Aktorja, pas luftës kundër tre tumoreve beninje, ka vajtuar fillimisht humbjen e nipit dhe më pas të vëllait, ndërsa tani rrezikon të humbasë gjithçka
Periudha dramatike e Sharon Stone duket se nuk ka fund. Pas zhdukjes, fillimisht të nipit e më pas të vëllait, aktorja njoftoi edhe për një humbje të madhe të pasurisë së saj, pas një kraku bankar. E përlotur, Stone, në një mbrëmje bamirësie në të cilën tërhoqi një çmim, o ftoi të gjithë të dhuronin për kërkimit kundër kancerit, pasi vetë ajo është shëruar dy herë nga sëmundja. Ylli, që tashmë i kushton një pjesë të mirë të kohës së saj organizatave bamirëse, nuk arriti t’i mbante lotët përpara publikut, e goditur nga problemi tjetër në rradhë që e sheh si protagoniste.
“Kam humbur gjysmën pasurisë”: tragjedia e re e Sharon Stone
Mesa duket fati nuk është në anën e Sharon Stone: aktorja mori pjesë në mbrëmjen e bamirësisë “An Unforgettable Evening”, gjatë së cilës mblidhen fonde për luftën kundër tumoreve dhe shpërblehen ata që merren me kërkimet. Në fakt, ishte ajo vetë që e tërhoqi “Çmimin për guximin”, pasi ka luftuar jo një, por plot tre tumore: dy beninje të gjirit, të hequra më 2001 dhe një i tretë, gjithmonë beninj, i zbuluar vjeshtën e kaluar, në mitër. Kanë kaluar më shumë se njëzet vjet, nga diagnoza e parë, që aktorja është bërë një nga fytyrat kryesore të kërkimit, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Evropë, ku shpeshherë i është bashkuar mikut të saj të përjetshëm, Princit Albert të Monakos, gjatë netëve për mbledhjen e fondeve.
Por sapo u ngjit në skenë për të marrë çmimin, Sharon Stone, nuk mundi t’i mbante lotët: “Sapo kam humbur gjysmën e parave të mia në një gjë të keqe bankare, e megjithatë jam këtu. Vazhdoni të dhuroni, gjithmonë, unë vetë e bëra edhe sonte”. Ylli është në fakt është ndër viktimat e falimentimit të gjigandit ameriakn Silicon Valley Bank, i cili po gjunjëzon Los Angelesin dhe kursimtarët e tij. Një tjetër faqe e errët kjo për Sharon, e cila vitin e fundit humbi fillimisht nipin e më pas vëllanë, zi që i copëtojnë zemrën.
Sharon Stone, lamtumirë nipit River
Ishte 30 gushti 2021 kur, vetëm njëmbëdhjetë muajsh, u shua nipi i Sharon Stone, River, pas një beteje të shkurtër mes jetës dhe vdekjes. Fëmija ishte shtruar në spital pak ditë më parë, në gjendje shumë të rëndë, për shkak të dështimit një insufiçence shumëorganore, që e pati goditur papritas. “Lutuni për të, duhet një mrekulli”, shkroi aktorja në rrjetet sociale, në një thirrje të dëshpëruar pas ndodhisë. Për ditë të tëra të gjithë qëndronin me zemër të ngrirë, në pritje të përditësimeve, por epilogu ishte tragjik.
River ishte djali i Patrick Stone, vëllait të aktores, dhe baba i dy fëmijëve të tjerë. Sharon i kishte braktisur të gjitha angazhimet në punë për të vrapuar tek familja e saj, e cila u tërhoq në privacinë më të madhe pas zhdukjes së fëmijës. Një moment i tmerrshëm për Stone, nënën e tre djemve, e cila vetëm pak muaj më parë kishte rrëfyer për nëntë abortet e saj, që e kishin çuar në vendimin për të birësuar fëmijët.
Vajtimi më i madh, zhdukja e Patrick Stone
Mirëpo tragjeditë, u bënë dy dhe askush nuk e priste atë që do të ndodhte më 13 shkurt: edhe Patrick, vëllai i Sharon Stone vetëm 57 vjeç, papritmas vdes. Faqja TMZ ishte e para që raportoi lajmin: ai vdiq në shtëpinë e tij në Pensilvani, ku jetonte me gruan dhe fëmijët Hunter dhe Kaylee, pas një ataku të papritur në zemër.
Dhimbja për djalin e vogël, River, e ka mpaku aq shumë Patrikun, duke ia dëmtuar shëndetin ditë pas dite: edhe për të nuk mund të bëhej asgjë dhe Sharon Stone e konfirmoi lajmin në Instagram, pa mundur t’i mbante lotët: “Këta të dy vjet kanë qenë të tmerrshëm për ne, por e kemi ndjerë gjithmonë dashurinë tuaj, ju kërkojmë të vazhdoni të jeni gjithmonë të sjellshëm në këtë botë”.