GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Të gjithë njerëzit e Vladimirit: kush komandon vërtetë në Rusi

Miq të vjetër, ish-agjentë të KGB-së të bërë manjatë të naftës dhe të sektorit që furnizon mbrojtjen, por edhe ekspertë komunikimi dhe këshilltarë specialë: burrat dhe gratë e Carit që kanë studiuar dhe frekuentuar për një kohë të gjatë Perëndimin, i cili tani i del përballë si “armiq”

Kush janë njerëzit e Putinit? Presidenti i Federatës Ruse që u bë car dhe aspiron të vendosë, ndoshta si dëshirën e fundit para se të largohet nga Kremlini, gurin e parë të rindërtimit të një perandorie post-sovjetike.

Ish-agjent i KGB-së, Komiteti i Sigurimit të Shtetit të shekullit të kaluar, ndryshe thënë i shërbimeve sekrete brenda Bashkimit Sovjetik, pastaj kreu i FSB-së (shërbimi sekret aktual rus për punët e brendshme), Vladimir Vladimirovič Putin, që nga zgjidhja e tij e errët është rrethuar me një klikë shumë besnikësh. Një entourage ish agjentësh të KGB dhe oligarkësh, të cilëve u detyrohet garancia për sigurinë dhe fuqinë e tij, e cila në të kaluarën e afërt është përqafuar me gjysmë-absolutizmin dhe të cilit ata i detyrohen për pasurinë e tyre të papreçedentë. Ajo pasuri që sot po preket paksa nga kundërmasat e forta të mënyrës së re/të vjetër të luftës në Europerëndimit dhe që të gjithë shpresojnë se do t’i rëndojnë në xhepat e tyre deri në atë pikë sa të ndalohet ekspansionizmi i Moskës.


Rrethi i ish-KGB-së

  • Nikolay Tokarev
  • Igor Panarin
  • Sergei Chemezov
  • Nikolai Patrushev

Me zemër sovjetike dhe pasione perëndimore, të besuarit e Carit, ata që zbatojnë urdhrat e tij, që negociojnë dhe bëjnë biznes në emër të tij, janë ish-agjentë sekretë që kanë ditur të bëjnë rrugë në sipërmarrjen e lirë, një minutë pas fundit të perestrojkës, në fillim të asaj që ata e quajtën “terapia e shokut” të ekonomisë ruse. Miq tepër besnikë, bashkëluftëtarë, shokë xhudo, por edhe politikanë të epokës së re, gazetarë, ekspertë komunikimi dhe sigurisht drejtues të Forcave të Armatosura që mbajnë kodet e famshme të armëve bërthamore. Për t’u shtypur në çantat e tyre të pamëshirshme të zeza.

Disa prej tyre, si pasardhësit e Republikës Popullore të Kinës, dhe si vetë udhëheqësi i madh i Koresë së Veriut Kim Jong-un, kanë studiuar dhe i kanë dërguar fëmijët e tyre për të studiuar në Perëndim, në universitetet më të mira britanike dhe të Ivy League amerikane. Të njëjtat që formësojnë politikanët të cilët ulen sot në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, në Shtëpinë e Bardhë, në Elysee. Por nuk i zgjedhin këto institute arsimore në bazë të shprehjes së vjetër “Nëse e njeh armikun dhe veten, fitorja jote është e sigurt” e të zhvarrosurit Sun Ztu. I zgjedhin sepse delfinët e Rusisë së re mund dhe ishin në gjendje t’i lejonin vetes “më të mirët”, ndryshe nga paraardhësit e tyre të detyruar dhe të kontrolluar sovjetikë. Dhe më e mira, si në formimin akademik ashtu edhe në kohën e lirë, gjendet ende në perëndim të Perdes së vjetër të Hekurt në restaurim. Nuk është rastësi, në fakt, që propozimin për t’u zgjedhur “president” i Federatës Ruse Putini e merr në një pasdite të qetë vere në Biarritz, një vendpushim i sofistikuar bregdetar francez, ku ia mbërrin me avion privat edhe oligarku i tradhtuar Boris Berezovskij.


