Trashëgimia e përjetshme e Napoleonit
Gjeni ushtarak dhe udhëheqës i patrembur, burrë shteti karizmatik dhe babai i pavetëdijshëm i proceseve të bashkimit të Evropës, përveçse bir dhe kundërshtar i Revolucionit në të njëjtën kohë, Napoleoni ishte gjithçka dhe e kundërta e gjithçkaje: rojtari i Papës dhe katolik i devotshëm, dashnor i Rusisë dhe pushtues i Moskës, armik i Ancien Régime dhe despot iluminist.
Subjekt i një nderimi mitopoietik dhe fetar që në të gjallë, që do t’i bënte të mundur kthimin në Paris pa një të shtënë dhe të provonte sfidën e fundit ndaj fatit përgjatë Njëqind ditëve të famshme (Cent-Jours), Napoleoni jetoi si një hero dhe vdiq si legjendë. Bëmat e tij, që i kanë treguar botës domethënien e madhështisë, janë përjetësuar me penelin e pashlyeshme të guximit homerik dhe kanë frymëzuar gjeneratat e burrave të shtetit dhe strategëve, jo vetëm në Francë.
Politikisht korrektja është duke vënë në provë procesin e përçimit të kujtesës së Napoleonit, birit legjitim të një epoke të ndërtuar nga njerëz të mëdhenj karlilenianë dhe të zhytur në gjakun e revolucioneve dhe kundërrevolucioneve, por nuk do të mund ta parandalojë: miti i tij është shumë i madh, dhe akoma hija e tij është shumë e pranishme edhe sot, dyqind vjet pas vdekjes së tij.
Fuqia e numrave mund të shpjegojë atë që fjalët nuk mund të bënin kurrë, ose vetëm pjesërisht: Napoleoni është figura historike së cilës i janë kushtuar më shumë libra nga vitet Tetëqindë e deri më sot, mbi 300 mijë, apo, më shumë sesa janë të shkruar ndonjëherë për Jezusin, Muhamedin dhe Aleksandrin e Madh, tre revolucionarët më të rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Sepse Napoleoni është njeriu që shkroi një epokë të tërë, duke luajtur një rol unik në përcaktimin e drejtimit që do të merrnin historitë dhe identitetet e Evropës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Azisë dhe Afrikës dhe është ai që, për ta thënë Gauchon i kujton botës se “nuk ka Francë pa madhështi”.
Trashëgimia e Napoleonit është e prekshme, e përjetshme dhe varion nga kodet civile te skematizimi i burokracisë publike të Evropës kontinentale, nga e drejta familjare te formimi aktual i ushtrive kombëtare rreth e qark planetit. Njeriu universal, në kuptimin e plotë të fjalës, Perandor i francezëve ai hapi rrugën, në kohën e luftërave klauseviciane, tashmë të kapërcyera nga ndodhitë e konflikteve postmoderne, post-heroike, pa limite dhe me “vdekje zero”, dhe na ka lënë neve, pasardhësve, një trashëgimi të paçmuar mësimeve dhe leksionesh mbi artin e mashtrimit dhe të luftës psikologjike.
Fuqia e psikikës
Napoleoni mbahet mend për gjeninë e tij të jashtëzakonshme ushtarak, që do ta bënte të kishte sukses atje ku askush nga paraardhësit nuk kishte qenë i suksesshëm, dmth hegjemonizimin e të gjithë Evropës kontinentale, por po aq i denjë për t’u shënuar është edhe komponenti psikologjik i veprimit të tij. Mbështetës i bindur i dominimit të mendjes mbi trupin, udhëheqësi-perandor e konsideronte të domosdoshme qenien i pranishëm në fushat kryesore të betejës si një mbështetje morale për trupat.
I njohur për ushtrimin e ndikimi mbinatyror mbi ushtarët e tij, Napoleoni është ai që deklaroi se “në botë ekzistojnë vetëm dy forca, shpata dhe shpirti, dhe, në planin afatgjatë, shpata gjithmonë pushtohet nga shpirti”; një përkufizim që do ta praktikonte nga fillimi në fund, ndryshe thënë, nga fushata italiane në betejën e Waterloo-së, duke u dalluar nga predikimet ndezëse dhe motivuese përpara trupave në momentet që i paraprinë menjëherë përplasjes së shpatave dhe kuajve.
