GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Shpëton qenin në rrugë duke e menduar të braktisur, në të vërtetë ishte një kojotë

Ndodh gjithnjë e më shumë që historitë që bëhen virale në mediat sociale në të vërtetë nuk tregojnë gjithmonë të vërtetën. Dhe ndodhi përsëri, këtë herë në Irlandën e Veriut, ku historia e një shpëtimi të pazakontë përfundoi duke nderuar titujt e kronikave, si edhe nëpër muret e Facebook dhe Twitter.

Një grua me emrin Melissa Kim ka treguar – duke dokumentuar për më tepër edhe me foto – se si ajo kishte shpëtuar një “qen vendosmërisht të zemëruar” nga rruga, pa rripin me emrin e të zotit. Kafsha ishte në buzë të një rruge të trafikuar në Omagh, gati për të ngrënë trupin e pajetë të asaj që mund të ishte një lepur. Jo vetëm kaq, por ajo gjithashtu shkroi se hipi në makinë dhe e mori në shtëpi në përpjekje për të gjetur pronarët e qenit dhe se ishte “mjaft e frikësuar” pasi kafsha po e tregohej “e egër”, dhe aspak e lumtur që ishte shpëtuar.

“U mundova për ta futur në makinë, mendova se është një kryqëzim i husky. – ka shkruar ajo në mediat sociale – Tani është në kuzhinën time … Ju lutemi, shpërndajeni foton e tij, që të mund të gjejmë pronarët”.

Duke parë fotot, mediat sociale gumëzhinin. Shumëkush e kuptoi menjëherë se nuk ishte qen por një kafshë e egër. Disa e akuzuan se kishte rrëmbyer një dhelpër, të tjerë një ujk. Në realitet kafsha në fjalë ishte një kojotë. Por duket se më vonë se Melissa vendosi të zbuluar, duke thënë se kjo ishte shaka për miqtë e saj, se për të ishte e qartë se ai nuk ishte qen dhe se ajo kurrë nuk e kishte marrë në shtëpi atë.

E ndërsa “gabimi” i saj ende po shpërndahet gjerë e gjatë, e vërteta është dihet. Nga fotografia është e dukshme që kafsha e egër është vërtetë në një makinë: nuk dihet nëse ishte aty aksidentalisht, apo nëse në të vërtetë në një farë mënyre ajo dëshironte ta “shpëtonte” atë dhe më pas të mohonte gjithçka, pasi u kuptua gafa.

“Nuk mendoja se po merrja aq shumë vëmendje. Unë sinqerisht besoja se njerëzit do ta kuptonin menjëherë se ishte shaka”, u tha gruaja gazetave lokale. “Pata lexuar një histori të vjetër që qarkullonte disa vjet më parë për një kojotë që dukej si një qen i plagosur, kështu që bëra atë fotografi dhe shtova pak humor në të”. Shpresojmë vetëm që kafsha të jetë mirë dhe, mbi të gjitha, e lirë.

You might also like