Turizmi antistres, vende të çmendura për të ulëritur me sa kemi në kokë në Islandë
Supozojmë se jemi përpara një peizazhi marramendës. Ndoshta në Islandë. Madje, mbas kapërcimit të një pandemie që na mbajti të mbyllur në shtëpi për 4 muaj. Pse të mos e provojmë gjetjen e re të lançuar nga turizmi islandez?
Bëhet fjalë për nismën “Let it out”, që lind për të hequr qafe stresin e grumbulluar në këtë periudhë mbylljeje. E strukturuar sipas “Scream Therapy” (terapia e ulërimës), agjensia M&C Saatchi London prenton vende të çmendura ku mund të bërtisni me sa keni në kokë për t’u larguar njëherë e mirë nga “bad vibes”.

E për më tepër, për ata që nuk kanë planifikuar ende udhëtime post lockdown, është krijuar me të njejtin princip një websit ku mund të regjistroni ulërimën tuaj në vendet e mrekullueshme të Nordikut. Ende nuk jeni i bindur? Për ta bërë përvojën edhe më unike, janë futur 7 shtëpi nga disa vende të Islandës, kështu që mund ta dëgjoni live nga shtëpia juaj!