Sipas filozofit dhe studiuesit të natyrës njerëzore Arthur Pope, një pjesë e konsiderueshme e fitoreve të Armatës së Madhe është për t’iu atribuar taktikës morale të Napoleonit, e dobishme për të pajisur ushtarët me atë ngarkesë shtytëse të nevojshme për të përballuar me guxim (dhe sukses) ushtritë më të mirëarmatosura dhe më të shumta të rivalëve, si dhe për të ndërtuar një ndjenjë besnikërie që, vite më vonë, do t’i mundësonte perandorit fatkeq të arratisej nga Ishulli i Elbës dhe të fillonte Njëqind Ditët. Janë të famshme, në këtë drejtim, fjalimet drejtuar trupave prej gjeneralit të ri Bonaparte në kohën e fushatës së Italisë më 1796; ngritur si një model referimi në fushën e taktikave të luftës psikologjike nga studiuesit e mëvonshëm.
Nw sintezë, Napoleoni, na ka lënë trashëgim kujtesën e fuqisë së padepërtueshme të një faktori që shumë shpesh nënvlerësohet: morali. Udhëheqës dhe strateg, po, por edhe një orator i shkëlqyer dhe rrëfimtar i aftë, ai ishte falë fjalës, si përtej dhe shpatës, Perandori i Francezëve dinte të mposhtte ushtritë, të dilte në çdo cep të qyteteve të të mundurve dhe të kthehej në një Francë të rrethuar dhe të varfër, për shkak të luftërave të tij të pandërprera, i përshëndetur dhe i adhuruar si një mesia shpëtimtar. Sepse çdo regjim politik, qoftë demokratik apo diktatorial, nuk mund të shpresojë të zgjasë në plan afatgjatë nëse i mungon përbërësi i domosdoshëm për ushqim: mbështetja e masave. Masa që nevojitet të bëhen pjesë në sukseset e luftës, të shtetëzuara me anë të edukimit dhe rekrutimit, si dhe të rrëmbyera nga magjia e identifikimit karizmatik me liderin e tyre.
Rikuperimi i këtij komponenti të epokës napoleonike nga harresa është më shumë se i rëndësishëm, është thelbësor, sepse rezistenca e pabesueshme e rendit hegjemonist franko-centrik dhe mbështetja e njerëzve (dhe e forcave të armatosura) ndaj një perandori të mundur dhe të mërguar, të mundur plotësisht në tërësinë e saj, nuk mund të shpjegohen ose kuptohen duke lënë pas dore peshën e ushtruar nga faktori psikologjik.
Arti i mashtrimit
Atje ku nuk arrijnë armët, atje mund të mbërrijnë thonjtë gërvishtës të artit të mashtrimit. Dhe Napoleoni, përveçse ishte një gjeni ushtarak, një neurotonik natyral për trupat e tij dhe ndërtuesi vizionar i modernitetit evropian, ishte po ashtu edhe një mjeshtër i pakrahasueshëm i stratagemave.
I njohur për publikun si arkitekt i grushtit të shtetit të 18 brumaire, një opus magnum i grush shtetit të konceptuar pa dijeninë e Pleqve dhe me mbështetjen e ushtarakëve lealistë, priftënjve të lartë dhe të afërmve, në listën e gjatë të sukseseve të Bonapartit është për tu vënë në dukje edhe përdorimi i një historie të rreme, Dhiata e Pjetrit të Madh, që do ta bindte opinionin publik të pranonte fillimin e fushatës në Rusi më 1812.
Falsifikimi, i farkëtuar nga gjenerali polak i dhomave në Paris, Michel Sokolnicki, u popullarizua kombëtarisht (dhe më vonë edhe në nivel evropian) nga historiani dhe shkrimtari në shërbim të Napoleonit, Charles-Louis Lesur, i cili që në agim të zbarkimeve të madhe drejt lindjes e përdori si burim për hartimin e “Des progrès de la puissance russe, depuis son origine jusqu’au commencement du xixe siècle”, tekst ky që do të linte një gjurmë të thellë në dekadat e ardhshme, duke u nxjerrë në dritë vazhdimisht, për shembull gjatë luftës së Krimesë dhe Luftës së Parë Botërore, për të legjitimuar fushatat luftarake të fuqive të mëdha të sistemit evropian kundër Rusisë.
Arsyet e suksesit të historianit fals janë për tu kërkuar në mënyrën se si u përhap midis masave, për më shumë se një dhjetvjeçar në qendër të një procesi të fuqishëm nacionalizimi nga lart, dhe në tonin alarmues të përmbajtjes . Në të vërtetë, shkruar për zbulimin e fundit të një plani për dominimin global të dalë nga dhomat me butona të Kremlinit, të cilat, nëse nuk do të pengoheshin, do të rrezikonin ekzistencën e vetë Evropës.
