Spiunë me fustanë

Bota e spiunëve-6/ Nga Mata Hari te Coco Chanel duke kaluar nëpër personazhe me emra më pak të njohur: ja disa prej femrave që përjetuan jetën e dyfishtë të agjentit sekret

MATA HARI

Mata Hari (1876-1917), alias Margaretha Geertruida Zelle, ishte një hollandeze finoke, që falë këmbënguljes dhe dinakërisë së saj, kishte arritur të çante rrugën midis turmës soubrette të Parisit në fillim të Nëntëqindës. Gjatë Luftës së Madhe, e gjendur pa para dhe pa emocione, ajo pranoi ofertën e një prej të dashurve të saj, Ministrit gjerman të Punëve të Jashtme Herr von Jagow, dhe u bë agjentja “H21”.

Një fund i keq

Jeta e tij si spiune gjerman ishte e shkurtër: shumë e dukshme, menjëherë ngriti dyshimet e kundërspiunazhit. U ofrua të bënte një lojë të dyfishtë, por përfundoi e tradhtuar nga të dy palët: gjermanët i dogjën identitetin e saj të fshehtë dhe, pasi e arrestuan, francezët e pushkatuan.


FRÄULEIN DOKTOR

E rekrutuar nga Gjermania gjatë Luftës së Parë Botërore, kjo agjente enigmatik arriti të organizonte një rrjet të gjerë spiunësh që komunikonin informacione mbi lëvizjet e flotës britanike duke maskuar mesazhet si marrëveshje tregtare për importin e cigareve.

E diplomuar

Nuk ka asgjë të qartë mbi identitetin e saj të vërtetë: disa historianë mendojnë se ajo ishte Elsbeth Schragmüller (1889-1940), drejtoreshë e shkollës së spiunazhit në Antwerp, terreni i famshëm i formimit të 007-ve gjermane.

Pseudonimi i saj, ” Fraulein doktor”, vinte nga fakti që kishte një diplomë, gjë e rrallë për një grua të kohës së saj.


MELITA NORWOOD

Anëtare e Partisë komuniste britanike, sekretare e Shoqatës së Kërkimit të Metaleve me ngjyrë dhe spiune sovjetike: bomba e vërtetë ishte ajo, anglezja Melita Sinis Norwood (1912-2005).

Për 35 vjet, duke filluar nga viti 1937, agjentja Hola i kaloi Moskës fotot e të gjitha dokumenteve top secret të programit bërthamor britanik të drejtuar nga shoqata për të cilën punonte.

Në kushte të barabarta

Kundërzbulimi nuk ia doli kurrë ta zbulonte dhe në 1972 arriti të dilte e qetë në pension.

Gjyshja 007 u demaskua 20 vjet më vonë: tha se nuk u pendua kurrë, sepse “doja që Rusia të ishte në të njëjtin nivel me Perëndimin”.


COCO CHANEL

Mbretëresha e modës franceze Coco Chanel (1883-1971) kishte një fytyrë sekrete më pak brilante sesa dukej në letrën me shkëlqim: atë të agjentit sekret F7124, me emrin e koduar “Westminster”.

Ajo u deklarua gjithmonë e pafajshme, por të dhënat e policisë franceze thonë se ajo ishte rekrutuar në vitin 1940 dhe gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore punoi si spiune për Rajhun e Tretë, duke kryer misione në Paris, Spanjë dhe Marok.

Miqësia vendimtare

Pas fitores së Aleatëve, u arrestua me akuzën se kishte vepruar si një “bashkëpunëtore horizontale”, por u lirua falë ndërhyrjes së mikut të saj Winston Churrchill.


HARRIET TUBMAN

Harriet Tubman (rreth 1820-1913) pati lindur skllave në një plantacion në Maryland (SHBA). Për vite me radhë pati pësuar shtypjen nga padronët e bardhë, derisa, në 1849, arriti të arratisej në Filadelfia. Nga atje, kishte krijuar një rrjet klandestin për të mbrojtur arratisjen e shumë njerëzve të tjerë si ajo.

Çlirimi

Kur konflikti midis abolicionistëve dhe skiavistëve çoi në Luftën Civile (1861-1865), “Moisiu i afro-amerikanëve” u regjistrua në ushtrinë e Unionit: e rekrutuar si spiune në disa operacione të fshehta, ajo ishte gruaja e parë që drejtoi, në 1863, një ekspeditë e armatosur në Karolinën e Jugut, duke çliruar nga zinxhirët më shumë se 750 burra.


JOSEPHINE BAKER

Duke kënduar dhe vallëzuar, “Venera e zezë” dhe superylli i kabareve afro-amerikane Josephine Baker (1906-1975) kishin arritur me mundim nga Broadway në Paris dhe prej aty në skenat më prestigjioze në Evropë.

Kështu, me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, nuk hezitoi të vishej me rolin e spiunit për vendin që i kishte dhënë famë.

Partiturat sekrete

Së pari në kundërspiunazhin ushtarak, pastaj në shërbimet sekrete të lëvizjes France Libre, duke shfrytëzuar sharmin e saj në shoqërinë e lartë, arriti të vidhte informacione të çmueshme strategjike. Për t’i kaluar ato te oficeri i ndërlidhjes, ajo përdorte partiturat e tij, në të cilat shkruante mesazhe me bojë simpatike.

Vijon nga pjesa e pestë

You might also like
1 Comment
  1. […] Vijon nga pjesa e gjashtë […]

Leave A Reply

Your email address will not be published.