GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Tobey Maguire, ish Spidermani feston 45 vjeç (dhe 2 dashuri me Tatiana Dieteman)

Aktori, i lindur në Santa Monica më 27 qershor 1975, i divorcuar nga Jennifer Meyer që i dha dy fëmijë, është i lidhur me modelen njëzet e shtatë vjeçare që nga viti 2018. Një histori e jetuar, siç është në stilin e yllit, sa më larg që të jetë e mundur nga qendra e vëmendjes

Tobey Maguire feston 45 vjeç. Të jetuar në emër të suksesit në karrierë por me plagët e mungesës së stabilitetit të përjetuar si fëmijë. Lindur në Santa Monica, Kaliforni, më 27 qershor 1975, djalë i prindërve të ndarë, ai e kaloi fëmijërinë e tij duke lëvizur nga një qytet në tjetrin për të jetuar alternativisht me nënën, babanë apo anëtarët e tjerë të familjes. Si fëmijë dëshironte të ishte kuzhinier por nëna Wendy, producente dhe skenariste, i premtoi 100 dollarë nëse regjistrohej në një kurs aktrimi.

Dhe prej aty filloi e gjitha. Pasi u bë i famshëm duke qenë Spider-Man i parë kinematografik, Maguire vitet e fundit e ka rralluar aktivitetin e tij si aktor për t’iu përkushtuar kryesisht atij të producentit.

Për jetën e tij sentimentale është ditur gjithmonë pak. Sepse ylli ka bërë gjithçka për ta mbajtur larg vëmendjes. Në vitin 2016 ai përfundoi në qendër të gossipeve, edhe pse s’do ta kishte dashur, nga divorci me Jennifer Meyer pas nëntë vjet martese. Të dy, prindër të Ruby dhe Otis, 13 dhe 11 vjeç, i thanë lamtumirë njëri-tjetrit me një deklaratë të përbashkët: “Pasi diskutuam për një kohë të gjatë dhe pasi reflektuam, arritëm në vendimin për t’u ndarë si çift. Si prindër të devotshëm, përparësia jonë mbetet që t’i rrisim fëmijët tanë së bashku, me dashuri, miqësi dhe respekt”.

Shoku më i mirë i Leonardo DiCaprio dhe designerja e xhevahirëve ishte takuar në fillim të vitit 2003. Dasma u zhvullua katër vjet më vonë, një ceremoni intime dhe romantike në Hawaii. “Është periudha më e mirë e jetës sime, po martohem. Po eci tre metra sipër qiellit”, thoshte ajo në atë kohë. Dhe Tobey, që cili kishte pasur një fëmijëri të vështirë, nuk mund të mos ishte më pajtohej: “Dëshiroj thjesht pak stabilitet”. Fatkeqësisht, nuk zgjati shumë. Por të dy ish-bashkëshortët mbetën në marrëdhënie të mira, aq shumë sa Jennifer në një intervistë të fundit për US Weekly e ka quajtur Tobey “ish-burri më i mirë në botë”.

Pas ndarjes, aktori gjeti dashurinë me modelen 27 vjeçare Tatiana Dieteman. Ata, sipas PageSix, janë të fejuar që nga vera e vitit 2018, por gjithmonë e kanë jetuar dashurinë e tyre larg vëmendjes. Asnjë prej tyre nuk ka thënë ndonjë fjalë për marrëdhënien që zgjat prej rreth dy vjetësh. Por një burim ditët e fundit ka zbuluar për Us Weekly se “ata jetojnë së bashku dhe janë shumë të lumtur”. Duke shtuar se “fëmijët e tij e adhurojnë Tatianën”. Dhe se modelja “ka marrëdhënie të mira edhe me ish-gruan e Tobey”. Në moshën 45 vjeçare, ylli ka gjetur, me sa duket, stabilitetin të cilin dëshironte gjithnjë.

You might also like