GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Si u vra John Fitzgerald Kennedy

Kanë kaluar gati 60 vjet nga ajo ditë – “dita kur Amerika humbi pafajësinë e saj”, kështu u përkufizua – dhe ne ende nuk e dimë kush dhe pse qëlloi në kokën e John Fitzgerald Kennedy, Presidentit karizmatik të 35-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çfarë thonë amerikanët sot

Nga një sondazh të zhvilluar në SHBA, rezultoi se 61 përqind e amerikanëve besojnë se Lee Harvey Oswald, vrasësi i JFK nuk ka vepruar vetëm.

Gjashtë nga dhjetë amerikanë, pra, dyshojnë për ekzistencën e më shumë vrasësve në shërbim të një mandatari. Kush e armatosi vrasësin apo vrasësit? Kësaj pyetjeje nuk i përgjigjet njeri, përkundrazi, përqafojnë tezën e një snajperi të vetëm të izoluar, si në njërin nga filmat më të fundit të xhiruar rreth kësaj çështjeje, Killing Kennedy, të regjisorit hollyëodian Ridley Scott i bazuar në librin me të njëjtin emër nga Bill O’Reilly dhe Martin Dugard. Por teoritë e komplotit nuk bdalen.

Çfarë ndodhi

E premte, 22 nëntor 1963. Përgjatë rrugëve të Dallasit (Texas), JFK dhe gruaja e tij Jackie shëtisin në limuzinën luksoze presidenciale, së bashku me Guvernatorin e Teksasit John Connally dhe gruan e tij Lady Bird. Në orën 12 e ’29, limuzina kthehet ngadalë për në Dealey Plaza; ka shumë njerëz për të përshëndetur presidentin dhe Lady Bird, e ulur përballë, i drejtohet JFK: “Z. President, nuk mund të thuhet më që Dallasi nuk të do”.

Presidenti buzëqesh ndërsa makina po hyn në Elm Street. Dëgjohet një e shtënë e parë, por askush, përveç Connally, nuk e vë re. Disa momente më vonë, JFK përkulet: një plumb i ka hyrë në pjesën e sipërme të shpinës, del nga fyti dhe plagos Connally; një çast më vonë, një plumb i tretë i shpon kokën.

Arrestimi i një ish-marinsave dhe vdekja e tij misterioze

Brenda një harku të shkurtër kohor arrestohet një burrë: një i çekuilibruar, një ish-marins 24 vjeç me një të kaluar të trazuar, Lee Harvey Oswald; ai thuhet se ka shkrepur tre herë me një pushkë Mannlicher Càrcano. Oswald dërgohet në stacionin e policisë në Dallas, por dy ditë më vonë ai qëllohet për vdekje me një goditje pistolete nga një kriminel i nivelit të ulët, Jack Ruby. A ka dashur ndokush t’i mbyllte gojën e Oswald?

Versioni zyrtar

Quhet Raporti Warren versioni zyrtar i hetimit; i paraqitur në vitin 1964, për vrasjen fajësohet vetëm Oswald, duke qëlluar presidentin nga kati i gjashtë i depozitës së librave të Teksas School. Kjo është “e vërteta zyrtare”, por ka nga ata që kanë dyshime dhe e shprehin haptas atë kur shihet në një filmim shtëpiak, të xhiruar nga një rrobaqepës i Dallasit, Abraham Zapruder, në momentet kryesore të vrasjes. Në Super 8, koka e presidentit duket të lëshohet nga e majta, duke sugjeruar se plumbi fatal erdhi nga përballë e nga djathta dhe jo nga pas, pozicioni ku ndodhej Oswald. Duke shumuar në këtë mënyrë zërat kundër Raportit Ëarren, i akuzuar për mbulimin e një komploti.

Një hetim i ri

Në vitin 1976 u krijua një komision i ri, HSCA, raporti i të cilit, i paraqitur në 1979, mbështet hipotezën e pranisë së të paktën 4 të shtënave dhe 2 pistoletave në skenë dhe kritikon sipërfaqshmërinë e Raportit të Warren, por gjithësesi pa arritur në të dhëna të reja të besueshme.

Një mori hipotezash mbivendosen në mënyrë tronditëse, megjithëse teza e një snajperi të katërt është zhdukur plotësisht.

Ka nga ata që pretendojnë se Oswald ishte një kukull në duart e kumbarit mafioz Carlos Marcello; të tjerë dyshojnë se ishte në listpagesën e kubanezëve të Fidel Castros; ka nga ata që akuzojnë për vrasjen disa agjentë të larguar nga politika e CIA-s, mes të cilëve Richard Helms, James Angleton, David Phillips dhe E. Howard Hunt; por ka dhe nga ata që drejtojnë gishtin kundër sovjetikëve të KGB-së, apo kundër armiqve politikë të Kenedit si zëvendëspresidenti Lyndon Johnson.

Por provat deri më tani kanë gozhduar vetëm Oswald.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More