Tridhjetë vjet pa Greta Garbon, 20 kuriozitete për Hyjneshën

Laura DANI – Nga puthja e zgjatur me John Barrymore në Grand Hotel tek urrejtja e ndërsjellë për Clark Gable, nga “gruaja më e bukur që ka jetuar ndonjëherë” sipas librit të rekordeve Guinness e deri tek vallja erotike e censuruar e Mata Harit. 20 kuriozitete në lidhje me fatale femme të Hollywood-it që u largua 30 vjet më parë
30 vjet më parë, u largua nga jeta Greta Garbo. Femme fatale e Hollivudit, aktorja-ikonë do të shuhej në moshën 85 vjeçarë, në apartamentin e saj luksoz në New York. Enigmatike dhe me një tërheqje të papërballueshme, diva e yjeve të joshte me një vështrim magnetik dhe një theks të fortë të evropianoverior (ajo ishte me origjinë suedeze).
Katër herë e nominuar për Oskar, asaj iu dha çmimi për karrierën në 1955 kur tashmë ishte jashtë vëmendjes prej rreth dhjetë vjet. Nuk shkoi për ta tërhequr çmimin. Greta Garbo, emrin e saj të vërtetë e kish Lovisa Gustaffson, lindi në 18 shtator 1905 në një zonë të populluar të Stokholmit nga një familje me origjinë të përulur: babai i saj mblidhte mbeturina ndërsa nëna ishte pastruese. Ishte një bebe magjepsës. Në moshën 14 vjeçare punon në një floktore, më pas shitëse në magazinat PUB të Stokholmit, ku do të takohej me regjisorin Erik Petschle. Është vera e vitit 1922 kur Greta fiton një pjesë në Luffar-Petter, film pa zë.
Garbo zbarkoi në Hollivud së bashku me regjisorin Mauritz Stiller. Rolet e saj simpatike dhe ambigue magjepsën botën, duke e shenjtëruar para publikut Hyjnesha: nga Mata Hari tek Queen Christina e Ninotchka. Misterioze dhe e rezervuar, Garbo ka patur dashuri të shumta një dhe biseksuale. Më 1941 ajo vuan nga dështimi i Two-Faced Woman i George Cukor dhe zhduket nga skena vetëm 36 vjeçe, e lodhur nga vëmendja frenetike e fotografëve që nuk e lenë për asnjë sekondë të qetë dhe Hollywood-i me jetën e tij plot shkëlqim. Arratiset nga madhështia e rrugës dhe tërhiqet në shtëpinë e saj luksoze të Nju Jorkut në rrugën 52, pranë Manhattanit, e rrethuar nga pikturat e saj Renoir. Dhe nuk do të pranojë më kurrë të shfaqet, përveçse në disa foto të vjedhura. Misteri ushqen mitin dhe Hyjnesha bëhet e pavdekshme.
HYJNESHA
Kështu e quajnë në Hollywood, për shkak të linjave të saj perfekte, sharmit turbullonjës që ka bënë breza të tërë të dashurohen dhe atë vello melankolie që Greta do ta bartë gjithnjë pas vetes.
Lindi e rezervuar tejet e bukur më 18 shtator 1905 në një zonë të populluar të Stokholmit: me babanë që hiqte plehrat dhe nënën pastruese, aktrimi është loja e saj e preferuar. Në moshën 14 vjeçare punon në një floktore, më pas shitëse në magazinat PUB të Stokholmit, ku do të takohej me regjisorin Erik Petschle: është vera e vitit 1922, Greta fiton një pjesë në Luffar-Petter, film pa zë.
Por është takimi me regjisorin Mauritz Stiller, i cili e zgjedh atë për rolin e konteshës Elizabeth Dohna në The Saga of Gosta Berling, duke e lançuar atë. Aty Greta bëhet Garbo. Dhe Louis B. Mayer, mbreti i MGM, i ofron asaj një kontratë në Los Angeles.
Në moshën njëzetvjeçare, me theksin e tij nordik dhe pa ditur as edhe një fjalë anglisht, niset për në Amerikë, ku debuton me filmin Torrent (1926). Dhe shpejt bëhet mbretëresha dhe ideal i bukurisë femërore, jashtë skemave.
“GRETA FLET” DHE QESH
E akullt, ambigue. Ajo ka një hije të brendshme erotike që do ta burgosë përgjithnjë në rolet e improvizueses magnetike, dhe atë të përjetshmin, si “ngrënëse e burrave”. Që shpejt nuk do të mjaftonin për të. Por do t’i duhet të kalojë nëpër shumë aventura kinematografike para se t’i propozohet një rol prej protagonisteje në një film me zë. Titullohet Anna Christie dhe lansohet me parullën “Greta Garbo flet!” në vitin 1930. Dhe pavarësisht theksit të saj suedez, do të thonin amerikanët, Greta bind aty ku shum të tjera kishin dështuar.
Pas disa vitesh, në ’39, në Ninotchka, Garbo “qesh për herë të parë”. Është një bast, edhe kjo gjë. I fituar: suedezja dëshmohet një aktore brilante.
Gjen fjalën dhe buzëqeshjen, por kjo nuk e ndryshon natyrën e saj. Përkundrazi, bëhet gjithnjë e më intolerant ndaj asaj “bote të vështirë që është Hollywood”: nuk dëshiron askënd në skenë, në të kundërt zhduket në dhomën e veshjes.
E urren shtypin rozë që fut hundët kudo mes dashurive të tij, madje edhe takimeve të thjeshta. I shmang fansat dhe paparacët. Dhe nis të fshihet brenda palltove të gjata e pas rrjeteve të errëta, edhe kur shkon të bëjë pazar.
ME PANTALLONA DHE YOGA
Nuk do të bëjë kurrë kompromise, por do të bëjë çdo ditë shëtitjet e saj legjendare. Me këpucët e rehatshme, me takë të ulët: ka një koleksion Ferragamo, këpucarin e ëndrrave që takoi në Hollivud dhe që e ndjek deri në Firence. I adhuron sandalet, veçanërisht ato me lidhëza të kuqe që shkojnë deri në kavilje.
Rivale e përjetshme me Marlene Dietrich, një tjetër divë e Hollivudit që e imiton mrekullisht aq sa rezulton e papërmbajtshme. Me të cilën do të ndajë edhe dashurinë për poeteshën Mercedes de Acosta.
Ha ushqime të shëndetshme, bëni meditim dhe yoga çdo ditë. E do detin, preferon më shumë lirinë sesa famën dhe do të mbesë përgjithmonë alergjike ndaj martesës: “Jam një grua që kam qenë e pabesë ndaj miliona burrave”, është një nga shprehjet e saj më të famshme.
Antikonformiste në dashuri ashtu si në të veshur. Me një dollap plot me fustane mbrëmje, ajo preferon ato të rehatshmet me xhepa dhe rrip në bel, pantallona dhe xhaketa me një prerje mashkullore. Është sportive, tepër joshëse dhe elegante. Ka shije minimaliste dhe stil të pakohë. Ashtu si dhe famën.
Sot, ne e celebrojmë mitin e Greta Garbos me 20 kuriozitete për jetën dhe rolet e saj legjendare. Nga puthja e zgjatur me John Barrymore tek Grand Hotel tek urrejtja e ndërsjellë për Clark Gable, nga “gruaja më e bukur që ka jetuar ndonjëherë” sipas librit të rekordeve Guinness deri tek vallja erotike e censuruar e Mata Harit.
1 – Flesh and the Devil, 1926
E para skenë e xhiruar, në stacionin e trenit, ishte gjithashtu hera e parë që John Gilbert pa Garbon. Mbeti i mahnitur nga ajo, ishte dashuri në shikim të parë, aq sa nuk u kthye më në shtëpi tek gruaja e tij, Leatrice Joy.
2 – Anna Karenina, 1927
Zhvendosja e famshme e klasikes së Tolstoit nga teatri në kinematografi. Garbo dhe Gilbert formuan çiftin më të admiruar të kinemasë pa zë. Aq sa që titulli origjinal u ndryshua nga Anna Karenina në Love.
3 – Anna Karenina, 1935
Suksesi i filmit ishte i tillë saqë në 1935 po MGM bëri një remake me zë, me Hyjneshën tashmë në krah të Fredric March Unica. Ndryshe nga filmi i parë pa zë, në të cilin u preferua të kishte një fund të lumtur, në remake u vijua me historinë origjinale e cila përfundon me vetëvrasjen e protagonistit.
