GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Tina Turner, 80 vjeç: Leksionet që na vijnë nga tigri i rockut

Ikona feministe, me timbrin vokal dhe flokët krifë luani: pavarësisht daljeve të saj tashmë sporadike, Tina Turner është një shembull i jashtzakonshëm ende, edhe sot, për të gjithë ne. Le ta celebrojmë pra me gjërat më kryesore që na mësoi gjatë karrierës së saj të jashtëzakonshme

Gjysmë shekulli në skenë, 180 milion disqe të shitura dhe 11 çmime Grammy Awards. Tina Turner mbush 80 vjeç si mbretëreshë e rock-ut. Anna Mae Bullock – ky është emri i saj i vërtetë – lindi në 26 nëntor 1939 në jugun e thellë të Shteteve të Bashkuara, në Nutbush të Tenesi. Vajza e një pastori, që në moshën dhjetë vjeçare ajo këndonte në korin e kishës. Një karrierë e shënjuar që në fillim nga takimi me ish-bashkëshortin, Ike Turner, pionier i fuzionit mes muzikës soul dhe rock.

Dyshja do të korrë popullaritet të madh në vitet ’60 dhe ’70 falë këngëve si Proud Mary, Nutbush city limits dhe River deep mountain high. Pra, për ta kuptouar më mirë, Rolling Stones në atë kohë ishin grupi i tyre shoqërues. Pas vitesh abuzimesh të pësuara nga partneri i dhunshëm, këngëtarja arrin të shpëtojë nga kafazi i Ike-s për të ecur me këmbët e saj (legjendare). Nga mesi i viteve 1980, Tina Turner këndon si mbretëreshë e padiskutueshme e muzikës në vijim të boom-it të jashtzakonshëm të albumit të saj solo Private Dancer, hite të tilla si What’s love got to with it, The best dhe me paraqitjen e saj të paharrueshme në Mad Max përtej sferës të zërit, ku interpreton këngën kryesore të kolonës zanore We Don’t Need Another Hero (Ne nuk kemi nevojë për një Hero tjetër).

E paharrueshme me pasthirrmat e saj vokale dhe flokët krifë luani, tigresha është një shembull i shkëlqyeshëm për të gjithë sot. Mjaft të themi se jeta e saj e pabesueshme është bërë një muzikal mjaft i suksesshën. Për të festuar 80 vitet e tij të jashtëzakonshme, ja leksione që kemi mësuar nga «Simply The Best»:

1. Me rezistencë, mund të kapërceni gjithçka

Pas një martese plot abuzime, gjatë së cilës ajo u përpoq të bënte edhe vetëvrasje, Tina arrin të ngrihet dhe të rimarrë vendin e saj në skenë.

2. Ike & Tina Turner

Siç shumë e dinë, fillimi i karrierës së tij është i lidhur me ish-bashkëshortin e saj të dhunshëm, Ike Turner, një pionier i shkrirjes së soul dhe rock-ut. Dyshja do të fitojë popullaritet të madh në vitet ’60 dhe ’70 falë hiteve si Proud Mary, Nutbush city limits e River deep mountain high. Pra, për ta kuptojmë më mirë, Rolling Stones në atë kohë ishin grupi i tyre shoqërues. Mick Jagger do të rrëfente shumë vite më pas se ai i kishte “vjedhur” nga mikesha e tij hapat e famshëm të kërcimit.

3. Mund t’ju marrin gjithçka, por jo talentin

Kur u nda nga Ike Turner, pas afro 20 vjet martesë, Tina ishte një nënë beqare 39-vjeçare me katër fëmijë në ngarkim. Gjatë divorcit ajo humbi gjithçka: paratë, pronat, copyrightin. Por ka një gjë të cilën askush nuk ka arritur dot t’ja marrë, atë talent të jashtëzakonshëm të kombinuar me një grintë të hollë.

4. Zëri i Tinës

Më një zë të ashpër e të ëmbël prej gjysëm sopranoje, tigresha e rock-ut arrin tonalitetin 4 oktava.

5. Talenti nuk njeh skadencë

Tina bëhet një rock star në moshën 40 vjeç. Rilindja e saj (si personale ashtu dhe artistike) ndodhi në 1979 falë një takimi me menaxherin e Olivia Neëton-John, Roger Davies, i cili e mori atë me vete në Los Angeles dhe e shndërroi në një nga divet më të mëdha të të gjitha kohërave.