Rrethi magjik

  • Sergei Roldugin
  • Yevgeni Prigozhin
  • Gennady Timchenko
  • Dmitry Peskov

Një nomenklaturë në plot kuptimin e fjalës. Që merr formë nëpërmjet bashkëluftëtarëve që shërbyen së bashku me të në KGB, si Nikolay Tokarev, kreu i kompanisë shtetërore Transnef, e cila menaxhon mbi 70.000 kilometra tubacione gazi dhe nafte, dhe nga e cila kalon 90% e naftës ruse; Igor Panarin, këshilltar i veçantë dhe arkitekt i boshtit politiko-ekonomik me Pekinin, dhe Sergei Chemezov, CEO i holdingut shtetëror Rostec, i themeluar nga vetë Putini më 2007 e specializuar në konsolidimin e kompanive strategjike, me një prirje të veçantë për sektorin e mbrojtjes dhe të hi-tech. Këtyre u shtohet themeluesi i agjencisë private të sigurisë Wagner, ai që njihet si drejtuesi i brigadave të mercenare të Moskës, Yevgeny Prigozhin; Sergei Roldugin, miku më i mirë i Carit, i njohur në lajme si një businessman me dy pasione: violonçelin dhe llogaritë off-shore ku ai mban të sigurt portofolin e Putinit; dhe vëllezërit Rosenberg, Boris dhe Arkady, xhudistë dhe sipërmarrës gazi.

Më pas vijnë politikanët me shumë përvojë, edhe ata të përkushtuar dhe shumë të besueshëm. Si Ministër i Jashtëm Sergej Lavrov, negociator për Rusinë në çështjet më të ndjeshme, siç aneksimi i Krimesë. Zëdhënësi i Carit, Dimitri Peskov. Kryetari i komisionit të jashtëm të Dumës, Leonid Slutsky. Të tre zotërojnë pasuri marramendëse jashtë vendit, miqësi të rangut të lartë mes fisnikëve dhe princërve, si Alberti i Monakos, dhe dashnorë të pasur ose ish-bashkëshorte që menaxhojnë pasuri të paluajtshme dhe trajnojnë fëmijët e tyre nëpër kolegjet me të mira zvicerane.

Ndërsa armët e Kremlinit, nuk i janë besuar ekskluzivisht personelit ushtarak të rangut të lartë si Sergey Shoigu dhe Valery Gerasimov, përkatësisht ministrit të mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjjithshëm – njerëzit që zotërojnë kodet bërthamore dhe të vetmit që mund të marrin urdhër nga Putinit.-, por edhe ekspertë të komunikimit.

Gazetarë televizivë si Vladimir Soloviev, i cili ka menaxhuar gjithmonë propagandën e Putinit si një Gebels modern, madje edhe nga pallatet e tij në brigjet e liqenit të Komos; dhe këshilltarja e tij Margarita Simonyan, edhe kjo gazetare, drejtoreshë e Russia Today. Të dy kanë marrë një përsosje kulturore në vendet anglo-saksone.


Politikanët dhe Gjeneralët

  • Sergej Lavrov
  • Leonid Slutsky
  • Sergey Shoigu
  • Valery Gerasimov

Kontradikta e madhe në këtë fazë të re të Luftës së Ftohtë – ndryshe nga e vjetra, siç e kemi studiuar – është pikërisht në marrëdhëniet që lidh Perëndimin dhe Lindjen e Afërt Ruse; që kanë filluar të shkëmbejnë, vetëm pak pas rënies së murit të Berlinit dhe më pas të BRSS-së, pasuri, burime, mendje dhe lëvdata. Nomenklatura ruse e cila sot qëndron në oborrin e Car Putinit dhe mbështet kryqëzatën ortodokse në Ukrainë; ajo që është gati të përbuzë Perëndimin që dëshironte të bartte kërcënimin e NATO-s deri në fushat e misrit dhe në kopshtet e shtëpive të Moskës, ka studiuar nëpër kolegje amerikane, ka krijuar interesat e saj nëpër banka zvicerane, ka blerë shtëpi familjare, vila për pushime, penthouse ëndërrash për të dashnorët dhe dashnoret në Evropë dhe domenet e saj të vjetra dhe ekzotike koloniale. Të njëjtat ku gjatë verës spikasin profilet titanike të jahteve superluksozë në shuma rekord. Ato që fotografohen si përbindësha detar në detet tona të bukura mesdhetare.

Élitat perëndimore kanë mësuar t’i vlerësojnë, duke u dhënë nderime, grada ad honorem dhe pozita të spikatura në shoqëritë kryesore. Ndoshta pikërisht për këtë lidhje të re ata i bëjnë thirrje sensit të tyre të shëndoshë: shpresojnë se të gjithë njerëzit e Putinit mund ta bindin së bashku të ndalojë luftën në Ukrainë, në mënyrë që të mos duhet të heqin dorë nga ajo që kanë arritur. Një mënyrë të menduarit shumë perëndimore. Tani për tani e vetmja. Shpresojmë që të jetë strategjia e duhur. Dhe që zemrat e tyre të janë më pak “imperialiste” sesa do të donim të zbulonim.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More