4 – Susan Lenox (Her Fall and Rise), 1931
Greta kishte neveri nga Clark Gable dhe ndjenja ishte e ndërsjellë. Ajo mendonte se aktrimi i tij ishte i drunjtë, ndërsa ai. “Sinqerisht, nuk më intereson” e konsideronte atë si një snobe.
5 – Mata Hari, 1931
Garbo hyn plotësisht në rolin e e spiunes sensuale valltare. Më 1936, filmi u rixhirua; për të respektuar Kodin Hays, vallëzimi i famshëm erotik për perëndinë lindore Shiva u censurua.
6 – Mata Hari, 1931
Adrian, “chief costume desiger” i MGM, ishte arkitekti i imazhit femme fatale të Garbos. E jo vetëm, odata-couture Mata Hari: Adrian u kujdes për pamjen e Hyjneshës në filma të tillë si The Kiss, Anna Christie, Anna Karenina, Grand Hotel dhe Margherita Gauthier.
7 – Grand Hotel, 1932
Në tutù të étoile Grusinskaya, Garbo ishte i gatshëm të luante në një film që përfshinte një kast all-stars (Lionel Barrymore, Joan Crawford, Wallace Beery, John Barrymore, Jean Hersholt, Lewis Stone). Producenti Irving Thalberg e bindi atë duke i premtuar emrin e saj ndër kryesorët, një nder i rezervuar vetëm për yjet e mëdhenj të Hollivudit.
8 – Grand Hotel, 1932
Gjatë skenës së dashurisë me John Barrymore, Hyjnesha i dha vetes aq shumë sa vazhdoi të puthte bashkë-yllin e saj edhe tre minuta pas ndalesës që thërriti regjisori, Edmund Goulding.
9 – Queen Christina, 1933
Greta Garbo kish dëshiruar të luante yllin përkrah Laurence Olivier por mes dy aktorëve nuk kishte kimi. Kështu, pas leximit të kopjonit, ylli shekspirian largohet nga seti në favor të John Gilbert.
10 – Queen Christina, 1933
Skena në lokandinë, në të cilën Christina sillet rreth e rrotull për të mësuar përmendësh dhomën, është koreografizuar me mjaft kujdes me Garbon që lëvizte në majë të gishtave.
11 – Margherita Gauthier, 1936
E preferuara e gjithë karrierës së saj që i dha nominimin e tretë për Oscar, nga katër të marrë, si aktorja më e mirë protagoniste. E mbështjellë me lule dhe dantella, Garbo është Zonja e camellieve për “regjisorin e grave” George Cukor.
12 – Margherita Gauthier, 1936
Skena në të cilën Marguerite puth Armand (Robert Taylor) në të gjithë fytyrën e tij ishte një ide e Greta Garbo.
13 – Maria Walewska, 1937
Garbo në rolin e të dashnorës së Napoleonit. Për setin madhështor të skenës së vallëzimit në pallatat, u përdor ai i filmit muzikor Maytime (1937).
14 – Ninotchka, 1939
Regjisori Ernst Lubitsch mori një vendim të rrezikshëm, që dëshmoi fitues: Garbo “qesh për herë të parë”.
15 – Ninotchka, 1939
Në realitet, femme fatale e kinemasë kishte dyshime serioze për të recituar në një komedi dhe ishte veçanërisht nervoze për skenën në të cilën dehet, duke e konsideruar atë shumë vulgare.
16 – “Jo” për Billy Wilder
Iu ofrua roli i Norma Desmond në Sunset Boulevard (1950) por refuzoi në favor të Gloria Swanson.
17 – Adolf Hitler
Ishte një nga aktoret e preferuara të Führer.
18 – Marlene Dietrich
Greta Garbo dhe rivalja e saj e përjetshme Marlene Dietrich kanë patur një marrëdhënie safike. Pasioni midis Hyjneshës dhe Engjëllit të Kaltër shpërtheu në 1925, në setin e filmit The Joyless Street.
19 – Vogue
Është një nga yjet e shumë të epokës së artë të Hollywood-it që përmendet në këngën e Madonna.
20 – Një bukuri legjendare
Libri i Rekordeve Guinness e ka kurorëzuar si “gruan më të bukur që ka jetuar ndonjëherë”.