GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Të mallkuarit e politikisht korrektes

Nuk ndalet gjuetia e shtrigave prej bartësve të politikisht korrektes, që ka rimarrë vrull dhe energji pasi protestat që ndodhën në SHBA pas vdekjes së George Floyd devijuan nga qëllimet e tyre sociale dhe të hegjemonizuara nga lëvizje në të cilat prosperojnë ithtarë të cancel culture dhe culture war kundër të gjitha figurave historike të cilat mund edhe vetëm të dyshohen se nuk u përmbahen kanuneve të ‘progresizmit’ bashkëkohor.

Rasti më shqetësues është konstatimi i pranisë së një lëvizjeje të madhe mediatike dhe opinioni pas kësaj vale në rritje protestash të montuara. I fundit që e pësoi ishte Volteri.

Filozofi i madh francez i shekullit të tetëmbëdhjetë u fshikullua në rreshtat prestigjioze të Foreign Policy, nga skena e së cilës gazetarja freekance franko-algjeriane Nabila Ramdani theksoi se Volteri do ka përhapur “errësirë, jo iluminizëm”, duke ftuar Francën të ndalonte “adhurimin” e një “racisti antisemit i cili frymëzoi Hitlerin”.

Pavarësisht se akuza e përgjithshme se ka “frymëzuar Hitlerin” është e pakuptimtë (a duhet të shkatërrohen të gjitha disqet e Wagner vetëm sepse Fuhrer ishte i dashuruar pas muzikës së tij? Apo të digjen publikisht nëpër sheshe të gjitha librat e Hegel dhe Nieçes sepse nazizmi i bënte një interpretim sipas interesit të tij?) Artikulli i Ramdanit është një shembull tipik i ideologjisë reduksioniste dhe të njëanshme që gjallëron ikonoklastët e politikisht korrektes.

E themeluar në një narcizëm substancial, në bazë të aksiomës sipas të cilës nëse figurat dhe ngjarjet e së kaluarës nuk janë konformuar me diktatet e besimit civile ‘progresist’ të sotëm është historia që është medoemos e gabuar.

Së cilës i shtohet edhe viktimizmi bazik për të cilën Robert Huges pati shkruar në 1993 duke e përshkruar hegjemoninë politikisht korrekte të sapolindur si Kultura e rënkimit.

Në emër të progresit dhe respektit për ndjeshmërinë e pakicave dhe grupeve që konsiderohen domosdoshmërisht më të dobëta, politikisht korrektja bëhet imponuese, pretendon të rishkruajë historinë dhe e përkul narracionin në vetvete.

Protestat e verës shënuan një rritje të fushatës frontale të demonstruesve dhe protestantëve kundër një numri të madh figurash historike, nga të cilat Volteri është vetëm shembulli i fundit.

Në Shtetet e Bashkuara, shënjestra e parë ishte një armik klasik i ithtarëve të cancel culture: Kristofor Kolombi.

Navigatori i madh gjenovez u konsiderua simboli i kolonializmit dhe represionit që pasoi zbulimin evropian të Amerikave dhe për këtë arsye nxitësi i mundshëm moral i vrasjes së George Floyd.

Lufta ndaj Kolombit ishte e pamëshirshme: statujat me kokë të prera, si në Boston, heqje parandaluese për të shmangur vandalizmin, siç ndodhi në Çikago, monumente të çmontuara si haraç i administratave dhe qeveri lokale për demonstruesit dhe për Black Lives Matter.

Janë të paktën tridhjetë e pesë monumente të Kolombit që janë hequr në SHBA nga qershori deri më sot.

Dhe shumë figura të tjera nuk patën fat më të mirë: Thomas Jefferson, Ulysses S. Grant dhe Theodore Roosevelt, tre presidentë të kaluar të SHBA, përfunduan në shënjestër të si “racistë” dhe monumentet e tyre u shkatërruar nga Georgia në Kaliforni.

Një armik më pak i njohur i politikisht korrektes ishte San Junipero Serra, frati dhe misionari spanjoll që jetoi nga 1713 në 1784 i famshëm për evangjelizimin e Kalifornisë, i kanonizuar më 2015 nga Papa Françesku në një ceremoni në Uashington e cila u konsiderua si një ngjarje e rëndësishme për të rritur shpirti latin të Shteteve të Bashkuara.

Por, për Junipero Serra, për fat të keq, kjo nuk mjaftoi: gjahtarëve të shtrigave nuk i pëlqente fakti që ai në gjallje pati shprehur konsiderata negative për kulturën e vendase amerikanë. Dhe të paktën shtatë monumente të tij janë shkatërruar në të gjithë Kaliforninë.

