GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Terminatorët e rinj Bmpt-72 mbërrijnë në kufirin me Ukrainën

Të hënën e 21 shkurtit, një tren me disa BMPT-72 “Terminator” rusë, të drejtuar kah perëndimit, u pa duke kaluar nëpër qytetin e Yelets, rajoni i Lipetsk, një provincë ruse afër atyre të Voronzeh dhe Kursk, të cilat ndodhen në kufi me Ukrainën.

Një vëzhgues i rastësishëm, në një video, ka kapur kalimin e trenit të ngarkuar me mjete ushtarake të llojeve të ndryshme, duke përfshirë nëntë “Terminator”, një mjet i armatosur në mbështetje për Mbt (Main Battle Tank) i zhvilluar në Rusi në fillim të viteve 2000 në vazhdë të eksperiencës së fituar gjatë konfliktit në Çeçeni.

Bmp-72 i parë, në formë modeli, u shfaq për publikun më 2001, ndërsa dizajni aktual u zbulua më 2002. Mjeti bazohet në shasinë e tankut T-72 dhe në versionin e tij të parë ishte i armatosur një Atgm Anti Tank Guided Missile) 2A42 të vetme, katër Atgm “Kornet” dhe një mitraloz Pktm 7.62 mm si armatim dytësor.

Një tjetër zhvillim pa daljen e një çifti topash automatikë 30 mm dhe “Kornet” është zëvendësuar me më modernët Atgm “Ataka-T”. Kjo raketë antitank, sipas pretendimeve të prodhuesit, mund të depërtojë 800 mm të armaturës homogjene tip Era (Explosive Reactive Armour) me testatën e saj Heat (High Explosive Anti Tank). “Terminator” ka të montuar katër nga këto raketa të pozicionuara në çifte, në të dyja anët e topave automatikë prej 30 mm dhe vlerësohet të kenë një rreze maksimale prej 5800 metrash.

https://twitter.com/GirkinGirkin/status/1495462683218427914?s=20&t=xIPT3HLI1BSjAp5YCRCZ5w

Bmpt-72 fuqizohet nga një motor multi-karburant që nxjerr rreth 1000 kuaj/ fuqi që shtyn 48 tonelatat e peshës (të presupozuar) në një shpejtësi maksimale prej 60 kilometrash/ orë, me një autonomi prej 550 kilometrash. Lartësia nga toka është prej rreth 3.5 metrash dhe është në gjendje të kalojë nëpër ujëra të thella deri në 1.8 metra me pajisje speciale.

Ekuipazhi, gjatë zhvillimit të tij, u reduktua nga pesë në tre persona: komandanti i mjetit, pilot dhe artilieri. Për sa i përket mbrojtjes, “Terminator”-i me shumë gjasa ruan atë të një T-72BM, apo edhe të një T-90. Dimë edhe se ka të tjera masa shtesë për mbrojtjen NBC (Nukleare, Biologjike e Kimike).

Disa nga Bmpt-72 të parë në tren u pajisën me një kamuflazh të improvizuar dimëror, me panele të bardha të aplikuara me sa duket për të thyer gjurmën vizuale të mjetit kur të operojë në mjedise me dëborë. Siç e përmenda më lart, “Terminator” është zhvilluar për të përmbushur një kërkesë shumë të veçantë të ushtrisë ruse për një mjet luftarak të rëndë këmbësorie të optimizuar për luftën counterinsurgency urbane, siç ishte ajo e eksperimentuar nga Moska në dy fushatat çeçene në mesin e viteve ’90 dhe fillimi i viteve 2000.

Të dyja kanë parë automjete të blinduara tradicionale të pësojnë humbje të mëdha në mjedisin urban dhe kanë kontribuar shumë në ndryshimin doktrinor dhe riorganizimin e ushtrisë ruse të dëshiruar më 2008 nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Anatoly Serdyukov, i cili njihet me emrin “New Look”.

Rusia ka dërguar të paktën një BMPT-72 në Siri për testime luftarake që nga viti 2017. Duket, siç raportohet nga The Drive, se ai “Terminator” është i pajisur me forca të blinduara edhe me armë shtesë përgjatë anëve të saj.

Siria, siç është thënë në shumë raste nga shërbime të ndryshme inteligjence, ka qenë një “fushë probe” për armatimet e reja ruse, ndër të cilat, përveç BMPT-72, edhe gjuajtësit e gjeneratës së pestë Su-57 dhe disa Ugv (Unmanned Ground Vehicle) për luftë, të cilat megjithatë, me sa duket, nuk kanë dhënë prova të mira. Sidoqoftë, nga ajo eksperiencë duket se ka lindur një version i ri i mjetit, “Terminator 3”, i cili mund të bazohet në shasinë e tankut të avancuar T-14 Armata.

Bmpt-72 duket se është dorëzuar sërish në pak ekzemplarë në njësitë e blinduara ruse, veçanërisht po të mendohet se të parat i përkasin divizionit të 90-të.

Ardhja e dukshme e “Terminator”-ëve midis forcave që vazhdojnë të mblidhen rreth kufijve me Ukrainën duket se tregon se Kremlini planifikon të kryejë operacione në zonat urbane nëse do të zgjedhë për “vënien në siguri” të të gjithë rajonit të Donetskut dhe Luhanskut ose, një mundësi për të mos u nënvlerësuar, që synon të djegë kohët dhe të vazhdojë deri në lumin Dnieper, për të kryer njëkohësisht edhe një ndryshim regjimi në Kiev dhe për të krijuar një qeveri të re që Moska mund të ta kontrollojë.

Në fund të fundit, përdorimi i këtij mjeti të veçantë do të ishte një “harxhim i kotë” për një operacion peace keeping, si ai që Presidenti Vladimir Putin inauguroi orët e fundit në dy republikat separatiste të Donbasit: territori është tashmë nën kontrollin e milicëve prorusë dhe nuk është e nevojshme të organizohen operacione të tipit counterinsurgency.

Ndërkohë që pikërisht kjo ardhje e re së bashku me masën e pafund të mjeteve dhe njerëzve rusë që vazhdojnë të mblidhen në kufirin me Ukrainën, sugjeron se në planet e Kremlinit ka diçka më shumë sesa një operacion i thjeshtë “paqësor” në Donbasin secesionist.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More