GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Tom Cruise bashkëpunon me NASA dhe Elon Musk për të realizuar një film në hapësirë

Nuk ka ende detaje të sakta dhe projekti është i zhytur në misterin më të thellë (dhe plot dyshime). Por ajo që dihet është se NASA po planifikon të bashkëpunojë me Hollywood-in për të bërë një film në hapësirë, dhe se ylli Tom Cruise mendohet të jetë pjesë e projektit.

“Kemi nevojë për media popullore për të frymëzuar një gjeneratë të re inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t’i kthyer në realitet planet ambicioze të NASA-s” ka tweetuar Jim Bridenstine, numri një i agjencisë hapësinore amerikane. Sipas Hollywood Deadline, në film mund të bashkëpunojë edhe SpaceX Elon Musk për të realizuar atë që do të ishte filmi i parë që do të xhirohej në hapësirë.

You might also like