Tom Hanks dhe Rita Wilson dhurojnë gjakun, për zhvillimin e vaksinës Coronavirus
Aktorët, pasi u shëruan nga Covid-19, kanë vendosur t’i japin një dorë shkencës: “Kemi dhuruar gjakun, duke shpresuar se antitrupat tanë janë të dobishëm për kërkimet dhe eksperimentimin e një vaksine”
Në fund të marsit, Tom Hanks dhe Rita Wilson, ndër njerëzit e famshëm të parë që rezultuan pozitivë ndaj Coronavirus, njoftuan se ishin shëruar. Dhe tani duan t’i japin një dorë shkencës: “Kemi dhuruar gjak, me shpresën se antitrupat tanë do të jenë të dobishëm për kërkimin dhe eksperimentimin e një vaksine kundër Covid-19”, tha Hanks gjatë një interviste në radion publike amerikane. NPR. “Shpresoj që ta quajnë Hank-sinë,” tha ai me shaka, duke bërë një lojë në mbiemrin e tij dhe fjalët “vaksinë”.
Në ditët e kaluara Rita, duke folur në CBS This Morning, kishte rrëfyer gjithashtu edhe ajo përvojën si një koronavirus pozitive: “Kisha ethe, isha shumë e lodhur, ekstremisht me shumë dhmbje, ndjehesha e sikletshme, nuk doja të me prekte njeri me dorë. Kisha humbur ndjesinë e shijes dhe aromës”. Të ndryshme dhe më të buta, simptomat e Tomit.
Të dy aktorët zbuluan se ishin pozitivë me virusin në 12 mars gjatë një udhëtimi pune në Australi. Por Rita, në një intervistë me CBS, qartësoi që nuk e di se ku dhe kur ajo dhe burri i saj ishin infektuar. Sipas zyrtarëve australianë, çifti mund ta ketë hasur koronavirusin në Shtetet e Bashkuara përpara se të mbërrinin në Australi, ku, në momentin e diagnostikimit të tyre, kishte vetëm 130 raste pozitive. E sigurt është se të dy aktorët tani po shkojnë mirë. Dhe për të dhënë një dorë, ata e vunë veten në dispozicion të shkencës.