GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Të shemb shtëpinë, të rreh dhe s’të le as të qash

Me këpucët e vjetëruara, të lyera me pluhurin e shtëpisë që ia shkatërroi pushteti, banorët e zonës së “5 Majit” në Tiranë u ndalën në një protestë para Parlamentit. Kaluan ministra e deputetë, të strukur nën palltot e ngrohta të lëkurës së gjarprit me zile, por anjëri prej tyre nuk ktheu as kokën, pasi filmin do e nste dhe bitiste ai më i madhi. Malinjiteti nuk njeh kufi. I rrahën, ua prishën banesat, trishtuan të madh e të vogël, i përplasën në dyart e komisariateve dhe në fund nuk mjaftohet me kaq. Kënaqet kur vuajtja vijon e vijon, madje duke u treguar forcën edhe në takimin që pati me ta.

Kjo ishte sjellja e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme. Ai mori tre përfaqësues të banorëve për “ti dëgjuar”, por në fund u bërtiti “pushoni dhe më dëgjoni mua”. Të vuajturit që ja rrafshuan shtëpitë morën vulën e fundit të një pushteti që pasi të rrënon psikologjikisht, të le edhe pa strehë kënaqet kur të sheh që lëngon dhe të bërtet që të pushosh, të mos qash me zë.

“Banorët do të trajtohen me dinjitet”-tha Rama. Ata janë trajtuar me dinjitet, kur tre lloje policishë dhe sektorësh mësynë në shtëpitë e tyre. Zvarrë u tërhoqën qytetarët që gjetën, burra e gra, në komisariate përfunduan bashkë me tmerrin se kur të dalin prej aty banesa do jetë rrënuar nën këmbët e tyre të zbathura që shtypen edhe nga çizmja e rëndë e dy pushtetarëve; Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Ku ka “trajtim” më dinjitoz se kaq. Vetëm qeveria jonë qëndrore dhe lokale ta ofron diçka të tillë, që në emër të strehimit largon qindra banorë nga shtëpitë e tyre duke ndërtuar pallate dhe qendra tregtare që do të shërbejnë si vend pasurimi për pushtetin dhe një grup oligarkësh që do kryejnë ndërtimin.

Në takim me banorët duhet të ishte Erion Veliaj, por ky i fundit ka probleme më të mëdha, pasi është i përfshirë në betejën me kreun e FSHF-së, për të marrë edhe atë pjesë që sikurse e tha vetë qeveria nuk e kontrollon. Gjithashtu Veliaj i ruhet çdo të papriture, pasi sikurse është vetëdeklaruar i ka “bolet prej hekuri”. Kjo mund të shkaktojë probleme pasi janë me dhjetëra fadroma dhe rruspa të cilat mund të krijojnë “fushë magnetike” dhe të tërheqin pa dashje pas edhe hekurat nën këmbët e numrit një të kryeqytetit. Po, trajtim me dinjitet!


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More