GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Sinisa Mihajloviç: “Jam ende këtu dhe këtu do të jem gjithmonë”

Ka kaluar saktësisht një muaj nga dita e transplantimit të palcës së kockës, më shumë se 4 nga ai 13 korrik, nga ajo konferencë për shtyp, ajo e shpalljes së sëmundjes: leuçemi mieloide akute

Nëse do t’i duhet të zgjedhë një këngë për ta treguar këtë moment, Sinisa Mihajloviç zgjedh Vasco Rossi: “Unë jam akoma këtu”. Por, edhe ajo e postuar nga bashkëshortja e tij Arianna në dalje nga spitali dhe shkruar nga miku i tij Eros ishte gjithashtu e përsosur: “Gjë më të bukur nuk ka” (Più bella cosa non c’è). Një muaj pas transplantimit të palcës së kockës, Sinisa Mihajloviç është përsëri në një sallë konferencash për shtyp, me një triko dhe kapelë të kuqe, duke treguar se është kthyer por tashmë një njeri i ri së që mund ta vlerësojë “një frymë të ajrit të pastër”.

Një orë e gjysmë fjalë që vetëm disa i ndjekin direkt në dhomën ku ndodhen Mihajloviç dhe mjekët që e kuruan. Nuk mund të qëndrojë në vende të mbushura me njerëz dhe pjesa tjetër e reporterëve janë në dhomën tjetër duke e ndjekur nga monitori. Në vend të kësaj, hyjnë në befasi lojtarët e Bolonjës, vetëm për minutat e para, ato të falënderimeve për trajnerin. Në emër të të gjithëve flet Blerim Xhemaili: “Të të themi që na ke munguar është pak, jemi të stërkënaqur që je rikthyer”. Ai buzëqesh dhe bën një shaka: “Po bëjnë gjithçka që të mos stërviten”.

Kaq shumë fjalë në një orë e gjysmë, por për të fituar, nëse mund të bëhet një renditje, janë heshtjet. “Po më kalon gjithçka nëpër mend”, kërkon falje trajneri serb. Janë rezultat i emocionit të vërtetë të Mihajloviçit kur ai flet për gjithë stafin mjekësor që e ndoqi, për botën e futbollit që i qëndroi afër e mbi të gjitha për familjen e tij. “Gruaja ime ishte çdo ditë me mua, më tregoi edhe një herë që kam qenë me shumë fat që kam një grua si ajo pranë. I vetmi person që njoh që pret më shumë topa se unë. Të dua e dashur. Faleminderit edhe fëmijëve të mi që janë jeta ime ”.

Ka kaluar saktësisht një muaj nga dita e transplantimit të palcës së kockës, më shumë se 4 nga ai 13 korrik, nga ajo konferencë për shtyp, ajo e shpalljes së sëmundjes: leuçemi mieloide akute. “Në këto muaj të vështirë kam njohur mjekë të jashtëzakonshëm, infermierë që më kanë kuruar, mbështetur dhe duruar, sepse e di që kam një karakter të fortë, ndonjëherë të vështirë, por ata kanë qenë të mrekullueshëm me mua. E kuptova menjëherë se isha në duart e duhura, pa to nuk mund të kisha bërë këtë rrugë që mendoj se shkoi shumë mirë ».

Janë engjëjt e tij, lotët vijnë dhe gëlltiten sërish brenda: “Gjatë këtyre muajve kam qarë dhe nuk kam më lot … kam çarë tr… duke qarë”. Për Michele Cavo, primarin e Hematologjisë që e shoqëroi atë në spitalin Sant’Orsola, lotët janë katartike dhe rruga nuk ka mbaruar ende. Është ai që tregon për palcën e kockace që nuk funksiononte më, të ciklit të dyfishtë të kimioterapisë për të bërë një spastrim rrënjësor të qelizave të sëmura dhe për objektivin e transplantit të qartë që nga analiza e parë.

Jo ndonjë rrugë e veçantë për trajnerin e Bolonjës, por ajo çfarë ndodh me të gjithë ata që vuajnë nga leuçemia. Pranë tij është Francesca Bonifazi, e cila ka bërë materialisht transplantimi i palcës, jo nga një anëtar i familjes (u testuan si i vëllai edhe dhe tre fëmijët e rritur), por nga një prej 36 milion donatorëve të regjistruar në regjistrin ndërkombëtar që do të mbetet anonim. Etapa tjetër janë 100 ditët nga transplantimi, vetëm 5 vjet pas rikuperimit të plotë.

Është rikthimi në jetën i Mihajloviç i cili kurrë nuk dyshoi se do të kthehej. «Nuk do heq dorë nga asgjë, do të vazhdoj rrugën time, me forcë, duke u përpjekur të jem sa më i pranishëm që të jetë e mundur. Kjo më bën të ndjehem i gjallë. E di që nuk mund t’i tejkaloj mundësitë e mia. Shpesh kam arsyetuar me zemër, tani më duhet të arsyetoj më shumë me kokë». Në atë dhomë “të ndyrë” spitalore ku uji dhe ajri ishin të filtruar, nuk dëshiron të kthehet më.

Nuk ndihet si një hero, por një njeri me dobësitë e tij që ka përballuar një sëmundje “bastarde” dita-ditës duke i vënë vetes objektiva të vogla. Edhe tani qëllimi është që eci përpara me kontrollet 2-3 herë në javë, 19 tableta që duhen marrë në ditë “disa të mëdha si suposta”, ndalesa për të qëndruar në vende plot me njerëz (po stërvitjes, jo në stadium), jo diell, jo shi, jo udhëtime të gjata.

“Dua t’u them të gjithë atyre që janë të sëmurë, nga leuçemia apo nga ndonjë sëmundje e rëndë, se nuk duhet të ndjehen më pak të fortë nëse nuk përballen dot me sëmundjen ashtu si u përballa unë. E vetmja gjë që ata kurrë nuk duhet të humbasin është dëshira për të jetuar, për të luftuar”. Dhe ai nuk e humbi atë. Qesh në dhomën e shtypit kur tregon për britmat e tij në dhomat e spitalit duke parë ndeshjet me infermierët që evitonin hyrjen në dhomën e tij dhe e i vjen për të qeshur edhe kur rrëfen se durimi i tij është përmirësuar, por pjesa tjetër ka mbetur e njëjtë. “Unë i premtova vetes që të nxehem më, por e kam parë që nuk mundem ta bëj.”

Mbyllja është sërisht me falënderime për të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe, nga fëmijët, tek fansat që deri para disa muajsh e fërshëllenin, tek kolegët duke filluar me Roberto Mancinin me të cilin ka folur pas katër vitesh që nuk flisnin. Pankina e artë që kolegët duan t’i japin? “Po vetëm nëse është për ato që bëra me Bolonjën, jo për sëmundjen”. Sinisa Mihajloviç është gjithmonë ai, thumbon skuadrën që nuk jep maksimumin e saj dhe e shikon jetën drejt e në sy.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

Ju gjithashtu mund të pëlqeni