Tre spektakle dhe një mirëseardhje për Bill Klintonin
Konventa virtuale e dem (demokratëve) vuan nga trishtimi i Zoom dhe mungesa e pazëvendësueshme e një skene. Midis një Bideni të balsamosur dhe një Eva Longoria të ngurtë përfundon të shkëlqejë një Sanders i vjetër, por ama është Michelle ajo që merr më shumë duartrokitje në një takim “No Applause”
Në Amerikë, janë në zhvillim e sipër tre spektakle njëkohësisht: nxitimi i çmendur i Wall Street, konventa e demokratëve dhe fushata e Trump. Le t’i shohim se si shkojnë gjërat në box office.
Wall Street ka shpërthyer sonte barrierën e rimëkëmbjes, 126 ditë pas pikut të koronavirusit, indeksi S&P 500 tejkaloi rekordin e mëparshëm të 3386.15 të 19 shkurtit, duke fshirë një kolaps historik (-34%) në muaj në shkurt dhe mars që kishte ndalur vrapin e “demit”, rritja ekonomike më të gjatë në histori. Këtë vit indeksi S&P po fiton rreth 5%. Në pandemi të plotë. Shërimi më i shpejtë nga një fazë “e errët” në historinë e Wall Street. Ngritja nuk është vetëm për aksionet hi-tech (Nasdaq fitoi edhe sot + 0,73%) por edhe të energjisë dhe ndërtimit, aksione të goditura fort nga kriza e koronavirusit. Tregu është duke blerë një zgjerim të ekonomisë.
Donald vs Michelle: “Ulu dhe shiko!”
Fushata e Trump ka një radar të fiksuar tek të dhënat ekonomike dhe … mbi “socialistët” të përfaqësuar nga çifti Biden-Harris. Presidenti është në një tur elektoral, objektivi i tij materializohet, është Michelle Obama, një ser tweets me një ftesë përfundimtare: “Dikush ju lutem të sqarojë Michelle Obama se Donald J. Trump nuk do të ishte këtu, në të mrekullueshmen White House, po të mos ishte për punën e bërë nga burri i saj Barack Obama. Unë dhe administrata ime kemi ndërtuar ekonominë më të madhe në historinë e çdo vendi, kemi shpëtuar miliona jetë dhe tani po ndërtoj një ekonomi edhe më të madhe se më parë. Vendet e punës janë me bollëk, Nasdaq është në një nivel rekord, më shumë do të vijë. Ulu dhe shiko!”. Ekonomia, Borsa, vendet e punës. Trump do ta godasë hekurin e nxehtë të rihapjes dhe rimëkëmbjen. Votat janë këtu.
E më pas? Më pas janë demokratët, që janë në një avantazh të qartë, ata mund ta mposhtin Trump me lehtësi, por duket se po luftojnë për të humbur, kanë dukshëm një problem storytelling. Si shkoi konventa virtuale? Dukej si një nga ato aperitivët koronavirus në Zoom, një trishtim që të shtyn të bashkohesh në seancën e parë të alkoolistëve anonimë. Nëse ka ndonjë gjë që pandemia na ka konfirmuar, është se i dashuri spektakël i vjetër, ku recitohej drejtpërdrejt nga Globe i Shakespirit tek Majestic i Broadway, në ekran nuk funksionon. Realiteti në teatër nuk mund të fshihet, transformohet dhe shpërndahet nëpër piksele. Dhe ngjarjet e mëdha politike janë teatër. Akoma më keq nëse nëse tek kokteji në Zoom, ku shtoni një skenar në të cilin zia dhe fatkeqësia nuk mund të bashkëshoqërohen me një twist shprese, me një kërcim optimizmi, një breshëri e freskët utopie. American Dream nuk ka vdekur sepse dem kanë vendosur që nën administrimin e Trump ka vdekur, ajo ekziston dhe bëhet (dhe zhbëhet) çdo ditë, veçanërisht atje ku sundojnë demokratët.
Në ditën e dytë të emërimit zyrtar të Joe Biden për presidencën dhe do të flasë Bill Klinton, një njeri që ka karizëm, ritëm, nuhatje politike dhe ndjenjën e spektaklit, shpresojmë që pleqëria (ai është 73 vjeç) të mos e ketë ndryshkur dhe të sjellë midis demokratëve atë imagjinatë që ka qenë gjithmonë një nga përbërësit e progresizmit amerikan. Siç do ta shohim, Klinton ka disa probleme me disa lloj fotosh të publikuara nga Daily Mail, por për dikë si ai gjithçka është e kapërcyeshme.
