- SPONSOR -






- SPONSOR -

Si votoi Partia Socialiste e Shqipërisë, kundër njohjes së genocidit serb në Sebrenicë

Mazhoranca socialiste në parlamentin Shqiptar hodhi poshtë, me shumicë votash, një rezolutë të propozuar nga deputetët demokratë që kërkonte dënimin e genocidit serb në Seberenicë, gjatë luftës në Bosnje, në verën e vitit 1995. Fillimisht propozimi për një debat që do të finalizohej me rezolutë socialistët e hodhën poshtë të mërkurën e shkuar gjatë konferencës së kryetarëve. Ndërsa, nën aktivizmin e pashëmbullt të Sali Berishës që fotografonte çdo votë kundër me aparatin e tij, ngritën kartonat e kuq duke e renditur parlamentin shqiptar në një linjë me botën serbe që rrefuzon ti njohë krimet e Sebrenicës si genocid.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe dhe paramilitarët vranë plot 8000 mijë burra dhe adoleshentë duke lënë të lirë gratë, pleqtë dhe të pamundurit. Pikërisht kjo kleçkë i ka shërbyer si justifikim aksit Beograd- Moskë që të mos e pranojë termin genocid duke argumentuar se nuk kemi të bëjmë me shfarrosjen e një etnie, por me një krim lufte sepse janë ekzekutuar vetëm ata që mund të shërbenin si ushtarë.

Pikërisht ky debat është një vijë e qartë ndarëse mes komunitetit të boshnjakëve muslimane dhe serbëve në Bosnjë. Në korrik të vitit 2021, përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, valentin Inzko, ndryshoi Kodin Penale duke futur si vepër të dënueshme mosnjohjen e genocidit. Gjithashtu, në 2015, Rusia ka bllokuar me veto një rezolutë në Këshillin e Sigurimit në OKB, që njeh dhe dënon masakrën më të madhe në Europë pas luftës së dytë botërore duke e cilësuar atë si genocid.

Por ndërkohë Gjykata Penale për Krimet në Ish Jugosllavi në Hagë e ka njohur në dënimet që ka dhënë për Radovan karaxhiçin dhe Radko Mladiçin “genocidin e Sebrenicës”. Po ashtu edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, organ i OKB-së e ka cilësuar masakrën e korrikut 1995 si “akte genocidi”.

Pra shumica socialiste ka refuzoi në parlament një rezolutë që e rendiste shqipërinë përkrah botës perendimore në dënimin e një masakre lufte.

Duke justifikuar votimin e grupit socialist, Taulant Balla tha se ata nuk mund të votonin për rrezolutën e një të vdekuri, që ka thyer embargon e naftës në kohën e luftës dhe që është shpallur non grata nga SHBA.

Më 11 korrik do kemi seancë të posacme me një document që vjen nga bota aktuale, Shqipëria dënon cdo lloj forme genocide, po aty ku është rasti. Ne qëndrojmë fort se jemi gjithmonë në kahun e duhur ata që vijnë nga bota e përtejme nuk i hyjnë në punë askujt.” -tha Balla.

Por edhe para zgjedhjeve, kur në Shqipëri shpërtheu, skandali se Lulzim Basha kishte fshehur krimet e serbëve në Kosovë. Balla premtoi se shumica socialiste do të hartonte një rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë. Por ajo nuk ndodhi asnjëherë. Kundërshtarët e qeverisë e shpjegojnë hezitimin e socialistëve për të dënuar genocidin serb me frikën e tyre se mos krisin marëdhënien e ngushtë Rama – Vuçiç. Pikërisht këtë tezë mbajti ka edhe, Sali Berisha, një nga nismëtarët e rezolutës së rrëzuar na shumica socialiste: refuzimi i denoncimit të genocidit serb ne srebrenicë që e ka dënuar PE, SHBA dhe çdo vend i lirë përvec Serbisë, Bjellorusisë e Putinit, përbën një akt të turpshëm, të paimagjinueshëm për një komb që ka pësuar genocide ciklike, deri ne 1999. Nuk e ngritët dot dorën sepse dirigjenti sj’u lejon. Kushdo të ishte urdhri, ai që vihet përballë genocidit, dhe ju cuat kartonat e kuq duke u bërë qënie më të zeza se kurrë në jetën tuaj. A jeni shqiptarë ju apo jo? Si mund të bënit veprim të tillë? E bëtë si parlamenti i Moskës.” -u shpreh Berisha.

Ju mund të pëlqeni edhe