GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Shtëpia rrethuar me pemë që rriten brenda dhomave

Në Vjenë mund të gjesh një shtëpi të veçantë, nga e cila dalin pemë dhe bimë: është një vepër arti e vërtetë ekspresioniste, le ta zbulojmë së bashku

Me shumë mundësi nëse ju sfidojmë të mbani mend ndërtesën më të çuditshme që keni parë ndonjëherë në Evropë, ku bashkohen arkitektura, funksionaliteti dhe arti, shumica prej jush do t’i përgjigjeshin Shtëpia Batllò e Antoni Gaudit në Barcelonë… Por kjo ndërtesë, e deklaruar në 2005 Trashëgimi e Njerëzimi nuk është aspak e vetmja që konsiderohet si një nga krijimet më origjinale arkitekturore të kohës sonë.

Nëse nuk keni shkuar kurrë në Vjenë, ju këshillojmë të mos humbisni një ndërtesë që është pak për ta quajtur sui generis, e cila shtrihet me të gjithë shkëlqimin e saj në zonën Landstrasse: po flasim për shtëpinë Hundertwasser-Krawina, veçantia e parë dhe kryesore e së cilës është ajo e të pasturit pemë dhe bimë që rriten nga brendia e dhomave të ndryshme, duke e mobiluar në një mënyrë vërtet unike fasadën e jashtme.

Kjo godinë shumëngjyrëshe e zbukuruar me jetë bimore është një pikë referimi ekspresioniste me një histori po aq “shumëngjyrëshe”: është vepër e artistit Friedensreich Hundertwasser dhe të arkitektëve Joseph Krawina dhe Peter Pelikan.

Pasi i shkroi një letër kryebashkiakut të Vjenës në 1977, Hundertwasser mori lejen për të krijuar një ndërtesë bazuar në idenë e tij të harmonisë absolute dhe të plotë midis njeriut dhe natyrës. Shtëpia e Hundertwasser përmban dysheme të valëzuara, kolona të rrumbullakosura të mbuluara me mozaikë të ndritshëm dhe pllaka të xhamta, një çati e mbuluar me bar dhe tokë dhe pemë që rriten nga brendia e ndërtesës dhe shtrihen e dalin jashtë nëpër dritare.

Janë 52 apartamente, 4 zyra, 16 tarraca private dhe mbi 250 shkurre dhe pemë në ndërtesë; Gjithashtu, çdo apartament është i njohshëm nga ngjyrat e ndryshme të fasadës, me pjesët gri që përcaktojnë hapësirat kolektive siç janë kopshti i dimrit, salla e lojërave për fëmijë apo kafeneja në tarracë.

Dritaret janë të 8 tipologjive të ndryshme dhe torrat e llampave, të cilat të sjellin ndërmend ndërtesa të shenjta, simbolizojnë Zotin është në çdo apartament. Bimësia brenda-jashtë ka një funksion të dyfishtë: e bën këtë vepër arti unike dhe kontribuon në pastrimin e ajrit.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More