Feja është sulmuar frontalisht edhe në themelet e saj. Më 23 qershor, aktivisti Shaun King, një nga liderët e lëvizjes Black Lives Matter (BLM), kërkoi të shkatërroheshin të gjitha statujat dhe të çdo shenjë e Jezusit dhe Virgjëreshës si “evropianë të bardhë”, të cilët ai tha se përfaqësojnë një formë të “supremacizmit të bardhë”.

Këto thirrje kanë ndikimin e tyre në valën globale të protestave, dhe duke mbetur në këtë çështje, shohim atë që po ndodh në Poloni, ku aktivistët pro-LGBT kanë sulmuar kisha dhe vende simbolike të katolicizmit kombëtar prej javësh të tëra, duke detyruar autoritetet të forcojnë kontrollin nëpërmjet forcave të policisë në vendet e kultit.

Ndërsa nga nga Vox.com lindi lufta kundër një figure qendrore për letërsinë amerikane të shekullit XX, Howard Philips Lovecraft.

Autori i madh i historive horror, me ndikim në një gamë të gjerë shkrimtarësh që ka tek Stephen King fytyrën e tij më të famshme, i cili vdiq më 1935 është në shënjestër të për shkak të shprehjes së konsideratave raciste kur ishte gjallë.

Deri në gjysmën e parë të Nëntëqindës, në çdo rast, ishtë organike një perceptim i maxhorancës Wasp (të bardhë, protestante, anglo-saksone) të popullsisë amerikane i një ndjenje superioriteti, shumë shpesh e devijuar karshi grupeve të tjera etnike: por për të hyrë në terrenin e rrëshqitshëm të identifikimit midis mendimeve të autorit dhe vlerave objektive të veprës është gjithmonë një rrezik.

Në Londër, përfunduan nëpër kanale dhe kazane as më shumë e as më pak por Charles Dickens dhe Ludwig Beethoven; në të kaluarën ka qenë kantori i Indisë britanike Rudyard Kipling objekt diskutimi.

Nga njëra anë e Atlantikut në tjetrën, nuk mund të mos përmendim atë që për protestuesit evropianë është armiku par-exelence: Winston Churchill, kryeministri britanik që “ishte thjesht një racist”.

Imazhet e vandalizmit të pësuar nga statuja e ish-kryeministrit para Parlamentit Anglez i kanë hapur sytë shumë njerëzve përsa i përket devijimit të protestave drejt ikonoklastisë.

Një fat i ngjashëm edhe për eksploruesin Cecil Rhodes, teksa shumë më i përpiktë dhe e hollësishme ishte gjahu ndaj statujave të financuesve apo investitorëve të tregtisë së skllevërve që Anglia koloniale e zhvilloi edhe në epokën moderne.

Hulumtimi, në mënyrë të pashpjegueshme, ka neglizhuar investitorin e tij më të famshëm: Isaac Newton, i cili në fund të shekullit të shtatëmbëdhjetë ishte një financues aktiv i cili siguronte shumë para prej pasurive perandorake të Londrës.

Presim që politikisht korrektet të mohojnë, për koherencë, edhe vlefshmërinë ligjore të gravitacionit universal.

Në Shqipëri, fatmirësisht fenomeni akoma nuk ka mbërritur dhe kjo vetën fakë faktit të dyshimtë që qenies në krye të vendit të një qeverie ekstremisht të majtë, pra shumë e afërt me ‘progresistët’ e politikisht korrektes, por edhe faktit që në vendin tonë nuk ka pasur figura të shquara të niveleve të sipërcituara.

Arsyetojmë për absurdet, por duam të paralajmërojmë për çmendurinë ku mund të çojë cancel culture.

Për profesorin e Universitetit të Kolumbisë David Freedbergg “polemikat ikonoklastike udhëtojnë nëpërmjet kulturave dhe feve dhe janë një fenomen ciklik dhe i përsëritur. Nga lëvizja e madhe ikonoklastike e Bizantit, duke kaluar përmes Reformës protestante, Revolucionit Francez, Revolucionit Rus, deri në shembjen e statujave të Saddam Hussein në Bagdad në 2003 ”.

Sidoqoftë, ikonoklasma e politikisht korrektes shton një element tjetër problemistik: ajo synon çmontojë pa propozuar të ndërtojë gjë tjetër në vend të rrënojave të mbetura në tokë.

Duke qëndruar tek memorae damnatio dhe përpjekja për të zotëruar me forcë të kaluarën, e rëndë është se e gjithë kjo, zyrtarisht, bëhet në emër të një njeriu, viktimë e arbitraritetit të policisë në provincën amerikanë.

Kujtimi i të cilit tani përdoret si kalë betejash që shumë pak kanë të bëjnë me pretendimet shoqërore dhe personale të të margjinalizuarve në të gjithë botën.

You might also like