinë. Dhe këtu janë shumë shtete që gabimisht kanë bërë publike dokumente, që në një mënyrë apo një tjetër do të duhet të zbuloheshin vetëm pas dhjetra e dhjetra vitesh, a ndoshta asnjëherë… Lë të shikojmë së bashku disa prej tyre.

Një zyrtar britanik lë dosjet e Al-Kaedës në një tren

Më 2008, BBC raportoi se një punonjës i Qeverisë kishte harruar në një tren dy raporte që përmbanin informacione top-sekret mbi Al-Kaedën. Raportet përmbanin analiza nga Joint Intelligence Committee, Komiteti i Përbashkët i Inteligjencës: një mbi forcat irakiane të sigurisë dhe një tjetër e titulluar “Al-Qaeda Vulnerabilities”,”Dobësitë e Al-Kaedës”, një dokument tejet sekret i i porositur nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme. Mbi dokumentin e fundit ishte shënuar “vetëm për sytë e Mbretërisë së Bashkuar/SHBA/Kanadasë dhe Australisë”. Është hipotizuar se ai përmbante informacione të dobishme për armiqtë e Britanisë së Madhe.

Sekretet australiane nxirren në shitje

Në janar 2018, Australian Broadcast Corporation, Korporata Australiane e Transmetimeve raportoi se dosje top-sekrete të qeverisë australiane u gjetën në dy skedarë që ishin shitur nga një dyqan i dorës së dytë në Canberra. Shumica e dokumenteve ishte e klasifikuar si “tepër sekret”. Dhe shumë prej tyre përmbanin zbulime të shumta, si përshëmbull që qeveria e Tony Abbott planifikonte t’i ndalonte kujtdo nën 30 vjeç që të merrte përfitimin e papunësisë.

Miliona votues amerikanë, të ekspozuar

Më 2015, Reuters raportoi se informacionet personale të rreth 191 milionë votuesve amerikanë kanë dalë në internet. Kjo do të thotë se ishin zbuluar detaje të rreth 79% të atyre që kishin të drejtë të votonin. Detajet përfshinin emrat, adresat, datat e lindjes, përkatësitë partiake, numrat e telefonit dhe emailet, të cilat mund të jenë përdorur potencialisht nga mashtrues të paskrupullt. Sidoqoftë, pavarësisht shkallës kolosale të dëmit, është e paqartë se cili është përgjegjës për krijimin e bazës së të dhënave dhe ekspozimin e saj.

Ushtarët amerikanë zbulojnë aksidentalisht sekretet bërthamore

Më 2021, raportohet se ushtarët amerikanë të stacionuar në Evropë patën nxjerrë aksidentalisht sekretet bërthamore nëpër aplikacione studimi, si Chegg, Quizlet dhe Cram. Ushtarët i përdornin këto aplikacione për veçorinë e tyre flashcard, që i mundësonte atyre të studionin dhe të mësonin përmendësh protokollet strikte dhe komplekse të sigurisë. Prezenca e armëve bërthamore amerikane brenda kufijve evropianë është zbuluar edhe më parë. Sidoqoftë, rrjedhjet e 2021 zbuluan edhe sasinë dhe vendndodhjen e tyre.

Mbi 1000 kompjutera të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar humbin apo vidhen

Në mars të vitit 2008, vetëm disa muaj përpara se dokumentet top-sekrete të Al-Kaedës të liheshin në një tren londinez, u zbulua se mbi 1000 kompjutera ishin zhdukur nga departamente të ndryshme të qeverisë britanike. Ministria e Mbrojtjes, një departament qendror për sigurinë e vendit, kishte humbur 503 laptopë dhe 23 kompjuterë midis 1998 dhe 2008. Qindra laptopë u humbën nga Departamenti i Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e të Ardhurave dhe Doganave të Madhërisë së Saj. Është e paqartë se sa janë humbur dhe sa janë vjedhur. Një nga humbjet më të dukshme ndodhi në mars të 2000, kur një agjent i dehur i MI6 humbi një laptop teksa vizitonte një bar të Londrës. Për fat të mirë, laptopi u gjet, por dy javë më vonë.

