GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Të helmuar me plumb, 800 milionë fëmijë rrezikojnë jetën

ANALIZË/ Asnjëherë kaq shumë! Shkakton dëme të pariparueshme të trurit dhe humbje ekonomike

Sipas raportit të The Toxic Truth të lançuar nga Unicef ​​dhe Pure Earth edhe në Evropë ka qindra mijëra fëmijë dhe adoleshentë me nivelet mesatare të plumbit në gjak që tejkalojnë 5 mikrogramë për decilitër.

Ndërsa në planet më të goditurit janë vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për shkak të impianteve industriale, depove dhe riciklimit të paligjshëm të baterive me plumb acidi. Sipas Richard Fuller, Presidentit të Pure Earth: “Njerëzit duhet të informohen për rreziqet dhe të pajisen me më shumë mjete për të mbrojtur veten dhe fëmijët”.

Plumbi po helmon një në tre fëmijë në të gjithë botën. Pothuajse 800 milionë, nga të cilët rreth gjysma në Azinë e Jugut, një numër që nuk është regjistruar kurrë më parë. Ato kanë në gjak nivele plumbi më të lartë se 5 mikrogramë për deciliter, nivel mbi të cilin duhet të ndërhyhet.

NGA TARANTO NË ISH MINIERËN E KABWE

Për raportin ‘The Toxic Truth’ i lançuar nga Unicef ​​dhe Pure Earth, Institute of Health Metrics Evaluation ka kryer një analizë mbi ekspozimin e fëmijëve ndaj plumbit. Mjafton të mendohet për ankesat e mjekëve të Tarantos, pikërisht për mbi nivelet e plumbit që gjenden në gjakun e fëmijëve që jetojnë në disa lagje, por sigurisht që nuk është rasti i vetëm në Evropë.

Pastaj janë horroret e ish minierës së plumbit Kabwe, që po helmon mijëra fëmijë në Zambia dhe depot e shpërndara nëçër vende të ndryshme ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës duke gërmuar në mbeturina.

Ndërkohë, edhe pse me hapa të ngadaltë, duket se diçka po lëviz, siç tregon vendimi më i fundit historik i gjykatës së Mombasa, në Kenia: pas më shumë se dhjetë vjet beteje avokatesha dhe ambientalistja Phyllis Omido ka vërtetuar se 3 mijë banorë të lagjeve të varfëra të Owino Uhuru janë helmuar për vite me rradhë me plumbin e lëshuar nga impiantet industriale të ndërtuara fare pak larg shtëpive të banimit.

Qeveria dhe pushteti vendor do të duhet të paguajnë 12 milionë dollarë kompensim. Janë helmuar po ashtu edhe shumë fëmijë, vetë djali i Phyllis.

STUDIMI: DËME FIZIKE MENDORE TË PARIPARUESHME

Analiza, e verifikuar me një studim të aprovuar për botim në Environmental Health Perspectives, tregon se plumbi është një neurotoksinë e fuqishme që shkakton dëme të pariparueshme.

Ekspozimi i fëmijëve është qenë lidhur edhe me problemet shëndetësore mendore dhe të sjelljes, si dhe në një rritje të krimit dhe dhunës. Fëmijët më të mëdhenj vuajnë nga pasoja serioze, përfshirë një rrezik më të lartë të dëmtimit të veshkave dhe sëmundjeve kardiovaskulare gjatë gjithë jetës.

Është veçanërisht shkatërruese për fëmijët shumë të vegjël deri në 5 vjeç dhe iu dëmton trurin para se të kenë mundësinë të zhvillohen plotësisht, duke shkaktuar paaftësi neurologjike, njohëse dhe fizike. Për këtë arsye, kujton Henrietta Fore, drejtori i përgjithshëm i Unicef, ” duhet të frymëzojmë aksione urgjente për të mbrojtur fëmijët një herë e përgjithmonë”.

Edhe sepse vlerësohet se ky ekspozim në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kushton rreth një trilion dollarë, për shkak të humbjes së mundshme ekonomike të këtyre fëmijëve përgjatë jetës së tyre.

