GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Shumë e rrallë, Lamborghini Miura me kilometrazhin më të ulët në botë

Edi DELIU – Flasim shpesh për makina epike dhe ju tregojmë disa kuriozitete unike për të cilat jemi të sigurt që ju pëlqejnë. Ajo që do ju tregojmë sot është historia e një Lamborghini ikonik e një personi që i përkiste Familjes Mbretërore Saudite deri vonë. Është një Lamborghini Miura SV, një makinë vërtetë e bukur, ky është një ekzemplar më unik sesa i rrallë.

Lamborghini Miura SV, modeli unik i Familjes Mbretërore Saudite

Makina e ekspozuar në Londër, në Joe Macari Performance Cars, u bë pronë e Familjes Mbretërore në 1972-in e largët, sapo doli nga linjat e prodhimit. Një model unik i Miura SV, i krijuar ad hoc me të gjitha tiparet e kërkuara nga këta klientë të veçantë. Makinës iu shtuan dy kanardë aerodinamikë, duke e bërë në realitet një nga dy të vetmet Lamborghini Miura në botë që posedon këtë veçanti.

Tipari shumë i rrallë i këtij Lamborghini Miura SV

Është dhe një tipar tjetër që e bën edhe më të veçantë këtë model të vjetër të Sant’Agata Bolognese, saktësisht sistemi shumë i veçantë të vajosjes në dy dhoma, i përdorur për të ndarë vajin e ingranazheve nga vaji i motorit. Kjo veçori e speciale është realizuar për vetëm për 96 Miura në të gjithë botën.

Historia sekrete e këtij Lamborghini Miura SV special

Për një kohë të gjatë, makina në fjalë u mbajt e mbyllur, e fshehur dhe e sigurt. Në fillim të viteve 2000, u gjet në një depozitë gjigande saudite, nën një mbulesë prej dhjetëra e dhjetëra kutishë kartoni. Një pronar i ri e bleu menjëherë atë dhe në 2005 Lamborghini Miura SV u eksportua në Shtetet e Bashkuara, ku u restaurua plotësisht, puna zgjati dy vjet.

Lamborghini Miura SV, çmimi marramendës i këtij modeli të rrallë

Gjatë restaurimit të automjetit, Miurës SV unike dhe e veçantë iu dha një ngjyrë e re, shumë e rrallë: bëhet fjalë për një tonalitet Metallic Grey, e quajtur më pas Metallic Grey Fantastic nga Joe Sackey, historian i Lamborghini Miura dhe arbitër i shumë konkurseve me makinave. Që nga viti 2011 makina është në Evropë, në pronësi të Joe Macari Classics. Veçantësia e saj më e rrallë është fakti që ka bërë vetëm 5,759 km në total: sipas shitësit kemi të bëjmë Lamborghini Miura SV me kilometrazhin me më të ulët në botë. Çmimi këtij xhevahiri shkon diku tek 3 milionë euro.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More