Dita e parë, e cila mbaroi në orën 5:00 të mëngjesit në orarin evropian (plus minus ndonjë orë), pati një çmim biletash (natën pa gjumë dhe efektet e day after) që sinqerisht nuk ia vlen spektaklit. E mendon kështu edhe Real Clear Politics: “Kur Michelle Obama e mbaroi më në fund fjalimin, Braves shokonin National me një home run në minutën e 9-të inning”. Ai i ish-First Lady ishte ndërhyrja më e pritur, por që nga një minutë e caktuar e tutje u kthye në një torturë nga e cila mezi pritej të përfundonte, mezi pritej mbyllja me: votoni për Biden. Elementare Watson!
Dem kishte për qëllim që të dëgjoheshin zërat e ndryshëm të Amerikës, u përpoqën për një gjë të tillë, por rezultoi si mbarimi i një meshe të përjavshme. Madje edhe prania e rafinuar dhe e ndritshme e Eva Longoria u bë opake. Një mundësi e humbur, shpresojmë që ta marrë veten.
Skenari i kloroformit
Duke i zgjedhur si bazë temat e Black Live Matter dhe krizës së koronavirusit, mund të thuhet se rruga ishte e destinuar të përfundonte në një zbehtësirë, por kështu, duke djegur në mënyrë kaq të ngathët intuitën e shkëlqyeshme të kreut të Kushtetutës Amerikane, “We The People”, me një skenar alla kloroform është një krim. Momente të rralla të mira, lumenj monotonie, kaq shumë gjëra për tu rregulluar në vijim. A do të kenë sukses kjo ndërmarrje? Kemi një biletë edhe për sonte, Bill mos ta humbisni.
Biden bëri Biden, asgjë të re, ai ballsamosur si një Trump çfarëdo dhe i ngjitur në Twitter dhe ashtu si The Donald edhe Joe shkëlqen me grimin në një përpjekje të dëshpëruar për të maskuar moshën. U fol për George Floyd, për policinë e dhunshme, Biden tha se i kujtonte fjalët e tij. Zero befasi, është pjesë e programit. Raundi i deklaratave nga qytetarët e zakonshëm (njeriu i rrugës, do të thoshte dikush), një klasik “Town Hall format” (pyetje dhe përgjigje të hapura), Amerika e të shumtëve, e të padukshmëve, e diversitetit, e kompleksitetit. Atë që Trump nuk mundet ta bashkojë dhe që sipas dems synon ta përçajë. Këtu shfaqet mungesa shkatërruese dhe e pazëvendësueshme e… skenës. Deputeti demokrat (dhe i zi) Jim Clyburn mbetet i mbërthyer në fillim, por ia rifillon përsëri, duke thënë se kemi nevojë për një president që mund t’i “bashkojë njerëzit” dhe se Biden “is a good man”, është një njeri i mirë. Shfaqet një ish Marin, Kevin Penn, ai bën një punë unike dhe të lavdërueshme, duke ndihmuar familjet e ushtrakëve që kanë humbur të dashurit e tyre në betejë. Dhe voton për Biden. Rishfaqet Eva Longoria me të njëjtën shprehje të rëndë të ngrirë si fillimi i filmit i cili nuk është film. Ka jetë në univers, shfaqet Andrew Cuomo që ka fuqinë për të konsumuar durimin (pak) të Trump si bateria e një iPhone: ritheksoi edhe një herë “dështimin” e menaxhimit të koronavirusit prej Shtëpisë së Bardhë, sepse “kombi pas gjashtë muajsh është akoma i papërgatitur” (dhe Trump nga ana tjetër nxjerr një twitter me një intervistë ku Cuomo komplimenton administratën), ka “leksione kritike” të koronavirusit, “negative dhe pozitive”. Cuomo është një tip i ashpër, ka shprehje të drejtpërdrejtë (ishte ai që tha “do të marrim koronavirusin me shkelma bythëve”) pra “ne jemi Amerika dhe ne fitojmë luftëra”, pra “qeveria ka rëndësi, leadershipi ka rëndësi, dhe ne kemi nevojë për një leader që të dijë të bashkojë dhe unë e njoh atë njeri, është Joe Biden”. Më në fund ai që di të mbajë një fjalim politik dhe shkon drejtpërdrejt në shenjë.
