U njohën fëmijë gjatë pushimeve, pas 20 vitesh ritakohen dhe martohen
Takohen në universitet dhe më pas martohen, por zbulojnë se dashuria e tyre kishte filluar në fakt shumë vite më parë. Heidi Parker nga Sheffield, South Yorkshire dhe Ed Savitt, nga Putney, South West London, u takuan me njëri-tjetrin që fëmijë në 1997 gjatë pushimeve me familjet e tyre përkatëse, u bënë miq shumë të ngushtë, por më pas e humbën njëri-tjetrin, për t’u ritakuar dhe martuar sot, kur janë përkatësisht 26 dhe 31 vjeç.
Të dy u takuan si studentë në Universitetin e Newcastle. Ai e kontaktoi atë në Facebook, pasi lexoi kontaktin në dhomën e konviktit ku po qëndronte duke qenë se nuk dinte të përdorte lavatriçen. Të dy u bënë miq më 2011, filluan të çatojnë dhe më pas u dashuruan. Pas universitetit vendosën të jetojnë së bashku derisa në vitin 2015, kur Ed i kërkoi Heidi të martoheshin.
Dhe, gjatë një darke me familjen, mamaja i tha Heidi se kur ishte fëmijë, gjatë pushimeve, ajo kishte takuar një djalë të quajtur Ed, me të cilin ishte dashuruar dhe i tregoi fotot që kishte dalë. Duke i parë të dy zbuluan se ishin njohur, faktikisht shumë vite më parë, raporton Sun(c).
