GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Shakira, një “diplomë” në Filozofi në ditët e karantinës

Laura DANI – Këngëtarja kolumbiane gjatë ditëve të koronavirusit, ka gjetur mori kohën për të ndjekur online një kurs në Universitetin e Pensilvanisë. “E di, hobet e mij janë jo shumë funksionalë, por më ka kushtuar goxha punë pasi vija fëmijët në shtrat”, ka shkruar ajo.

Festën, nëse mund të quhet e tillë, Shakira e bëri atë në Twitter. “Sapo mbarova me diplomë kursin katër-javor në Filozofinë Antike që ndoqa në Universitetin e Pensilvanisë” njoftoi ajo përmes mediave sociale, duke publikuar një fotografi të vetvetes me kompjuter në dorë. “E di, hobet e mij janë jo shumë funksionalë, por më ka kushtuar goxha punë pasi vija fëmijët në shtrat. Faleminderit Platonit dhe të gjithë parsardhësve të tij për ‘argëtimin’ e këtij muaji”. Postimi, online, u shoqërua me një fotografi nga afër të diplomës ndërsa në Instagram, e shoqëruar nga imazhe të tjera.

Shakira, diplomimin e saj të shpejtë, të bërë me korrespodencë, e festoi me disa shkrepje, duke i vënë vulë një rruge e cilën ajo tha se nuk ishte aspak e lehtë. Këngëtarja, bashkë me futbollistin Gerard Piqué që nga Botërori i Afrikës së Jugut 2010, ndodhet në Barcelonë, ku po kalon karantinën me të shoqin dhe fëmijët, Milanin, 7 vjeç dhe Sashën, 5.

Por gjatë ditëve të koronavirusit, ai ka humbur rast për të bërë të dëgjohet zëri i saj. Mes kujdesit për fëmijët dhe leksioneve online, këngëtarja kolumbiane i kërkoi autoriteteve spanjolle të mendonin për të gjithë ata prindër të detyruar të jetonin nëpër shtëpi të vockla, pa ballkone e as hapësira të hapura, së bashku me fëmijët e tyre. “Lërini ata të bëjnë një shëtitje të shkurtër me fëmijët”, ka kërkuar përmes rrjeteve sociale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni