Tramp-Baiden, politika (dhe gazetaria) në tv
Me shtrëngim duarve të ‘harruar’ prej Covidit, debati i parë për presidencialet, do të jetë një përplasje në të gjitha drejtimet
Shtrëngimi i duarve është ‘harruar’ në përballjen e parë televizive midis Donald Trump dhe Joe Biden. Janë kohët e koronavirusit, pra, asnjë kontakt. As me gazetarin Chris Wallace i cili sonte në Cleveland, Ohio, do të ketë detyrën e drejtimit të duelit.
Një vendimi ky i Komisionit për debate presidenciale (CPD), mbase me zell të tepërt, duke marrë parasysh që të dy e urrejnë njëri-tjetrin ndaj, edhe pa Covid, përshëndetja nuk do të kishte ndodhur.
E nëse zyrtarizimi i ndalesave prish një gjysmë shekulli traditë, “The Donald” i kishte paraprirë kohëve më 2016 kur refuzoi të shtrëngonte duart me kandidaten demokrate për presidente Hillary Clinton.
Perdja do të ngrihet më orën 21:00 lokale, 3:00 në Shqipëri. Biden vjen në takim me 6.8 pikë avantazh sipas sondazheve të Real Clear Politcs.
Sipas Hill-Harris, 8% janë ende të pavendosur, një pikë më shumë se muajin e kaluar, ish-numri dy i Barack Obamës është përpara me 5 pikë.
Do të jetë një luftë pa asnjë pengesë. Konteksti është i nxehtë: Scoop i New York Times zbuloi se Trump nuk ka paguar taksa për një dekadë duke deklaruar humbje, ndërsa beteja zhvillohet për emërimin e Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë në vend të ikonës liberale Ruth Bader Ginsburg.
Dueli i parë TV është ngjarja politike më e pritur e vitit. Është i vetmi nga të tre në rradhë që mund të bëjë vërtet ndryshimin me votuesit e pavendosur. Dhe mungesa e tubimeve për shkak të Covid-19 e bën atë edhe më sensazional.
Për raundin tjetër, më 15 tetor, dy javë para ditës së zgjedhjeve, shumica e amerikanëve do të kenë votuar tashmë dhe lojërat praktikisht janë të bëra.
Më 26 shtator, rezultojnë mbi 860,000 votues që e kanë shprehur tashmë preferencën e tyre (sipas vlerësimeve të U.S. Election Project, drejtuar nga Profesor Michael McDonald i Universitetit të Florida) ishin më pak se 10,000 në këtë pikë të garës në 2016.
Asnjë maskë në skenë
Komiteti për debatet presidenciale, i cili është një organizëm dypartiak, ka vendosur që sapo të dalin në skenë dy pretendentët nuk do të duhet të mbajnë më maska.
Për audiencën në vendin e debatit, shumë i kufizuar për shkak të pandemisë, janë parashikuar një sërë masash sigurie, përfshirë testin në Covid edhe për gazetarët.
“Pas hipjes në skenë, Presidenti Trump do të pozicionohet në anën e djathtë (duke parë publikun) dhe ish-zëvendëspresidenti në anën e majtë,” u tha gazetarëve gjatë ‘preview’ mbi debatin e brendshëm Peter Eyre, senior adviser i CPD-së.
Të dy sfiduesit do të qëndrojnë në këmbë përgjatë gjithë kohës (90 minuta) ndërsa Wallace do të jetë i ulur pas një tavoline përballë tyre. Nuk janë parashikuar deklarata fillestare, pyetja e parë do të jetë për presidentin në detyrë.
Janë gjashtë argumentet e planifikuara, që do të trajtohen në po aq blloqe me nga 15 minuta secila. Temat janë zgjodhur nga moderatori: sherri për Gjykatën e Lartë, pandemia, ekonomia, protestat dhe dhuna, integriteti i procesit zgjedhor.
Secili kandidat do të ketë dy minuta për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe mundësinë për të replikuar. “Si gjithmonë, vetëm moderatorët i zgjedhin pyetjet që kandidatët, shtabet e tyre elektorale dhe Komisioni nuk i dinë – specifikon Eyre – dhe vendosin ata nëse do të zgjasin segmentet e lidhura, duke u dhënë të njëjtën kohë të dy sfiduesve”.
