Terrorizëm mbi kryeqytetin
Vehap KOLA
Nuk ka emër tjetër për këtë plojë mbi çdo simbol, mbi çdo shenjë te ekzistencës tonë si njerëz dhe komunitete të qytetëruar.
Kushdo që po ndihmon në futjen e Kullës së Sahatit dhe Xhamisë së Et’hem Beut në xhepin e një masivi të fraksionuar betoni duhet paralajmëruar se kjo do të ketë një çmim të dhimbshëm, shumë shpejt.
Ndërsa vetë ndërtesa banale dhe e fëlliqët siç është nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në këmbë me Kullën e Sahatit dhe Xhaminë e Et’hem Beut në xhep.
Çdo qeveri që vjen pas kësaj qeverie kancerogjene duhet ta gjejë kazmën për ta lëshuar tokë dhe për ta varrosur këtë turp të epokës.