Moska, shpjegonte Sokolnicki dhe Lesur, donte të shtrihej në të gjithë Kontinentin e Vjetër, duke e infektuar me ideologjinë e saj konservatore dhe reaksionare dhe duke i nënshtruar popujt para këmbëve të carëve. Francezët dhe aleatët-vasalë të bllokut kontinental (blocus continental), duhet të vepronin paraprakisht dhe t’i kapnin rusët në kundërsulm, duke prishur paqen e Tilsit dhe duke vazhduar rrethimin e tyre bllokues. Pas frikësimit dhe nxitjes së opinionit publik francez, si dhe atij evropian (dhe madje edhe britanik), Napoleoni arriti të mblidhte me lehtësi dhe shpejt një ushtri të fuqishme prej rreth 700,000 burrash.
Historia nuk i dha pjesërisht të drejtë perandorit francez, sepse hapja e luftës me Rusinë do të përcaktonte fillimin e mbarimit të epopesë napoleonike dhe pjesërisht i ka dhënë të drejtë, sepse fuqitë e mëdha të botës bashkëkohore kanë treguar se e kanë mësuar mësimin – përdorimi i masave të përshtatshme, aksidenteve false dhe komploteve të pretenduara për të justifikuar fillimin e luftërave; shih armët e shkatërrimit në masë të Sadam Huseinit – dhe pse historia false në fjalë do të merrej dhe përdorej disa herë përgjatë shekujve XIX dhe XX, për të katektizuar masat ndaj frikës ruse dhe për t’u bërë ekuivalenti rusofob i Protokolleve të Pleqve të Sionit.
Së fundmi, duhet të theksohet se sa në mënyrë kurioze është e frikshme ngjashmëria midis Dhjatës së Pjetrit të Madh dhe telegramit të gjatë të George Kennan, aq sa dikush mendon nëse kjo e fundit të jetë shkruar nën ndikimin e së parës.
Mësimet mbi Anglinë
Anglia historikisht ka përfaqësuar për fuqitë kontinentale të Evropës atë që Afganistani ka përfaqësuar për Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara: një varr perandorish. Strategët e fundit të viteve tetëqindë dhe nëntëqindë kanë parë te Napoleoni për të mësuar artin e luftimit, ata bashkëkohorë mund të shohin te ai përsa i përket oratorisë, mashtrimit, nacionalizimit të masave dhe organizimit të shtetit dhe makinerisë burokratike, ndërsa aspirantët hegjemonë të sotëm dhe nesërm do të duhet të jenë të kujdesshëm për të mos përsëritur gabimet e tij në atë front të quajtur Angli.
I pamundur për të ndërtuar një flotë që të mund të rivalizonte britanikët, pavarësisht traumës së shkaktuar nga Horace Nelson, dhe jo plotësisht i vetëdijshëm për potencialin ekonomik të ofruar nga Blloku Kontinental – një shpatë me tehe të dyfishtë i përdorur keq që, në fund, do t’i sillte më shumë dëm Parisit sesa Londrës – Napoleoni u mund, përveçse prej një serie rrethanash të paparashikuara por të parashikueshme (si nacionalizimi i popujve të nënshtruar Perandorisë, nga Spanja në Gjermani), nga faktori Angli.
Siç shpjegohet nga studiues të shumtë të gjeneralit, Anglia mund të konsiderohet si një prej arsyeve kryesore të rënies së Napoleonit, sepse besnike ndaj parimit strategjik të parandalimit të krijimit të një fuqie të vetme përtej Kanalit, nuk e sfidon kurrë ballë për ballë fuqinë e rradhës (fillimisht Francën Napoleonike dhe më pas Gjermaninë) por i konsumon forcat e tyre (kundërshtarëve) nëpër periferi (fushatat gadishullore, Ballkani, Mesdheu) për të krijuar më pas kushtet për një përplasje midis saj (fuqisë së rradhës të përtej Kanalit, tashmë të paekuilibruar dhe gjakosur nga shpërndarja e forcave nëpër vendet periferike) dhe Rusisë.
Kushdo të dojë dhe do të kërkojë të ndërtojë një sistem hegjemonik Në dhe Mbi Evropë do t’i duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur faktorit Angli, e cila, sot, është e lidhur me Shtetet e Bashkuara, do të pësojë dhimbjen e një rënie të pashmangshme dhe shkatërruese në stilin e Filipit II , Napoleoni apo Adolf Hitlerit. Kjo, mbase, është një nga mësimet më të rëndësishme që Perandori Francez i la pasardhësve: kurrë mos e nënvlerësoni “Albionin perfid”, marionetën e përtejoqeanit dhe varrin e perandorive./ Përgatiti Dardan MITROVICA