Sondazhi që parapriu fitoren e Trampit më 2016: “Fiton prapë”
Robert Cahaly: “Njerëzit gënjejnë në sondazhe: në intervista japin një përgjigje tjetër, për të mos u gjykuar, por më pas në sekretin e kutisë së votimit ata ndjekin instinktet e tyre”
Në mesataren e sondazheve Joe Biden ka një avantazh 7-8 pikë ndaj Donald Trump, por për anketuesin Robert Cahaly, kreu i Trafalgar Group, rezultati do të jetë krejt i ndryshëm: “Do fitojë përsëri Trampi”.
Cahaly është i bindur se njerëzit gënjejnë nëpër sondazhe: në intervista japin një përgjigje ndryshe, për të mos u gjykuar, por më pas në sekretin e kutisë së votimit ata ndjekin instinktet e tyre. Dhe, edhe këtë herë, ashtu si në 2016, “instinkti do t’u thotë Tramp”.
Cahaly, në një intervistë për Fox të ribotuar edhe nga Wall Street Journal, nuk shpjegon me çfarë metodologjie arriti në këtë përfundim, por ai është ai që në 2016, duke shkuar kundër rrymës, deklaroi se manjati njujorkez ut do ta mundte Hillary Klintonin.
Kreu i Trafalgar Group është i bindur se metoda e hulumtimit e miratuar nga kompanitë e sondazheve është e gabuar. “Njerëzit në telefon – shpjegon – nuk do t’i tregojnë një personi të panjohur për kë do të votojnë, veçanërisht nëse kanë frikë se ato informacione mund të përfundojnë në një faqe interneti apo në Facebook”.
Edhe sistemi i listës së gjatë të pyetjeve, nga të cilat nxirret orientimi politik i të intervistuarit, nuk duket se ofron garanci. “Kush do t’i përgjigjet 45 pyetjeve në një të martë në mbrëmje? – pyet Cahaly – njerëzit që ndjekin politikë po, e bëjnë, por të tjerët jo. Dhe shumica e njerëzve nuk merren me politikë”.
Por edhe metoda e tij, kujton Wall Street Journal, nuk është pa gabime. Në vitin 2018, sondazhi e bëri të sigurtë fitoren e Guvernatorit Republikan Brian Kemp në Georgia me 12 pikë, në realitet ai fitoi me vetëm 1.5. Por, parashikim i bërë në 2016ën në për Trampin mbetet shqetësues për votuesit demokratë.