Qeveria amerikane publikon Listën Konfidenciale të Vendeve Bërthamore

Barack Obama ishte president për pesë muajsh kur Government Printing Office publikoi një raport prej 266 faqesh mbi programin bërthamor të vendit. Raporti përmbante harta që tregonin vendndodhjet e sakta të karburantit të përdorur për lëshimin e armëve bërthamore. Raporti ishte fokusuar tek laboratorët e armëve bërthamore në Los Alamos, Livermore dhe Sandia si dhe në Oak Ridge National Laboratory nel Tennessee.

Sekretet e nëndetëseve bërthamore publikohen nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar

Më 2011, The Guardian raportoi se Ministria e Mbrojtjes (MOD) kishte publikuar sekrete mbi flotën bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar në faqen e saj të internetit. Informacioni përfshinte një analizë të detajuar të aftësisë së flotës për t’i bërë ballë një aksidenti të rëndë, duke arritur në përfundimin se reaktorët ekzistues ishin potencialisht të cënueshëm. Publikimi përfshinte edhe hapat e ndërmarra nga Marina e SHBA për të mbrojtur flotën e saj. Informacioni kompromentues ishte pjesë e një dokumenti më të madh që Ministria e Mbrojtjes kishte errësuar. Sidoqoftë, shpejt u bë e qartë se teksti mund të zbulohej duke kopjuar dokumentin në një përpunues teksti të ndarë…

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar zbulon mjete kundër terrorizmit në Trello

Trello është një mjet që i mundëson team-eve të strukturojnë dhe të bashkëpunojnë në aktivitet duke përdorur bordet. Përgjithësisht, këto rekomandime janë konfidenciale, megjithatë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pati përdorur aksidentalisht ambientin publik më 2018. Duke përdorur impostimin ‘publik’, qindra skedarë të rezervuar qeveritarë mund të gjenden me një kërkim të thjeshtë në Google. Informacioni i rrjedhur përfshinte dokumente anti-terrorizëm dhe tekste udhëzuese për hyrje në ndërtesat qeveritare. Emrat, numrat e telefonit dhe adresat e postës elektronike të zyrtarëve dhe agjentëve të lartë janë ekspozuar të gjitha. Edhe takimet e tyre në kalendar janë bërë publike.

Një gazetar merr dokumente mbi “armët psikoelektronike”

Kur gazetari Curtis Waltman plotësoi një kërkesë të Freedom of Information Act al Washington State Fusion Center (WSFC), ai mori dokumente rreth armëve misterioze. Waltman po hetonte me WSFC përplasjet midis Antifas dhe të djathtës ekstreme dhe jo mbi armët eksperimentale. Ai mori një skedar zip të quajtur “EM effects on human body.zip”, i cili përmbante diagrame të detajuara që tregonin efektet e dukshme të këtyre armëve misterioze. Armët dukshëm mund të shkaktonin dridhje të muskujve, dhimbje në të gjithë trupin dhe parandalimin e gjumit, si dhe efekte të çuditshme psikologjike. WSFC nuk dha informacione të mëtejshme, duke çuar në dyshimet se dokumenti i ishte dërguar gabimisht.

Planet për pas vdekjen e Mbretëreshës

Mund të mos jetë çështje e sigurisë kombëtare, por më 2021 dokumente të hollësishme iu dhanë shtypit, të cilat tregonin se çfarë do të ndodhte kur Mbretëresha të vdiste. I mbiquajtur “London Bridge Operation”, ‘Operacioni Ura e Londrës’, mbi vdekjen e Mbretëreshës do të njoftohet fillimisht kryeministri, sekretari i kabinetit dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë. Pastaj, familja mbretërore do të informonte publikun britanik përmes një njoftimi zyrtar. Vdekja e Mbretëreshës do të quhej D-Day, e ndjekur nga nëntë ditë të tjera procedure dhe protokolli. Sipas dokumentave funerali i monarkes do të mbahej në Westminster Abbey dhe në mesditë do të mbahej një heshtje mbarëkombëtare prej dy minutash.

Burimet: (Grunge) (Reuters) (Australian Broadcasting Corporation)

Përgatiti për gazetatjeter.com: Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.