Trump do presidencën: ja pse aktakuza nuk do ta ndalojë atë
Nëse ekziston një parim i shenjtë i Kushtetutës Amerikane, është lejimi i gjithçkaje që në mënyrë eksplicite nuk është e ndaluar. E gjitha kjo, në një sistem të common law, mund të jetë një bekim, por edhe zanafilla e çdo rrëmuje juridike. Ku nuk bën përjashtim as epopeja gjyqësore e Donald Trump, e cila, nuk është e thënë të shënjojë domosdoshmërisht De profundis në fushatën elektorale të manjatit për 2024-ën. Në fakt, Kushtetuta Amerikane nuk thotë asgjë për rekordet kriminale të kandidatëve presidencialë. Pra, si dënimi ashtu edhe arrestimi nuk do ta pengonin Trumpin të vazhdonte në kandidimin e tij të dytë për në White House.
Çfarë thotë (dhe nuk thotë) Kushtetuta e SHBA
Donald Trump u bë ish presidenti i parë që akuzohet për një krim pas largimit nga detyra, një akuzë historike që mbërrin në mes të një oferte për zgjedhjet presidenciale të 2024. Etërit themelues ia besuan nenit II të kushtetutës kërkesat dhe shkaqet e përjashtimit të një kandidati nga gara presidenciale. Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet së pari të ketë shtetësinë amerikane që nga momenti i lindjes; të jetë së paku 35 vjeç; të ketë banuar në tokën amerikane për një periudhë prej të paktën 14 vjetësh. Është më komplekse të identifikohen shkaqet e përjashtimit.
Për këto tre kërkesa, Kushtetuta dhe disa amendamente specifikojnë disa shkaqe të papërshtatshmërisë. Para së gjithash XXII (e ratifikuar më 21 mars 1947), që vendos ndalimin e emërimit të një ish presidenti që e ka mbajtur më parë detyrën për dy mandate; ndërkaq, asnjë zëvendëspresident që e ka marrë detyrën presidenciale për më shumë se dy vjet, duke qenë automatikisht zëvendësues, për çfarëdo arsye, apo një tjetër president i zgjedhur, nuk mund të zgjidhet president për më shumë se një herë tjetër. Një tjetër shkak i pazgjedhshmërisë (parashikuar nga neni I) ka të bëjë me rastin e një ish presidenti të dënuar me procedurën e veçantë shkarkimi, të cilit Senati e sanksionuar të me mosmbajtjen e funksioneve publike federale në të ardhmen, përfshirë edhe atë të Presidentit. Por ky nuk është rasti me Trump.
Më në fund, amendamenti i XIV (i miratuar më 9 korrik 1868) që thotë:
Askush nuk mund të jetë senator ose Përfaqësues në Kongres, ose zgjedhës për President dhe Zëvendës President apo të mbajë ndonjë detyrë, civile ose ushtarake, në Shtetet e Bashkuara ose në ndonjë shtet nëse, pasi është betuar më parë – si anëtar i Kongresit ose zyrtar i Shteteve të Bashkuara ose si anëtar i Legjislaturës së një Shteti ose si zyrtar administrativ ose gjyqësor i një shteti – të mbrojë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, të ketë marrë pjesë në një kryengritje ose rebelim kundër tyre ose ka dhënë ndihmë ose mbështetje për armiqtë e tyre. Por Kongresi, me dy të tretat e votave të secilës Dhomë, mund ta heqë këtë shkak për skualifikim.
Megjithatë, në këtë rast të fundit, shkaku i pazgjedhshmëtinë zhduket nëse dy të tretat e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve janë shprehur në favor të zgjedhshmërisë të tij. Ai “rebelim kundër Shteteve të Bashkuara” hap një çështje që mund të ketë të bëjë vetëm me hetimet për sulmin në Kapitol Hill, por sigurisht jo çështja që ka gjeneruar aktakuzën e këtyre orëve.
