GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Steve FORBES – Less is more

Pyetja tjetër është se çfarë duhet të bëhet pasi të ketë mbaruar kriza e koronavirusit dhe duhen bërë llogaritë me përpjekjet e Uashingtonit për shpëtim.

Për të pasur përgjigje, duhet – por nuk do ta bëjmë – ti vëmë veshin disa prej mësimeve kryesore të trashëguara nga depresioni i kapërcyer midis viteve 1920 dhe 1921.

Pas Luftës së Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara pësuan një bum inflacionar. Flluskë kishte shpërthyer, veçanërisht pasi Federal Reserva ngriti ashpërsisht normat e interesit. Ekonomia u rrëzua dhe papunësia u rrit në rreth 20%.

Si reagoi qeveria federale? Siç tregon James Grant në The forgotten depression – 1921: The crash that cured itself, e tij, Uashingtoni bëri të kundërtën e asaj që ekonomistët do të rekomandonin të bënin sot. Shpenzimet u ulën, u shkurtuan taksat; ligjet e vendosura gjatë konfliktit u revokuan dhe kompanitë e shtetëzuara, kryesisht hekurudhat dhe kompanitë telefonike, iu kthyen pronarëve të tyre të ligjshëm. Dollari, megjithatë, nuk u zhvlerësua. Kësisoj, ekonomia u rimëkëmb shpejt.

Kishim arritur në okupim të plotë dhe zhurma e viteve 1920 ishte duke u zhvilluar. Shtetet e Bashkuara përjetuan një nga epokat më inovative në historinë e tyre.

Reagimi i Uashingtonit ndaj Depresionit të Madh një dekadë më vonë ishte në kontrast të plotë: shpenzimet u rritën në mënyrë dramatike, taksat u rritën, u krijuan burokraci të reja dhe bizneset u nënshtroheshin rregullave të reja dhe viheshin vazhdimisht nën presion nga entet rregullatore.

Erdhën kohëra të vështira dhe ringjallja e vërtetë nuk ndodhi deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, e gjithë katastrofa ishte shkaktuar nga gabimet qeverisëse të aktivistëve politikë.

Në 1929 presidenti i ri, Herbert Hoover, dëshironte të bënte diçka për fermerët në vështirësi dhe mendoi se futja e tarifave për importet bujqësore do të funksiononte. Kongresi, duke vepruar siç bëjnë derrat e uritur, rriti në mënyrë të paparë taksat për mijëra artikuj të importuar. Ndërsa legjislacioni çante rrugën e tij përmes Kongresit, tregu aksionar – që reagon ndaj perspektivave të ardhshme – u shkatërrua.

Kur Hooveri nënshkroi Smoot-Hawley Tariff Act, vendet e tjera reaguan, duke shkaktuar një luftë tregtare ndërkombëtare. Ekonomitë, amerikane dhe të huaja, filluan të vuajnë. Hoover u përgjigj me një aktivizëm të papreçedentë qeveritar. Pasardhësi i tij, Franklin Roosevelt, e fuqizoi akoma më shumë këtë aktivizëm. Kriza ecte përpara.

Pas Luftës së Dytë Botërore, frika e një recesion i ri bëri që shumë njerëz të dëshironin politika të ngjashme me ato të ndërmarra nga Hoover. Por më pas bëmë të kundërtën: buxheti u zvogëlua në mënyrë të pamëshirshme, taksat mbi të ardhurat e çifteve u përgjysmuan, kontrollet e kohës së luftës u eliminuan shpejt, ligjet e punës anti-tregti të New Deal-it u ndryshuan dollari mbeti i lidhur me floririn. Edhe pse miliona veteranë u rikthyen shpejt në punë të detyruar, papunësia mbeti e ulët.

Duhet t’i marrim si shembull këto përvoja eksperienca. Duhet të zbatohen bëhen ulje të mëdha fiskale dhe sistemi progresiv i taksave të zëvendësohet nga një taksë e sheshtë. Vlera e dollarit duhet të stabilizohet, mundësisht duke rizbuluar mençurinë e Albert Hamilton duke e fiksuar vlerën e dollarit në flori. Ligjet tregtare kufizuese të masave të ushtruara kundër Covid-19 duhet të autorizohen ose hiqen pasi të përfundojë kriza. Duhen rinovuar përpjekjet rigjeneruese.

Është e thjeshtë. Siç tregon Nathan Lewis në The Magic Formula, ekonomitë që kanë norma të ulëta fiskale dhe monedhë të qëndrueshme prosperojnë më shumë sesa ato që nuk i kanë. Gjithmonë./ editoriali i Forbes, Maj 2020

Përktheu dhe përgatiti gazetatjeter.com


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More