GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Skudeto që gropos ekonomikisht Interin

Një skudeto që jo vetëm e rikthen Milanin në Olimpin e Serie A, por është edhe strategjik. Me pasoja ekonomike në horizont për Interin

“Kemi bërë një sezon të madh, me dy trofe të fituar. Ne Skudeton do të përpiqemi vitin tjetër”. Një frazë e dëgjuar pa pushim nga protagonistët e Interit: nga Simone Inzaghi te zëvendësi i tij, duke kaluar te zëvendëspresidenti Javier Zanetti.

Por nëse sadopak të ngrihet tapeti nerazurr, atëherë pluhuri bëhet i dukshëm.

Le t’ia nisim nga diskursi teknik, që e sheh Interin fitues të një Superkupe dhe një Kupe Italie, në fund të këtij sezoni. Duke lënë banderolën mënjanë, vërtet mund të krahasohen këto trofe me një skudeto të humbur ndaj kushërinjve rosonerë?

Do luajmë për të fituar skudeton por me një profil të ulët, thonin analistët nerazurrë para fillimit, gjatë dhe afër përfundimit të kampionatit. Por pa u shpjeguar kurrë, para tifozëve të tyre në rradhë të parë, se pse u desh të mbahej profil i ulët duke qenë se konfirmimi i titullit duhej të ishte detyrë, ashtu siç është konfirmimi sivjet për Milanin, apo siç është në çdo vend evropian. I kishin të gjitha, kushte e parakushte, për yllin e dytë, megjithatë, siç duket për ta ka  kaluar koncepti se kjo skudeto do të ishte i gjithi për t’u fituar. Çështje pikëpamjesh. Ose ndoshta parataktikë klasike.

Por nuk mbaron këtu, përkundrazi dhimbjet ende nuk kanë filluar mirë. Skudeto i Milanit vlen shumë më tepër se sa parashikohej. Jo vetëm sepse e kthen Djallin në krye të Serie A pas 11 vitesh, por edhe sepse i vë në telashe bilancet e Interit.

Është i ditur fakti që klubi zikaltër, në seancën e ardhshme të merkatos, do të ketë një aktiv prej 60 milionë eurosh në bilanc. Që do të thotë se, për shembull, edhe nëse nuk blen asnjë lojtar, përsëri do të duhet të shesë për një shumë të barabartë me 60 milionë. Fitorja e Skudetos, që do t’i garantonte 20 milionë euro, do ta kishte zbutur pjesërisht këtë çështje. Ndërkohë që, vetëm shitja e paralajmëruar e Alessandro Bastonit mund të mos mjaftojë. Ose, Interi do të duhet të shkojë vetëm drejt parametrave zero të tipit Henrik Mkhitaryan.

Pritshmëritë pra, nuk janë edhe aq rozë për Interin. Dhe e gjithë kjo edhe ‘për shkak’ të një Milani, që si refleks, ndërmori edhe një tjetër veprim në favor të tij. Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku përfaqësojnë pararendësit e asaj që mund të bëhet zakon për klubin e anës tjetër të Milanos. Është, si të kapësh dy zogj me një lak.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More