Jurisprudenca amerikane në kaos
Kushtetuta e SHBA nuk kërkon që Presidenti të përjashtohet nga ndjekja penale, dënimi ose burgimi. Nga kjo rrjedh që një person nën akuzë ose në burg mund të kandidojë e madje edhe të shërbejë si president. Aktakuza historike ndaj ish presidentit i ka shtyrë zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në një territor të paeksploruar, duke ngritur perspektivën e jashtëzakonshme që pretendenti kryesor për nominimin republikan të kërkojë Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që përballet edhe me një proces. Në këtë pikë, jurisprudenca amerikane po përpiqet, në baza krahasuese, të gjejë njëfarë parashikimi duke analizuar hipotezën sikur Trump të ishte tashmë president ose të bëhej i tillë (si i dënuar). Nuk duket se ka dyshime që akuza, dënimi ose të dyja – për të mos folur për një dënim me burg – do të kompromentonin ndjeshëm aftësinë e një presidenti për të “funksionuar”. Dhe Kushtetuta nuk i jep një përgjigje të lehtë problemit të një kreu shteti kaq të kompromentuar.
Të gjithë të pandehurit prezumohen të pafajshëm derisa të provohet fajësia. Por në rast dënimi, burgosje në një burg shtetëror ose federal sigurisht që do të çonte në kufizime të lirisë që do të minonin ndjeshëm aftësinë për të qeverisur. Kjo pikë është e sqaruar nga jurisprudenca amerikane në një memo të vitit 2000 të shkruar nga Departamenti i Drejtësisë. Kjo reflektonte një memorandum të Office of Legal Counsel të vitit 1973 të prodhuar gjatë Watergate të titulluar “Disponibiliteti i Presidentit, ZëvendësPresidentit dhe Zyrtarëve të tjerë Civilë ndaj procedimeve penale federale gjatë mandatit”. Shënimi buronte nga fakti se më 1973 presidenti Richard Nixon po hetohej për rolin e tij në Watergate, ndërsa zëvendëspresidenti Spiro Agnew po ndiqej penalisht nga juria e madhe për evazion fiskal. Këto dy promemorie vinin në pikëpyetje nëse një president në detyrë, sipas Kushtetutës, mundej të inkriminohej gjatë kohës që ishte në detyrë. Përgjigja ishte jo.
Trajtimi i një kandidati sikur të ishte tashmë president: një hipotezë
Por, ç’të themi për një president të akuzuar, dënuar ose të dyja, përpara se të marrë detyrën, siç mund të jetë rasti me Trump? Të dy promemoriet e 1973 dhe 2000 përshkruanin pasojat e një akuze duke vënë në dukje se një ndjekje penale kundër një presidenti në detyrë mund të përfshijë “ndërhyrje fizike në ushtrimin e detyrave të tij zyrtare nga presidenti, që do të përbënte një paaftësi”. Për më tepër, presidentët kanë nevojë për akses në informacione të rezervuara: burgimi padyshim që do të kompromentonte edhe mundësinë e presidentit për t’iu qasur informacioneve të tilla, që shpesh duhet të jenë të arkivuara dhe të shikohet në një dhomë të sigurt e të mbrojtur, gjë që sigurisht nuk është një burg.
Një rrugë tjetër hipotetike është ajo që lidhet me Amendamentin XXV që ka të bëjë me shpalljen e një presidenti “të paaftë për të përmbushur kompetencat dhe detyrat e tij”. Dy shënimet e Departamentit të Drejtësisë theksojnë, megjithatë, se autorët e Amendamentit nuk e kanë konsideruar apo përmendur kurrë burgosjen si bazë për pamundësinë për të kryer kompetencat dhe detyrat e tij. Vetë dyshimi mbi dënimin eventual të një kandidati.
Pengesa e vërtetë që mund të vijë kundër Trump në këtë pikë është më shumë etike sesa ligjore. Mund të ndalohej nga vetë Gop, i frikësuar nga vala e gjatë e telasheve gjyqësore të shokut të partisë. Megjithatë, disa nga rivalët e tij për nominimin republikan, përfshirë Ron DeSantis, çuditërisht tani kanë dalë në mbrojtje të tij. Për ta detyruar të dorëzohet mund të jenë vetë këshilltarët e tij, të cilët i kanë njohur edhe grackat e një fushate që nuk e ka përpunuar logjistikën për organizimin e njëkohshëm të një gare presidenciale dhe përballjes me një proces penal. Ekipi elektoral në fakt është i ndarë nga ekipi ligjor i Trump dhe të dy nuk veprojnë gjithmonë në harmoni./ Përgatiti Dardan MITROVICA