Bëri debutimin e tij në Serie A përpara idhullit Buffon: nga portieri në portier, një histori futbolli
Ta zëmë se je portieri i të rinjve në një skuadër të Serie A. Ta zemë gjithashtu se të dy titullarët e ekipit të parë janë jashtë shërbimi në të njëjtën ditë. Dhe si rastësisht ndodh që atë ditë skuadra juaj luan me Juventusin që ka fituar 8 titujt e fundit të ligës, që kanë 35 në stendë dhe hedhin në fushë një farë Cristiano Ronaldo.
Të gjitha këtyre gjërave shtoni se jeni vetëm 18 vjeç dhe jeni portieri i parë i lindur pas vitit 2000 që luani në Serie A. Kjo pra është e gjithë ajo që ndodhi me Stefano Turatin, portierin e Sassuolo i cili, me pritjet e tij, shtrëngoi Juventusin të dilte me një barazim nga ndeshja.
Në portën tjetër, të Shtunën në Torino, ishte portieri që ka qenë idhulli dhe shembulli për të gjithë djemtë që kanë doreza në një fushë futbolli: Gianluigi Buffon, 42 vjeç në janar, i cili tashmë kishte 169 prezenca në Serie A kur Turati lindi në 5 Shtator 2001 në Milano.
“Ishte një emocion i pabesueshëm dhe një ndjesi e jashtëzakonshme, ndjehem sikur jam në vaskë me ujë të nxehtë”, tha ai në fund të ndeshjes, kur të gjithë mikrofonat u mblodhën rreth tij që mendimin e parë e kishte për nënën e tij: të merrte në telefon shtëpinë. Ndoshta për t’i thënë edhe se kishte marrë komplimentet e Buffonit, që e kishte parë deri tani vetëm në TV, dhe se ndoshta të hënën në shkollë nuk do të mund të shkonte.
“Në penalltinë e Ronaldos, më dridheshin këmbët, kur më përshëndeti Buffon në fund të pjesës së parë, nuk më bëhej ta besoja. Derisa në tre ditë më parë e shikoja në TV, sot ishte aty pranë meje në një ndeshje të Serie A”
Turati, milanez, deri në moshën 16 vjeçare ka qenë pjesë e paratërinjve të Interit deri, e më pas kaloi në Renate, në serinë C, më 2017-ën. Nga sezoni i kaluar ai është në sektorin e të rinjve të Sassuolos, ku trajneri De Zerbi e thërret për ndeshjen e vitit: «Bëri një garë të shkëlqyeshme dhe unë nuk pata dyshime: ai është portieri klasik, pak i çmendur. I thashë që të shijojë momentin sepse në moshën e tij, nëse bën debutimin në këtë stadium kundër këtyre kampionëve, duhet edhe të shijosh rrugëtimin që ke bërë».
Nëse historia vlen për diçka, mund të themi se edhe Buffon e ka bërë debutimin e tij në Serie A në një ekip emilian, duke mbrojtur portën e tij në një ndeshje të madhe: ishte 19 nëntori 1995, Parma-Milan përfundoi 0-0 dhe shumë shpejt u bë e qartë se kishte lindur një yll, që në atë rast nuk ishte ende tetëmbëdhjetë vjeçar. Midis të dyve ka 23 vjet diferencë, praktikisht një gjeneratë: historia dhe e ardhmja.
Materiali është përgatitur nga stafi i GT