Të flesh nën qiellin plot yje, në xhungël, bashkë me elefantët
Është një guackë transparente, në një oazë të mbrojtur, ku mund të përjetoni përvojën më të bukur që keni jetuar ndonjëherë
Ekziston një vend i magjepsur, i zhytur në xhungël, ku gjithçka shndërrohet në një eksperiencë magjie dhe ku akti i të fjeturit, nën një qiell ku duket sikur yjet i mbledh me dorë dhe një bashkëshoqërim shumë i veçantë, merr kuptime krejt të reja.
Gjendemi në natyrën Tailandeze, këtu shtrihet një resort që i fton të gjithë pushuesit për të kaluar natën, bashkë me elefantët.
Është një guackë transparente në mes të pyllit, e veshur si dhomë gjumi, ku të ftuarit e resortit mund të endërrojnë. Brenda saj shihen elefantët, aq afër saqë nëse lini dritën, mund të luani me hijet e tyre: 22 metra katror transparencë, me përjashtim të banjës, me një dhomë gjumi dhe një zonë living. Këto janë Jungle Bubble të Anantara Golden Triangle Elephant Camp & Resort, në Tajlandën veriore.
Të flesh brenda një guacke transparente tashmë është, në vetvete, një përvojë unike, por nëse kjo shoqërohet nga prania e një kafshe kaq të rëndësishme për historinë, kulturën dhe rajonin e popullit tailandez, gjithçka bëhet e pabesueshme.
Dy Jungle Bubbles në brendi të resortit janë përgatitur mbi ura prej druri të ngritura dhe të dizajnuar me porosi nga Eye In The Sky. Të ndërtuara me pëlhurë poliesteri dhe të teknologjisë së lartë Precontraint Serge Ferrari, këto ndërtesa përbëjnë një ambient jashtëzakonisht të afërt me natyrën, si pak në botë.
Mysafirët e Anantara Golden Triangle Elephant Camp & Resort mund të kenë natën në Jungle Bubble si një ekstra të qëndrimit të tyre, për të përjetuar një aventurë në guackën transparente mes elefantëve.
Kjo eksperiencë e paparë glamping ndodh në respekt të plotë për kafshët e përfshira. Anantara Golden Triangle Elephant Camp & Resort, që shtrihet në xhunglën në veriun ekstrem të Tajlandës, gjithmonë ka qenë i përkushtuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e pachydermsit. Në këtë trekëndësh të artë, deri më sot, jetojnë rreth njëzet elefantë të shpëtuar nga rrugët e qyteteve tajlandeze, në një sipërfaqe prej 65 hektarësh, së bashku me mahout e tyre.
Kështu pra, nën qiellin e qëndisur me yje të Tajlandës dhe me pamjen e elefantëve që shëtisin brenda oazit së mbrojtur, mund të përjetohet një nga përvojat më të bukura të jetës. / gazetatjeter.com