Një turne rreth Covid
Vota e shpallur për Biden nga Kristin Urquiza, babai që vdiq nga koronavirusi, është një kapitull delikat i fushatës, por gjithçka është e ndryshueshme në këtë luftë të pafund, ku fluturojnë goditjet sipër e poshtë rripit. Dhe godasin të gjithë nga të dy palët. Flasin infermierët, punonjësit shëndetësorë. Kapitulli Covid-19 në Amerikë është i hapur, luftë politike shumë e ashpër. Të gjitha me maska - një konstante në një luftë imazhesh ku Amerika e përgjegjëshme vetë-deklarohet demokratike, është një betejë midis dy botëve, përplasje e imagjinares së një Amerike të dyfishtë, të ndarë, të copëtuar. Është një kalim nga TV i dhimbjes në konventën e dhimbjes. Që është, shumë, jo vetëm e një ane politike dhe evokimi i saj i vazhdueshëm parashtron probleme shumë të mëdha komunikimi – për të gjithë – dhe rrezikun e një efekti bumerang.
Nga konventa dem preket dhe aspak me delikatesë kriza e Shërbimit Postar dhe natyrisht manipulimet e Trump me votimin me postë. Gjithçka luhet kundër The Donald. Po ku është ajo “gjëja”, programi? Në raundin e parë nuk del, e domosdoshme është largimi i Trump nga Shtëpia e Bardhë, opozita ndaj presidentit që e kemi parë të shfaqet e fuqishme nëpër sondazhe. Eva Longoria është gjithmonë e realizuar. Kur shfaqen eksponentët politikë, prezantohet tema (ka pak për të qeshur, në format ky është problem mjaft serioz i skenografisë që tërbon imagjinatën e rrjeteve sociale) në sfond, vendi nga ku flasin dhe për ajo që në vitet tetëdhjetë quhej quhej “look”. Ka mërmërima. Është radha e Gretchen Whitmer, guvernatores së Miçiganit (që vesh xhaketë lëkure në gusht), me flamuj shtetërorë në lis dhe dreri – në ekran rrjedhin emrat e disa prej viktimave, në stilin e New York Times me faqen e parë kryesore (dhe jemi gjithnjë në një regjistër stilistik “in memoriam”) – Eva Longaria kthehet (e ngurtësuar në shprehjen e saj debutuese), flet një grua, por regjia në përpjekje të simbolizmit si një krijuese e mirë krijon një inkuadrim (nga lart, testi bëhet gjithnjë e më i komplikuar) i një njeriu në kryqëzim … është John Kasich (Alexandria Ocasio-Cortez e do aq shumë sa e mbuloi me niseshte për çështjen e abortit), prototipi i ri model në rrugën e duhur për këto zgjedhje, republikan-i penduari-për-Biden të cilin Kasich e përcakton si “njeriu i duhur” për “kohërat tona”. Republikani Chris Christie do ta etiketonte sot me finesë si Phantom of Opera: “Backstab”, një gjë e ëmbël midis ish miqve konservatorë.
I vjen rradha Doug Jones, senator nga Alabama, rishfaqet Longoria, por shikimi tani është enraptuar nga imazhi bucolik i një kuzhine (po, pikërisht ajo, “the kitchen”) ku senatorja Catherine Marie Cortez Masto nga Nevada prezanton në sfondin e videos diçka që ka skicën e dyshimtë të një pako drithërash Kellogg’s, por shfaq mbishkrimin “Joe” për publikun në shtëpi të cilët ngjajnë të kapur nga labirinthi akut sepse nuk dinë më çfarë të shikojnë: të shohin sobën, të masin me sy tavolinën apo të marrin me mend se çfarë është ai “Joe” po shikon ngultazi nga pjatat.
Njëqind hijet e Bidenit
Një gjysëm plani mbi Longoria-n, duke psherëtirë. Është koha për Amy Klobuchar, grua e zonja, por që nëse flet për më shumë se tre minuta humbet kontaktin me bazën e hënore Alpha, flet për diçka konkrete, por vetëm duke aluduar, në “Buy American” të Bidenit që duhet të zhduke “America First”-in e Trump, e duke qenë se po flitet për program politik, mbaron shpejt për t’u rikthyer tek armiku dhe pra “duam një president për të gjithë Amerikën”. Cory Booker thotë diçka, por mbërrin menjëherë “Beto” O’Rourke, ai që duhej t’i tërbonte të gjithë, sepse i pëlqente gazetave dhe për këtë arsye përfundoi rregullisht jashtë piste. Përmbledhje e fotove të Amerikës në maska, imazhe gjysëm të patinuara të Bidenit patriot, Bidenit ushtarak, Bidenit të trishtuar, Bidenit djalë, Bidenit baba, Bidenit gjysh. Dhe të jetë e qartë se misioni është “never lost a job”, asnjë vend pune nuk ka humbur. Si? Sonte është një detaj dhe nesër është një ditë tjetër tha Rossella ‘O Hara. Do të duhet të ishe idealisht në një skenë të Spike Lee në “Ora e 25-të” (bateri e daulle, flamuri amerikan që fluturonte në makinën që përshkon shkretëtirën, një detaj mjeshtëror dhe një super Edward Norton), por në realitet të jepet përshtypja se je në një Superquark të America Liberal në kërkim të autorit.
Shfaqet gjysh Bernie dhe më në fund del diçka nga planeti demokratik. Atje në Vermont në mes të gushtit duhet të jetë fresk, pas krahëve të senatorit gjithnjë humbës dhe gjithnjë gëzueshëm në pistë është përbërës pitagorik prerjesh drusore, material që zakonisht përdoret për oxhakun. Në përpjekje për të treguar zjarrin dhe zjarrvënësit, Sanders ofron një ese të aftësive të tij metaforike-zjarrvënëse, duke evokuar siluetën e lirës dhe zjarrit: Amerika digjet, “Trump është si Neroni”. Theksi i senatorit synon në mobilizimin e bazës së tij – që sigurisht nuk e do Bidenin – dhe Sanders e bën punën e tij në mënyrë të admirueshme: “Kemi nevojë për Joe Biden president, kështu që ne duhet të lëvizim fuqimisht lëvizjen tonë në këtë drejtim.” Theksoi se momenti është serioz, prandaj “fushata ime përfundoi shtatë muaj më parë, por ne duhet të vazhdojmë të ruajmë demokracinë”, të shmangim përmbysjen e fushatës nga manovrat e Trump me Postal Service, për Sanders është në lojë gjithçka, madje edhe “e ardhmja e planetit”. Apokaliptike. Inkuadrimi i një breshërie duartrokitje në Zoom-in demokrat dhe gati me pjesën që ka rëndësi, është ajo: Michelle.
E stiluar alla Michelle, me sytë obezidian të mprehtë si shigjeta, ngre zërin menjëherë teksa thotë se “the job is hard”, puna që duhet të bëhet është e vështirë, “Biden nuk është i përsosur” (dhe e di edhe ai) , por “Trump është presidenti i gabuar”. Ndjekin konsiderata zigzag për politikën (“nuk më pëlqen”, thotë ajo teksa bën vetë politikë në nivelin më të lartë në Tokë), për faktin se “të jesh president nuk ndryshon atë që je”, dhe duhet të kesh “empati” dhe “të dish të ecësh në këpucët e një tjetri ”. Michelle është në një fazë ku zgjedhësi e hedh veten në shtratin frojdian. Ndryshoni shënjestrën, jemi në minutën e pestë dhe gjëja fillon të jetë jashtë dimensionit popcorn, por “Biden i di të gjitha këto”. Fjalimi bëhet i ndërlikuar, duhet bërë “si në vitin 2008 dhe 2012” (detaj, atëherë ishte Obama, një kampion i ligjërimit politik), duhet “vënë maska”, “të vihemi në rradhë”, “të shkojmë për të votuar”. Për kë? Për atë që “nuk është i përsosur”, Joe Biden. Më në fund ka arritur në vijën e finishit.
Dita e parë kaloi kështu, në atë që New York Times e quajti: “No Applause, No Crowds: Democrats Begin a Most Unusual Convention”. Pa duartrokitje. Pa grumbullime. Një konventë vërtetë e pazakontë. Pas pak do të jetë radha e Bill Klintonit, që sot u mirëprit nga komiteti mikpritës i Daily Mail: tabloidi tabloidi anglez ka publikuar fotografi të ish-presidentit (asokohe 56 vjeç) teksa masazhohet në qafë nga 22 vjeçarja Chauntae Davies, e cila udhëtonte me avionin privat të Epsteinit, “Lolita Express”. Një fotosesion i plotë, disa orë para fjalimit të tij për konventën dem. Nuk është Nabokov, është Amerika 2020.
Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA