GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Surpriza e zgjedhjeve holandeze quhet Sigrid Kaag

Ministrja aktuale e Tregtisë së Jashtme e ka çuar D66, partinë e majtë liberale që ai drejton, në 24 vende në Parlament, duke zhvendosur nga vendi i dytë ultra të djathtin Geert Wilders. Flet gjashtë gjuhë dhe ka një kurrikulum shumë të gjatë, veçanërisht jashtë vendit

Nëse konfirmimi i kryeministrit konservator Mark Rutte ishte i ditur, befasia e vërtetë e zgjedhjeve legjislative në Hollandë quhet Sigrid Kaag. Ministrja aktuale e Tregtisë së Jashtme e ka çuar D66, partinë e majtë liberale që drejton, në 24 vende në Parlament, duke zhvendosur ultra djathtistët e Geert Wilders nga vendi i dytë, që fituan 17 vende.

Suksesi i Kaag, 59 vjeç, e rrjedhshme në gjashtë gjuhë, ndër të cilat arabishten, buron nga ofrimi i një alternative konkrete si për Rutte ashtu edhe për Wilders: si në përmbajtje (nëpërmjet refuzimit të një politike shumë të ngurtë të imigracionit) ashtu dhe në tone, qetësi siç i takon një diplomati me një karrierë të gjatë si ajo.

Katolike dhe e martuar me një mysliman, një dentist palestinez me të cilin ka katër fëmijë, Sigrid Kaag ka mbuluar një sërë pozicionesh prestigjioze jashtë vendit. Ka qenë përfaqësuese e UNHCR në Jeruzalem, drejtore e UNICEF për Lindjen e Mesme dhe Afrikë, drejtore e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtme të Programit të Zhvillimit të OKB dhe Koordinatore Speciale për OKB, për të përmendur vetëm një pjesë të CV-së së tij.

Sidoqoftë, pozicioni që e bëri të njohur Kaag për publikun e gjerë ishte ai, i marrë më 2014, si koordinatore e misionit të përbashkët të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në Siri.

Kalimi i pjesën më të madhe të jetës jashtë vendit mund të ketë përbërë një dobësi për të. Profili i Kaag është kritikuar si shumë elitiste, jo maq mjaftueshëm në sintoni me problemet e një qytetari mesatar. Ajo gjithmonë është mbrojtur duke sjellë në kujtesën e të gjithëve se nuk ka origjinë të pasur. Sidoqoftë, basti u fitua. Dhe Rutte ka njoftuar se e dëshiron si një bashkëbiseduese për qeverinë e re.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More