GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Si koronavirusi po ndryshon Putinin

Dardan MITROVICA – Duhej të kishin qenë muaj triumfi për presidentin rus, i cili dëshironte të konsolidonte pushtetin e tij, por gjërat shkuan shumë ndryshe

Javët e fundit, në Rusi, popullariteti i Presidentit Vladimir Putin ka rënë gradualisht. Një sondazh i kryer në Mars nga Lavada Center, një organizatë e pavarur që merret me studime statistikore i cili është me seli në Moskë, tregoi se pëlqimet ndaj Putinit ranë me gjashtë pikë përqindje nga shkurti në mars, duke shkuar nga 69 në 63 përqind. Në një sondazh tjetër të kryer në mars nga një ent i kontrolluar nga shteti rus, vetëm 28.3 përqind e të anketuarve e ka përmendur Putinin kur u pyetën të citojnë emrin e një politikani që u ngjall besimin.

Popullariteti i Putinit jo vetëm që po rritet gjatë administrimit të emergjencës së koronavirusit, siç ka ndodhur me disa liderë evropianë, ndër të cilët francezi Emmanuel Macron apo mbi të gjitha gjermania Angela Merkel; por ka filluar një rënie graduale, të cilën asnjë nga qeveria e tij duket se nuk di si ta ndalojë. Ajo që po ndodh “është ndoshta testi më i madh që Putini është përballur në njëzet vitet e fundit të pushtetit”, ka shkruar gazetari Alex Ward në Vox.

Muajt prill dhe maj duhet të ishin një kohë festimesh të lidershipit së Putinit. Më 22 prill, duhej të ishte mbajtur referendumi për të aprovuar një reformë të Kushtetutës që e ka kaluar parlamentin rus, e cila mund t’i lejojë presidentit të mbetet në pushtet edhe për shumë vjet të tjera. Në 9 maj një paradë e madhe ushtarake duhej zhvillohej në Sheshin e Kuq të Moskës për të shënuar 75 vjetorin e fitores së ushtrisë ruse kundër nazizmit. Të dyja ngjarjet janë shtyrë për shkak të epidemisë së koronavirusit, e cila në Rusi deri më tani ka shkaktuar afro 100 mijë raste të konfirmuara dhe rreth një mijë vdekje.

“Koronavirusi ka ndryshuar gjithçka”, ka shkruar Andrew Higgins, reporter i New York Times. Për njëzet vjet Putini ka dashur të tregohet si njeri i veprimit, si një udhëheqës hiperaktiv gjithnjë i gatshëm të përballet me armiqtë e tij si brenda dhe jashtë vendit. Sot, përballë kërcënimit të koronavirusit, duket se reagon pasivisht, pa ditur se çfarë të bëjë.

Sipas Higgins, pandemia është duke evidentuar atë që ka qenë gjithmonë dobësia më e madhe e Putinit: mungesa e interesit për problemet e brendshme të Rusisë, për shembull për spitalet e rrënuara, për varfërinë që është përhapur në të gjithë vendin dhe rënien prej vitesh të të ardhurave reale të rusëve. Përveç shfrytëzimit kapilar dhe një kontrolli të gjerë mbi median dhe shtypjes sistematike të kundërshtarëve, Putini e ka ndërtuar popullaritetin e tij ndër vite në idenë e rikthimit të Rusisë në statusin e një fuqie të madhe, e cila u rrënua pas përfundimit të Bashkimit Sovjetik. Por, me pandeminë e koronavirusit e bërë shqetësimi kryesor i shumë qytetarëve rus, sukseset në politikën e jashtme duket se kanë humbur rëndësinë, dhe për Putinin duket se është bërë gjithnjë e më të vështirë të akuzojnë Perëndimin për çdo dështim.

Për momentin, ai është kufizuar në bërjen e daljeve të përditshme në televizione nga vendbanimi i tij jashtë Moskës, por ia ka lënë të tjerëve detyrën që të njoftojnë publikisht futjen e kufizimeve për udhëtimet dhe masave të tjera shumë të dhimbshme për ekonominë. Mark Galeotti, një analist ekspert i Rusisë, tha se dhënia gjithnjë e më shumë përgjegjësi zyrtarëve lokalë dhe paraqitja “gjithnjë e më pak presidenciale” po e bën Putinin më të dobët: rreziku për fuqinë e tij nuk është aq shumë ai i protestave të mëdha popullore, shtoi Galeotti, por e një “rrënimi të legjitimitetit”.

Epidemia e koronavirusit në Rusi nuk ka arritur ende kulmin, tha vetë Putini të martën, dhe situata në shumë spitale të vendit mund të përkeqësohet në ditët në vijim.

Sipas disa vlerësimeve të raportuara nga Vox, që nga fundi i kësaj jave, shtretërit në terapitë intensiv të spitaleve ruse nuk mund të jenë më të mjaftueshëm për të akomoduar të gjithë pacientët e infektuar rëndë me COVID-19, sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi. Për më tepër, shumë institucione të kujdesit shëndetësor janë në vështirësi të mëdha për arsye të tjera, si mungesa e makinerive mjekësore dhe pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit e kujdesit shëndetësor.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More