GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Shpërblehet macja Koko, i shpëtoi jetën një njeriu

Edhe pse zakonisht është e largët me të huajt, macja Koko ka treguar solidaritet të madh duke shpëtuar një burrë të moshuar që kishte rënë në një kanal

Bëmat e qenve, aq besnikë ndaj pronarëve të tyre saqë shpesh bëhen protagonistë të shpëtimeve të vërteta, janë të shumta dhe të treguara mirë. Më pak e shpeshtë është të hasësh një mace hero në shpëtimin një qenie njerëzore: me karakter më të ndrojtur, felinët më shpesh janë imazh i thjesht një kafshe të bukur shtëpiake më shumë dhe kaq, sesa njihen për punë të mira. Megjithatë, një mace nga Toyama, Japoni, mundi çdo paragjykim dhe madje fitoi edhe një certifikatë mirënjohjeje nga Policia Vendore për shpëtimin e një të moshuari që kishte rënë në një kanal ujitës.

Episodi daton më 16 qershor 2020, kur një grua 77-vjeçare – duke ecur në fushë të hapur në mëngjes herët – vërejti Kokon, macjen e fqinjit. Ashtu si gjithë “shokët” e saj, Koko nuk është gjithmonë miqësore me të huajt, prandaj gruaja u befasua kur pa se si macja u përpoq t’i tërhiqte vëmendjen duke i treguar një vend specifik në kanal.

E intriguar, zonja e ndoqi pas dhe mundi të shihte trupin e shtrirë të një burri dhe lajmëroi menjëherë pronarin e Kokos – Tomoko Nitta – dhe dy fëmijët e tij. Treshja ndërhyri menjëherë së bashku me vajzën e gruas 77 vjeçare dhe grupi arriti të shpëtojë burrin e rënë në kanal: asnjë lëndim serioz për zotërinë, edhe pse Policia Vendore theksoi se pa ndërhyrjen e grupit mbështetës , situata mund të të kishte qenë shumë më dramatike.

E, megjithëse të pestë ishin shumë të rëndësishëm në nxjerrjen e viktimës nga kanali, ishte e pamundur të mos lavdërohej Koko, pa të cilin nuk do të kishte ndodhur asnjë shpëtim. Pra, nëse të pesë shpëtimtarët morën nga një lëvdatë, Koko – heroi i vërtetë i gjithë historisë – mori një çertifikatë dhe madje një furnizim ushqimor. Një çmim i përshtatshëm dhe i përsosur për një mace të aftë për të kapërcyer pragjykimin ndaj saj për të ndihmuar një qenieje njerëzore në vështirësi, në demonstrim të faktit se felinët tona të dashur nuk janë aq pa zemër, në fund fare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni