GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Si në përrallë, shtëpitë magjike në Martha’s Vineyard

Është një vend ku shumë amerikanë, duke u arratisur nga kaosi i Bostonit ose Nju Jorkut, nxitojnë për t’u rigjeneruar. Këtu, larg frenezisë dhe jetës së qytetit, rrugët panoramike me pamje nga oqeani dhe pamjet e jashtëzakonshme të bregdetit shoqërojnë udhëtarët gjatë rrugës. Por vetëm kur mbërriti në Martha’s Vineyard, fillon magjia.

Mirësevini në Martha’s Vineyard

Ishulli i Martha’s Vineyard ndodhet në jug të Cape Code. Shumë njerëz e zgjedhin atë si destinacionin e preferuar për pushimet verore, e gjitha për meritë të atmosferës, shumë të veçantë.

Ishulli i Martha’s Vineyard

Ishulli është i strukturuar me shtatë qendra të banuara, më luksozja është padyshim Edgartown por edhe Oak Bluffs që të pushton dhe lë pa fjalë cilindo që mbërrin me traget në ishull.

Si një përrallë…

Oak Bluffs i mirëpret të gjithë udhëtarët me një atmosferë përrallore. Duke shëtitur nëpër qendër do të gjeni veten në mesin e vilave shumëngjyrëshe që duken si të mbushura plot magji.

…Një përrallë moderne

Portikë madhështorë, kanale plot me ngjyra dhe shumë detaje të tjera u japin rrugëve të qytetit një atmosferë unike. Kur e sheh, Oak Bluffs duket si një sheshxhirim modern i një remake të Hansel dhe Gretel.

Ngjyrat marramendëse të shtëpive të Oak Bluffs

Qyteti prej 26 milje katror përbëhet kryesisht nga shtëpi të epokës Victoriane që ngjasojnë me ato të përrallave. Të kuqe, të kaltra, të gjelbërta, mente dhe të verdha, janë këto vetëm disa nga ngjyrat që i dallojnë këto ndërtesa.

Origjina e Martha’s Vineyard

Në të vërtetë, pak njerëz e dinë se ai që është bërë një nga vendet më të bukura të Massachusetts ku mund të kaloni pushime të papara, dikur ishte vendgrumbullimi i një lëvizjeje fetare të shekullit të 19-të.

Nga një vend lutjesh në qytetin e përrallave

Në 1800 disa njerëz zgjodhën pikërisht këtë ishull për të zhvilluar mbledhjet e tyre religjoze. Këtu, predikuesit takoheshin për të kënduar himne dhe luteshin për ditë të tëra, përpara se të ktheheshin në shtëpi.

Ndërtimi i shtëpive të para

Ndalesat po bëheshin gjithnjë e më të gjata, kështu lindi nevoja nga ana e besimtarëve që të ndërtojnë disa ndërtesa të stilit Victorian për ta zgjatur qëndrimin e tyre gjatë verës. Ajo që dikur konsiderohej si një vend kulti, shpejt u bë një destinacion i preferuar për vizitorët për shkak të bukurisë së ndërtesave.

Një eksperiencë e jashtëzakonshme

E lindur si një vend kulti, Oak Bluffs në ishullin e Martina’s Vineyard është bërë një nga destinacionet më tërheqëse dhe interesante që ka ekzistuar ndonjëherë. Në fund të fundit, si mund të hiqet dorë nga përvoja e të ecurit midis shtëpive që duken sikur burojnë magji?


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More