Të jesh i lumtur edhe duke punuar: këtu mund ta bësh | Qytetet më të mira në botë për të punuar në distancë
Një studim i ri nga platforma dixhitale e të mësuarit Preply ka krahasuar 74 qytete në mbarë botën për të zbuluar se është vendi më i mirë për të shkuar me pushime pa e ndërprerë punën. Studimi është kryer mbi bazë të faktorëve të rëndësishëm që influencojnë në mirëqenien dhe shëndetin, si të dhënat për klimën, ambjentin, cilësinë e jetës, kostot dhe sigurinë. Për parakushtet dhe punën në distancë në vendin e dhjetë gjejmë kryeqytetin e bukur të Islandës Reykjavik (në foto).
Otava, me karakter dygjuhësor
Vend i nëntë për Ottawa në Kanada, një qytet me karakter dygjuhësor – anglisht dhe frëngjisht – me një vendndodhje të mirë qendrore midis qyteteve të Montrealit dhe Torontos dhe një vend i sigurt dhe i qetë. Pa harruar që është një qytet i gjelbër dhe i respektueshëm dhe se njerëzit janë shumë miqësorë.
Auckland, me klimë të butë
Auckland, Zelanda e Re, vlerësohet në vendin e tetë, qytet me klimë të butë dhe objekte të shumta për kohë të lirë dhe argëtime. Edhe pse problemet e trafikut dhe rritja e çmimeve të banesave janë aspektet kryesore negative.
Vjena, jo shumë larg dhe e sigurt
Vjena e afërt zë vendin e shtatë, një qytet i sigurt, me sisteme publike funksionale, të pasur me kulturë dhe me njerëz nga e gjithë bota.
Pa harruar, sigurisht, natyrën dhe mjedisin e mbrojtur për fëmijët.
Helsinki, qytet avangardë
Vend i gjashtë në klasifikim për Helsinkin në Finlandë, një qytet në avangardë në shumë drejtime. Por jo vetëm kaq, ky është një vend me karakter informal, të sigurt dhe ku vetëm disa hapa më tutje mund të gjesh një natyrë vërtet të pamasë.
Lubjana, qytet në fermentim
Lubjana, kryeqyteti i Sllovenisë, renditet e pesta në renditjen e qyteteve më të mira për të punuar në distancë. Një realitet multikulturor, i ri dhe në fermentim, përveçse absolutisht elegant dhe interesant.
Taipei, teknologjik dhe njerëzor
Vend i katërt për Taipei, një nga qytetet më të avancuara dhe teknologjike në botë, por edhe me një fytyrë njerëzore dhe adapte për familjen. Pa harruar se është lehtësisht i kalueshëm falë metrosë dhe rrjetit efikas të autobusëve.
Nikozia, me 283 ditë me diell në vit
Medalje bronzi për Nikozinë, kryeqytetin e Qipros. Qyteti i fundit i ndarë në botë, por që ofron, përveç atraksioneve, një mesatare prej 283 ditësh me diell në vit dhe kushte të shkëlqyera për sa i përket “kostove dhe sigurisë”.
Lisbona, qyteti magjik
Shkalla e dytë i podiumit në renditjen e qyteteve më të mira në botë ku mund të punohet nga distanca për Lisbonën magjike, një vend vërtet magjepsës që shënon rezultate mbi mesataren pothuajse në të gjithë sektorët e analizuar.
Brisbane, më i miri i të gjithëve
Është Brisbane qyteti më i mirë në botë për të punuar në distancë falë temperaturës mesatare prej 22 ° C. Qyteti ofron kushtet më të mira klimatike për mirëqenie dhe produktivitet, duke marrë një rezultat veçanërisht të lartë pasi gjuha zyrtare është anglishtja dhe sistemi shëndetësor rezulton veçanërisht efikas.