GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Të flesh në një hotel pa mure, në Zvicër

Kreative, sugjestionuese dhe e paparë ndonjëherë: përvoja e jashtëzakonshme që mund të përjetohet në Zvicër këtë verë

Keni ëndërruar ndonjëherë të flini në ajër të hapur, nën qiellin plot yje, mbase rrëzë maleve apo në mes të vreshtave?

Sot kjo ëndërr është një realitet sepse në Zvicër mund të rezervosh një dhomë, nëse e quajmë të tillë, në mes të natyrës, pa mure, pa çati, por me një krevat dopio të rehatshëm, komedina dhe dritë për lexim në mbrëmje. Nuk mungon as prania e një maxhordomi, i gatshëm për t’ju sjellë një aperitiv ose një mëngjes të shijshëm mes batanijeve nën rrezet e para të agut.

Ideja gjeniale sot ngjan paksa e tepruar si për ata që po vlerësojnë opsionet për një turizëm të përgjegjshëm, eko-të qëndrueshëm dhe green, me shumë respekt për distancat sociale, si dhe për ata që janë në kërkim të destinacioneve origjinale dhe kreative.

Null Stern Hotel ose hoteli me zero yje “sepse ylli i vetëm që shkëlqen je ti” – sa për të sqaruar idenë – ndodhet në lokalitete të ndryshme në Zvicër dhe është vetëm gjetja më e fundit e grupit gjerman Null Stern, i themeluar nga konceptartistët Frank dhe Patrik Riklin në bashkëpunim me Daniel Charbonnier, profestionist u Minds in Motion SA, një shërbim mikpritës hotelor ndërkombëtar. Të njëjtët që, disa vjet më parë, i dhanë jetë një hoteli minimalist të ndërtuar brenda një ish-bunkeri bërthamor në Teufen dhe filluan të përhapin këtë idenë e hotelit pa mure.

Me këtë projekt të ri mikpritës, krijuesit synojnë pushime green dhe alternative, për të fjetur pa çati ose mure, në 7 lokalitete të ndryshme në Zvicër për të zbuluar zona të tilla si St. Gallen dhe Liqeni i Konstancës, Toggenburg, Heidiland (zona në të cilën lindi dhe u rrit Heidi), Appenzellerland, Thurgau, Schaffhauserland dhe Principata e Lihtenshtajnit. Për të kaluar një mbrëmje të veçantë, pra mund të zgjidhet një dhomë në Eschen, në rrëzë të maleve; duke u arratisur për pak kohë mes aromave të vreshtave të Thal në Kantonin e St. Gallen; apo të qëndroni në zonat e bukura të Kantonit të Thurgau dhe, përsëri, të rezervosh një dhomë në kodrinat e Toggenburg, duke shijuar një pamje të lë pa frymë të luginës së Rhine.

Të zgjohesh nën dritat e parë të agimit me tingujt dhe zhurmat e natyrës, me ajrin e freskët dhe të pastër dhe, mbi të gjitha, me një pamje që do t’i mahnisnin të gjithë udhëtarët, dhe veçanërisht ata me një shpirt romantik.

Çmimi për një dhomë? Fillon nga 295 euro për një natë, një tarifë që përfshin shërbimin me maxhordom dhe mëngjesin në suitë. Po sikur t’ia behë moti i keq? Mos u shqetëso, mund të diskutosh për një prenotim të ri. / gazetatjeter.com


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More