KËSHTU PLUMBI VRET TË ARDHMEN

Raporti tregon se riciklimi informal dhe jo konform rregullave i baterive me plumb acidi është një nga burimet kryesore të ndotjes nga plumbit tek fëmijët që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, në të cilat është verifikuar një rritje tre herë më e madhe e numrit të automjeteve që nga viti 2000.

Shtimi i automjeteve, kombinuar me mungesën e një rregulloreje dhe të infrastrukturës për riciklimin e baterive të automjeteve, ka sjellë që deri në 50% të baterive me plumb acidike riciklohen në mënyrë të pasigurtë në ekonominë informale.

“Punonjësit që bëjnë punën e rrezikshme të riciklimit dhe shpesh në mënyrë të paligjshme thyejnë kasat e hapura të baterisë – shpjegon Unicef ​​– e hedhin acidin e plumbit në tokë dhe shkrijnë plumbin e rikuperuar nëpër furra në qiell të hapura të cilat lëshojnë gazra toksikë duke helmuar komunitetin përreth”.

Shpesh punëtorët dhe komuniteti i ekspozuar nuk janë të vetëdijshëm që plumbi është një neurotoksinë e fuqishme. Burime të tjera të ekspozimit të fëmijëve ndaj plumbit përfshijnë praninë e tij në ujë për shkak të tubave pej plumbi, të industrisë nxjerrëse, siç janë minierat dhe riciklimi i baterive, por edhe “pigmentet për piktura me bazë plumbi, benzina ​​me plumb, e cila ka patur një ulje të konsiderueshme dekadat e fundit, por që ka qenë një nga burimet kryesore historike, saldimi me plumbin e kanaçeve të ushqimit”.

Flasim gjithashtu edhe çër plumbin e pranishëm në aroma, kozmetikë, ilaçe ayurvedike, lodra dhe produkte të tjera të konsumit. Prindërit, punët e të cilëve kanë të bëjnë me plumbin, shpjegon studimi, shpesh sjellin në shtëpi pluhur nëpërmjet rrobave të tyre, flokëve, duarve dhe këpucëve, duke i ekspozuar pa dashje fëmijët e tyre ndaj këtij elementi toksik.

ÇFARË DUHET BËRË

Një lajmi i mirë është se plumbi mund të riciklohet në mënyrë të sigurt pa u ekspozuar ndaj punëtorëve, fëmijëve të tyre dhe ambientit përreth.

Vendet e kontaminuara nga plumbi mund të bonifikohen dhe të rikuperohen” thekson Richard Fuller, president i Pure Earth. “Njerëzit duhet të informohen për rreziqet – shton ai – dhe të pajisen me më shumë mjete për të mbrojtur veten dhe fëmijët e tyre”.

Faktikisht, teksa nivelet e plumbit në gjaku kanë rënë ndjeshëm në shumicën e vendeve me të ardhura të larta për disa arsye (nga eleminimi i benzinës së plumbit dhe shumicës së bojrave me bazë plumbi), nivelet e plumbit në gjak për fëmijët në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, mbetën të larta dhe, në shumë raste, rrezikshmërisht të rritura edhe pas një dekade të eliminimit global të benzinës së plumbit.

Raporti, paraqet pesë raste studimesh kombëtare, ku ndotja nga plumbi dhe mbeturina të tjera të metaleve të rënda kanë prekur fëmijët: Kathgora në Bangladesh, Tblisi në Gjeorgji, Agbogbloshie në Gana, Pesarean në Indonezi dhe Morelos State në Meksikë.

Raporti tregon se qeveritë në vendet e prekura mund të bëjnë shumë nëpërmjet disa hapave: sistemeve të monitorimit, masave parandaluesë kundër ekspozimit të fëmijëve në vendet me rrezik të lartë dhe produkte që përmbajnë plumb, menaxhim-trajtim-rigjallërim përmes sistemeve shëndetësore, por edhe fushata komunikuese, ligje dhe politika si dhe krijimin e njësive standarde globale të matjes dhe një regjistri ndërkombëtar të rezultateve anonime të studimeve mbi nivelin e plumbit në gjak.

You might also like