Super Bowl i politikës
Është Super Bowl i politikës, mund të mjaftojë një gjest apo një fjalë për të shndërruar një provë të mirë në një katastrofë, duke kompromentuar imazhin e kandidatit të ndërtuar me aq vështirësi e përpikmëri. Në 2016, Trump foli pas Hillary dhe ia arriti ta bënte atë të dukej ‘e vogël’, edhe pse përgjigjet e ish-first lady ishin sigurisht më të mprehtat.
Ka hyrë në histori gafa e George HW Bush i cili vështroi orën gjatë debatit kundër dem Bill Clinton dhe të pavarurit Ross Perot në 1992, duke dhënë përshtypjen e dikujt që mendon se po humbet kohën.
Ronald Reagan e vuri në qoshë Jimmy Carterin më 1980 duke pyetur votuesit, në mes të një krize ekonomike, nëse ishin më mirë katër se katër vjet më parë.
Vetë Biden u vu në vështirësi gjatë primarieve dem nga Kamala Harris, tani kandidatja e tij për zëvendëse, kur u akuzua si një segregacionist për votimin kundër financimit të autobusëve shkollorë për fëmijët e me ngjyrë nëpër zonat e banuara kryesisht nga të bardhët.
Ish-zëvendëspresidenti sonte do të duhet të jetë i kujdesshëm që të mos duket i hutuar ose i pasigurtë dhe të mos e teprojë me politikisht korrekten, ashti si gjatë zgjedhjeve kur ai ndalej papritmas, vetë, duke sinjalizuar se koha e tij kishte mbaruar.
Trump, i pamposhtur në monologje dhe i pandjeshëm ndaj kontradiktores, do të duhet të arrijë të mos kapet i papërgatitur.
Chris Wallace, mikpritësi që nuk pëlqen të gjithëve
Chris Wallace, anchor i “Fox News Sunday”, përbindëshi i shenjtë i gazetarisë televizive amerikane, është i vetmi rikthim i madh si drejtues i debateve presidenciale.
Pati moderuar përballjen e tretë midis Trump dhe Hillary në 2016, atë të mungesës së shtrëngimit të duarve, të ndjekur nga 84 milion njerëz. “Detyra ime është të jem sa më i padukshëm që të jetë e mundur … përpiqem t’i bëj ata të përqendrohen në çështjet kryesore për t’i bërë njerëzit nëpër shtëpi të kuptojnë se pse ata preferojnë të votojnë për njërin dhe jo për tjetrin kandidat”.
Wallace punon për Fox, rrjeti i preferuar i tycoonit, por ka aftësinë për të irrituar eksponentët e të gjitha anëve politike. Kjo demonstrohet nga sulmet bipartizane të bëra kur u njoftua emri i tij.
Liberalët e kanë akuzuar për përzgjedhjen midis temave, dy tema që janë kryesore të Trump: protestat e dhunshme kundër racizmit dhe integriteti i zgjedhjeve.
Edhe Presidenti e ka kontestuar atë duke e quajtur si një “peng të të majtës radikale”. Wallace vjen nga një familje gazetarësh. Babai i tij, Mike Wallace, ka kontribuar në lançimin e emisionit legjendar të CBS, “60 Minutes”, të cilin ai e drejtoi për 40 vjet.
Babë e bir kishin një marrëdhënie të komplikuar dhe kulmi u arrit kur humoristi Chris Rock nuk u paraqit në intervistën e planifikuar me Chris, duke preferuar babanë e tij Mike.
Trump, natyrisht, nuk e humbi rastin për të ngritur zërin, duke thënë se Chris “nuk do të jetë kurrë si babai i tij” dhe nuk është e pamundur që ai ta bëjë sërish atë.
Njerku i Chris Wallace ishte Bill Leonard, ekzekutiv i CBS i cili gjithashtu ka drejtuar nga 1979 në 1982. ka qenë ky i fundit që i ofroi Chris punën e tij të parë, në moshën 16 vjeçare, si asistent i drejtuesit historik televiziv Walter Cronkite në konventën demokratike të vitit 1964.
Gjithnjë në CBS, Wallace mori detyrën e tij të parë teksa ishte student në Harvard për të ndjekur konventën e trazuar demokratike të vitit 1968.
Më pas u punësua nga Chicago CBS TV (WBBM) si korrespondent.
Në vitet ’80 ka punuar për Nbc News në Uashington dhe më pas në 1989 kaloi në ABC. Në Fox zbarkoi më 2003.
Është gazetari i parë i transmetuesit të Rupert Murdoch që ka moderuar një debat presidencial. Është ai të cilit Trump, iu përgjigj në 2016 se ai nuk do të pranonte domosdoshmërisht rezultatin e zgjedhjeve.
