GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Tempujt e besimit në portat e parajsës

Edi DELIU – Janë dy tempuj të jashtëzakonshëm budistë, në Kinë, si të varur mbi re, një hap nga parajsa

Ka vende në botë që janë të pabesueshme dhe shikimi i tyre mund të ndryshojë vërtet gjithçka. Ky është rasti i Fanjingshan, i njohur gjithashtu si rezervati natyror i Malit Fanjing, në provincën Guizhou.

Këtu, në një vend që shtrihet në Kinën jugperëndimore, dy tempuj budistë janë të vendosur në majën e malit Fanjing dhe prania e tyre duket sikur hap dyert e parajsës.

Mali Fanjing, i bërë në 2018 pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, 2572 metrat e tij lartësi, përfaqëson të vetmin ekosistem pyjor primar që është ruajtur në botë në këtë lartësi.

Por bimët, disa që me përkatësi shekuj e shekuj më parë, nuk janë protagonistët e vetëm të një vendi kaq magjik dhe të veçantë. Mali Fanjing është para së gjithash një vend i shenjtë, kinezët në fakt e quajnë atë bodhimaṇḍa, vendi i ndriçimit.

Vendi më tërheqës në të gjithë rezervatin natyror të malit Fanjing është padyshim maja e re e artë. Në 2336 metra mbi nivelin e detit janë dy tempuj budistë të lidhur mes tyre nëpërmjet një ure të gurtë. Ata janë përkatësisht tempulli i Budës dhe tempulli Maitreya.

Një rrugë e gjatë dhe e lodhshme, e përbërë prej pothuajse 9000 shkalloresh, i mundëson udhëtarëve të arrijnë majën e Fanjingshan dhe të prekin qiellin: varur midis reve, në fakt, shijohet një panoramë që të lë pa frymë.

Ajo që ofron Fanjing është një nga spektaklet më befasuese në botë, prania e tempujve të ndërtuar mbi ato maja të paarritshme gjithashtu bën gjithçka edhe më mistike.

Një përvojë për sytë dhe shpirtin jashtë normales. Përveç admirimit të reve nën këmbët tuaja, ju mund të vëzhgoni shkëmbinjtë vertikalë mahnitës në formë paralelopipedesh dhe të shijoni heshtjen dhe shenjtërinë e ndërtesave pas ngjitjes së 90000 shkallëzave.

Lodhja e rrugës torturonjëse që duhet bërë për të arritur në majë ripagohet nga gjithçka që sytë tuaj mund të shohin dhe zemra juaj mund të ndjejë: një eksperiencë në portat e parajsës që duhet bërë për të paktën një herë në jetë.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More