Steve Forbes – Si e hakeroi Hollywoodi, Silicon Valley
E dini ndryshimin midis të qenurit thjesht i pasuri dhe të të jetuarit në një gjendje mirëqenieje të vërtetë? Historikisht, aktorët, sportistët dhe artistët nuk e dinin atë. Kanë dashur gjithmonë të paguheshin për shërbimet dhe sponsorizimet e tyre me para të thata në vend të aksioneve. Të ardhurat e tyre, për një seri rrethanash kurioze, mund të ishin rritur përmes kësaj, por ideja e zotëromit të aksioneve nëpër kompani të reja e të panjohura ishte, me pak përjashtime, një koncept krejt i huaj për ta. Në kontrast të plotë, natyrisht, ishte bota e venture capital, ku, veçanërisht kur ishte fjala për teknologjinë, equity mbretëronte sovrane.
Sipërmarrësit e mesëm do të hiqnin dorë nga paratë e menjëhershme dhe do të vinin bast për fitime të mëdha duke zotëruar aksione në ato biznese. Zotërimi i aksioneve mund të të bënte miliarder, ose të paktën një bartës i pasurive që shkonin në dhjetëra miliona dollarë.
Zack O’Malley Greenburg, senior editor i Forbes për media dhe entertainment, tregon në librin e tij të ri A-List Angels, historinë interesante sesi një grup aktorësh, artistësh dhe atletësh hakeruan Silicon Valley, sesi në një moment të caktuar pika ndarëse kulturore në dukje e pakapërcyeshme midis Hollivudit dhe teknologjisë së lartë u zgjidh.
Tregon në mënyrë surprizuese se si personazhe si Shaquille O’Neal, Nas, Ashton Kutcher, Jay-Z, Jennifer Lopez dhe të tjerë të famshëm arritën të zotërojnë portofole të përmasave të tilla sa të shndërroheshin një ditë në një terren delikat financuesish të startup dhe të klientëve të tyre të privilegjuar institucionalë dhe individualë.
Siç do ta kuptoni nga biseda ime interesante me Zack, që dikur ishte një yll i filmit për fëmijë, shumë u desh të kapërceheshin shumë pengesa para se të rrënjosej ideja se equity, jo paratë e thata, ishte një modus operandi sinonim i një mençurie të madhe në ambientet e Hollywoodit. Historia është një përzierje e papërmbajtshme e shkëlqimit dhe pasurisë së personaliteteve të famshme!
Dhe tregon gjithashtu se në tregjet e lira edhe njerëzit e ardhur nga kontekstet më të pamundura mund të krijojnë biznese tepër të suksesshme.
Angazhimi i publikut
“Për herë të parë në historinë e celebriteteve, artistët tani kanë mundësinë të përfshijnë publikun, përmes mjeteve të tilla si Patreon, Twitter, Facebook ose Instagram. […] Pra, bëhet fjalë për një kufi i ri, mendoj, për argëtimin. Duke pasur aftësinë për të aktivizuar këtë fenomen, mendoj se u heq mjaftueshëm presion shumë prej këtyre yjeve. Jo se profesioni i tyre ka të bëjë me ndonjë lloj presioni. Por aftësia për ta sjellë publikun tek ti, të jep shumë më tepër liri ”.
Kapital, jo vetëm para të thata
“Twitter, Facebook, Instagram, etj. Janë bërë të njohura para së gjithash sepse kishte personazhe si Justin Bieber dhe Lady Gaga me të cilët njerëzit donin të ndërvepronin. Natyrisht, nëse pyesni të apasionuarit e tech, do të thonë se platformat janë bërë të famshme për shkak të teknologjisë së shkëlqyer të zhvilluar. Lady Gaga dhe Justin Bieber vetëm kanë përfituar nga ekzistenca e këtyre platformave.
Por nëse mendoni për dimensionin e Hollivudit, ekzistonte ky mendim: “Kemi humbur trenin tonë për të qenë të suksesshëm në platforma”. Dhe shumica e lëvizjeve të këtyre të vonuarve kishte të bënte në një moment të dytë me teknikën për të qenë në gjendje të bëhen argëtues të vërtetë dhe të shfrytëzojnë plotësisht famën për të përfituar equity dhe jo vetëm para”.
Vlera për të bërë rrjet
“Mendoj se një nga gjërat që nganjëherë anashkalohet është se kur keni një status të caktuar shoqëror, priresh të shkosh krah për krah me njerëzit që ndajnë të njëjtin status. Dhe nëse je Joe Montana pra një yll dhe quarterback i Saners Francis 49ers, do të marrësh pjesë në ngjarje me njerëz si angel investitori Ron Conway.
Dhe do të chatosh, do të flasësh për biznes e do të gjesh mënyra për të bërë biznes së bashku. Ron Conway në të vërtetë e ndihmoi Joe Montana të bëhej investitor në disa kompani, mes të cilave Pinterest. Dhe Joe Montana është në realitet një nga personazhet e famshëm që është bërë një nga investitorët më të suksesshëm “./ Editoriali i Forbes, Prill 2020
Përgatiti: Edi DELIU