6. What’s Love Got to Do with It, 1984

Në atë kohë, këngëtarja nuk kishte asnjë single në hit parade prej rreth pesëmbëdhjetë vjetësh. Kur kënga mbërriti në majë të Billboard Hot 100 dhe qëndroi atje për tre javë, What Love Got Got To Be With It u bë i pari numër një në karrierën prej solisteje të Tina Turner. Ai single shënoi edhe një rekord të ri. Me 45 vitet e saj, Tina ishte artistja më e moshuar që arrinte kreun e renditjes.

7. Mëso nga eksperiencat e kaluara dhe ec përpara

Përgjatë rrugëtimit të saj, Tina shkroi një libër për të ndihmuar gratë e tjera që kishin përjetuar eksperienca të ngjashme me të. Pastaj hodhi gjithçka pas krahëve dhe vazhdoi.

8. We Don’t Need Another Hero, (Nuk kemi nevojë për tjetër Hero) 1985

Himn kundër dhunës, We Don’t Need Another Hero, (Thunderdome) është kënga pararendëse e kultit fanta-apokaliptik Mad Max – Përtej sferës së vetëtimës së George Miller, në të cilin Tina ofron një pamje të paharrueshme në rolin si Aunty Entity krahas Mel Gibson.

9. Mos lejo që të tjerët t’ju përcaktojnë

Tina nuk u dorëzua kur Capitol Records i tha që ajo ishte “shumë e zezë” për t’u ecur përpara. Me këmbëngulje dhe punë të palodhur, këngëtarja detyroi firmën e njohur muzikore të besojë tek ajo. Shumë i rëndësishëm rezultoi të ishte edhe roli i mikut të saj, David Boëie, i cili i bindi prodhuesit që t’i jepnin një shans.

10. Tina – What’s Love Got to Do with It, 1993

Në 1991, Tina nënshkroi një autobiografi bestseller nga e cila lindi filmi me Angela Bassett dhe Laurence Fishburne, të dy kandidatë për çmimin Oskar, dhe për të cilin këngëtarja regjistroi edhe kolonën sonore me të njëjtin titull.

11. Minifundi nuk njeh moshë …

… nëse di ta mbash si ajo.

12. Tina për veshjet e saj

«Ndonjëherë mendoj se në moshën time duhet të ndal me rrobat e seksi dhe me gjithë atë lëvizje: Nuk dua të bëhem gjyshja e rrokut. Por publiku vazhdon të më ndjekë. Dhe në pasqyrë nuk e shoh veten të vjetër. Përkundrazi! Ndihem gjithmonë 30 vjeçe, jam plot energji që më vjen nga brenda”.

13. Zgjidh me kujdes personat që frekuenton

E shpëtuar nga kafazi i ish-bashkëshortit Ike, Tina ndërroi miqësi dhe shokët e punës. Vetëm në këtë mënyrë arriti të rifitonte fuqitë e saj.

14. The Best, 1989

Jo të gjithë e dinë se kënga më e njohur e Tina Turner u këndua fillimisht nga Bonnie Tyler, një vit më parë.

15. Nuk është e rëndësishme se çfarë ndodh me ju, por si përballesh me të

Tina është shembulli i gjallë.

16. Rocker i rekordeve

Gjatë karrierës së saj të lavdishme, Tina ka marrë 11 çmime Grammy Aëards, prej të cilëve tetë kompetitive dhe tre nderi. Në vitin 1986, fiton yllin e tij në Hollyëood Walk of Fame. Turner u pranua gjithashtu edhe në Kennedy Center Honors, duke hyrë kështu në rrethin e kufizuar të artistëve që morën këtë mirënjohje, ku bëjnë pjesë edhe Aretha Franklin, Ray Charles, Little Richard dhe Chuck Berry.

17. Ndonjëherë, na duhet ndihma e një perëndie

Këngëtarja ka treguar që brendia shpirtërore mund të ndryshojë jetë.

18. Tina dhe feja

E refuzuar nga prindërit e saj dhe abuzuar nga bashkëshorti, Tina e gjeti veten duke praktikuar budizmin e Nichiren pasi e zbuloi atë falë mikes së saj Valerie Bishop.

19. Dashuria e vërtetë ekziston …

Mjaft të dish ta presësh

20. Tina dhe dashuria e vërtetë

Erwin Bach, produktor zviceran 16 vjet më i ri, është dashuria e saj e vërtetë. Ai që i riktheu jetën duke i dhuruar asaj një veshkë, pasi këngëtarja ishte goditur nga një tumor. Pas një love story prej 27 vitesh, Tina martohet me Erwin në vitin 2013, vit në të cilin ylli heq dorë nga shtetësia Amerikane për të marrë atë zvicerane.

Materiali është përgatitur dhe përshtatur nga redaksia

Ju gjithashtu mund të pëlqeni