GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Shtëpia Murdoch/ Dinastia e mediave

James Murdoch është shkëputur nga biznesi i familjes nëpërmjet një letërre prej dy rreshtash e gjysmë, të shpërndarë të premten, më 31 korrik: “Lë bordin e drejtorëve të News Corporation. Dorëheqja ime është për shkak të disa mosmarrëveshjeve për përmbajtjen editoriale të botuara në gazetat e kompanisë dhe për vendime të tjera strategjike”.

Babai i tij Rupert Murdoch, 89 vjeç, themelues i një prej poleve editoriale më me ndikim në botë dhe Lachlan, vëllai i tij më i madh, i janë përgjigjur me një deklaratë po aq të shkurtër: “I jemi mirënjohës Xhejmsit për punën e shumë viteve në kompani. Ne i urojmë më të mirën në angazhimet e tij të ardhmshme”.

James, 47, megjithatë, mbetet me Rupert, Lachlan dhe katër motrat e tij në trustin e familjes, kasafortë e një pasurie prej 16.9 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes.

Por lëvizja e tij shënjon ndryshimin strukturor të ekuilibreve në clan. Dhe nuk është thjesht çështje private, natyrisht.

Prej disa kohësh në grup kanë bashkëjetuar, dy shpirtra në konflikt të përhershëm. James, i lindur në Londër, studiuar në Universitetin e Harvardit, është parë për shumë vite si trashëgimtari i mundshëm i dinastisë.

Menaxheri i ri u gjend i projektuar në një realitet me rritje të madhe, pasi Rupert kishte themeluar “Sky” në 1989 në një periferi të Londrës, duke shpikur dhe përhapur idenë e televizionit me pagesë.

Është një perandori shumëformëshe, nga media në filma, me shumë qendra komanduese: Roli i James ishte duke u rritur në anën evropiane. Marrëdhëniet me të vëllanë Lachlan, një vit më i madh, kanë qenë gjithmonë të ndërlikuara: një afërsi natyrale, por edhe një konkurrencë e fshehtë.

Hierarkitë nuk ishin të ngurta. Deri në 2005 dukej se Lachlan ishte pasardhësi i përcaktuar i Rupert. Pastaj erdhi koha e James: u bë udhëheqësi operativ de fakto i News Corporation dhe projektoi zgjerimin vertikal të kompanisë, duke u përpjekur të bashkojë gazetat dhe TV, përmbajtjet video dhe web.

Sidoqoftë, në vitin 2011, drejtimi dhe reputacioni i tij ranë në pikën më të ulët. U detyrua të mbyllte revistën News of the World pas një skandali të fortë: gazeta u akuzua për dhënie ryshfet oficerëve të policisë për të marrë përgjime dhe informacion konfidencial për figurat politike dhe të spektaklit. James dhe Rupert u thirrën nga Parlamenti Britanik dhe u masakruan nga parlamentarët në një dëgjesë publike të transmetuar drejtpërdrejt në TV.

James e absorboi goditjen dhe u transferua në New York, ku do të menaxhojë fazën e gjatë që do të çojë në ridimensionimin e 21 Century Fox, deri në shitjen e divizionit kinema tek Walt Disney (2017) dhe më pas të Sky tek Comcast (2018).

Ndërkohë, Amerika kishte ndryshuar. Donald Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë. Në librin e tij “Zjarri dhe tërbimi”, Michael Wolff tregon se si, deri në vitin 2015, Murdoch e konsideronte Trump “në rastin më të mirë një klloun”. Në realitet, klani mbështetet te Roger Ailes i cili krijon “Fox News” dhe lançon kandidaturën e “The Donald”.

Biznesi dhe politika, besnikëria e familjes dhe marrëdhëniet personale përzien në një intrigë të treguar nga filma si “Bombshell” apo nga seriale televizive si “Succession” e, mbi të gjitha, nga “The loudest voice”, me një Russell Crowe të mahnitshëm në rolin e Roger Ailes .

Lachlan dhe James bashkohen në përpjekje për të penguar menaxherin e madh televiziv, personazh vendimtar në establishmentin e ri trampian. Për Lachlan është vetëm çështje pushteti; për James është edhe ideal.

Edhe pas vdekjes së Ailes, Murdochët vazhdojnë ta mbështesin Trump pa rezervë. Por James, largohet. Ndan angazhimin mjedisor me gruan e tij Kathryn, një aktiviste që punon me “Clinton Climate initiative”.

Investon në disa start-up ekologjike, kritikon hapur fushatën e “mohuese” për “ndryshimin e klimës” të realizuar nga gazetat e kontrolluara nga News Corp në Australi.

Merrni pjesë me një dhurim prej një milion dollarësh për Joe Biden. Ndarja është e pashmangshme.

You might also like