Për Wallace thuhet se është një njeri që diskriminon në studio sepse “ai i trajton të gjithë si qen”. Si? Kështu: në vitin 2018, Wallace e pyeti drejtpërdrejtë presidentin rus Putin se si ka mundësi që të gjithë kundërshtarët e tij përfundojnë në varr.
Është një yll televiziv, është normale që të ketë miq në Hollywood. Shkoi për pushime me George Cloney në vilën e tij në Liqenin Como. Është anëtar i Partisë Demokratike por ka treguar se ka votuar si djathtash ashtu edhe majtash nëpër vite.
Tjetri më 15 tetor në Miami
Për të moderuar debatin e dytë në formatin ‘town hall’, në Miami, 15 tetorin e ardhshëm do të jetë Steve Scully, senior executive producer dhe drejtor politik i C-Span.
Është hera e parë edhe për një gazetar të C-Span që do të jetë bë drejtim të një debati presidencial. Në formatin town hall pyetjet bëhen drejtpërdrejt nga publiku në sallë. Këta janë votues të pavendosur të përzgjedhur nga Gallup dhe nga mediat sociale.
Scully është ndër drejtuesit e programeve mëngjesore të C-Span. Ka qenë në bordin e Shoqatës së Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë për 9 vjet, nga të cilët dy si president (nga 2006 në 2007). Është me origjinë nga Pensilvania dhe erdhi në C-Span në 1990.
“Detyra ime do të jetë të lehtësoj pyetjet, jo t’u them atyre se çfarë të pyesin”, ka theksuar ai. Scully, 60 vjeç, ishte zgjedhur për stolin e njërit prej tre debateve më 2016, por nuk hyri kurrë në skenë. Jo rastësi e kanë quajtur si “njeriu më i durueshëm i televizionit”.
Sfida e tretë në Nashville
Debati i tretë dhe i fundit midis Trump dhe Biden, i planifikuar në Nashville, Tennessee, më 22 tetor, do të jetë i vetmi që do të moderohet nga një grua: gazetarja Kristen Welker, ylli i NBCsë. “Nuk mund të isha më entuziaste” ka komentuar prezantuesja e “Today” (nga janari 2020) dhe korrespondente në Shtëpisë së Bardhë.
Klas 1976, me origjinë nga Pensilvania, me baba të bardhë dhe nënë me ngjyrë, ajo u diplomua shkëlqyeshëm në histori në Harvard. E filloi karrierën e saj gazetareske në një shpërndarës lokal të ABC në Kaliforni. Punon në NBC që nga viti 2005.
E njohur për pyetjet e saj të drejtpërdrejta, ajo ishte protagoniste e një debati të nxehtë me ish-Ministrin e Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen, kur e pyeti atë se pse nuk kishte fotografi vajzash dhe foshnjash të sapolindura – por vetëm djemsh – midis atyre të shpërndara nga dikasteri për të vegjlit migrantë të ndaluar. Ka frymëzuar lëvizjen shoqërore #WhereAreTheGirls.
Në nëntor 2019, ka drejtuar debatin e pestë të primarieve demokratike. Ka ndjekur fushatën presidenciale të Hillary Clinton katër vjet më parë dhe revista Glamour e ka përkufizuar si “Gruaja e Vitit Zgjedhor” në 2016 pasi scoopit se Joe Biden nuk do të kandidonte për president.
Në vigjilje të përballjes së pritshme të mbrëmjes së sotme, votuesit janë të pavendosur se kush do të jetë fituesi: 51% thonë se do të jetë Trump dhe 49% vënë bast për Biden (Caps-Harris). I njëjti sondazh tregon se amerikanët mendojnë se media është shumë e butë me ish-zëvendëspresidentin.
CNN është kritikuar ashpër për town hall me Biden, të drejtuar nga Anderson Cooper, ku mungoi plotësisht kundërshtia. Trump ngriti zërin duke folur për pyetjet “për fëmijë”. Presidenti nuk shkëlqeu në ngjarjen ku ishte ftuar disa ditë më pas në ABC, por arena ishte shumë më pak mikpritëse.
Biden i ka kaluar ditët e fundit duke u trajnuar me advisor Bob Bauer që bënte pjesën e Trump. Presidenti kishte një “arsenal” videosh dhe diapozitivash për të përdorur kundër rivalit. Kush do te fitojë? E vetmja siguri është se nuk do të përfundojë me një shtrëngim duarsh.