Tatu në kokë, me plagën e të birit, historia e Josh dhe Gabriel mallëngjen webin
Laura DANI – Një histori emocionuese që vjen nga Kansas dhe që tregon dashurinë e pafundme të një babai ndaj foshnjës së tij.
Gabriel është vetëm 8 vjeç dhe mjekët e diagnostikuan me një tumor në trur; një lajm i tmerrshëm, një grusht i vërtetë për të atin.
Pas kësaj, fëmija u operua; një operacion shumë delikat, nëntë muaj pas të cilit, kushtet e tij duken fatmirësisht të qëndrueshme.
Por Gabriel, shumë i vogël për të kuptuar se ai e ka fituar betejën e tij me jetën, nëntë muaj pas operacionit djaloshi mbyllet në vetvete, duke u ndier një “përbindësh” për shkak të shenjës në kokë. Dhe babi Josh tatuon në kokë një shenjë identike si ajo.