Tirana, qytet më i shtrenjtë, por edhe më i varfër se Shkodra, Durrësi, Fieri, Vlora dhe Korça

Në secilin prej qyteteve të mëdha të vendit jetohet më lirë se në Tiranë. Qiratë janë në Shkodër janë 60% më të lira se në Tiranë, në Durrës 40% më lirë, në Fier mbi 50%, në Vlorë 60% dhe në Korçë 70% më lirë se në Tiranë.
Edhe fuqia blerëse e banorëve të këtyre qyteteve është, për pasojë, më e lartë se e qytetarëve të Tiranës. Fuqia blerëse në Shkodër është 4% më e lartë se në Tiranë, në Fier 33%, në Korçë 30%.
Durrësi dhe Vlora kanë fuqi blerëse 4 % dhe 5% më të ulët, që është një diferencë e parëndësishme për një qytet krahasuar me kryeqytetin.
Pra, në Tiranën e Erion Velisë njerëzit bëjnë një jetë më të keqe se në në qytetet e tjera të mëdha të vendit.
Megjithatë, Erion Veliaj rreh gjoks se ai i ka bërë tiranasit më të pasur dhe me më shumë mirëqenie.
Për fat të keq, kryeqyteti i vendit ka vetëm kostot e larta të jetesës. Sa i takon punësimit dhe të ardhurave, ai është thjesht një feud i varfër skllevërish.
Si të mos mjaftojë kjo, qytetarët e Tiranës kanë më pak orë furnizimi me ujë, ajër më të keq, transport më të ngadaltë dhe stresues dhe rrugë më të pista se qytetet e tjera.

