Stresi të zbardh flokët
Kjo u zbulua nga një studim i botuar në revistën shkencore Nature, sipas së cilit në doza të mëdha stresi do të mund shkaktonin rraskapitje të qelizave staminale që janë përgjegjëse për rigjenerimin e pigmentit të flokëve
Që stresi të zbardh flokët nuk është më thjesht një mënyrë shprehjeje. Në fakt, duket se me të vërtetë ekziston një bazë e të vërtetës shkencore. Kjo u zbulua nga një studim i botuar në revistën shkencore Nature, kryer nga një ekip studiuesish nga SH.B.A. dhe Brazili, i udhëhequr nga profesori Ya-Chieh Hsu nga Universiteti Amerikan i Harvardit.
Sipas studimeit, ekziston një lidhje midis sistemit nervor dhe qelizave staminale që rigjenerojnë pigmentet në pjesën e poshtme të flokëve. Eksperimentet kanë treguar që lëshimi i tepërt i norepinefrinës, – një neurotransmetues i fshehtë, në mënyrë të konsiderueshme nga sistemi nervor qendror dhe periferik në përgjigje të stresit akut fizik ose psikologjik, – mund të çojë në një shterrim të shpejtë të qelizave staminale.
Përgjigja klasike e luftës së sistemit nervor ndaj një rreziku – në këtë rast të përfaqësuar nga stresi i lartë – është jetike për mbijetesën e organizmit, që në këtë rast, do të çonte në eliminimin e qelizave staminale përgjegjëse për rigjenerimin e pigmentit të flokëve.
“Kur filluam studimin, prisja që stresi të ketë pasoja serioze në trup, por ndikimi i tij i dëmshëm shkoi përtej asaj që imagjinonim. Pas pak ditësh, të gjitha qelizat staminale rigjeneruese të pigmentit shterruan. Dhe po të shterrojnë ato, nuk është më e mundur të rigjenerohet pigmenti. Dëmi është i përhershëm”, bëri të ditur Prof Ya-Chieh Hsu.
Një zbulim që, përveçse interesant, mund të lexohet edhe si një ftesë për të marrë jetën me qetësi më të madhe… dhe seanca të vazhdueshme në parukeri.
Materiali është përgatitur nga stafi i GT