GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

U vra me fëmijën në bark nga bashkëshorti tradhtar

Në vigjilje të Krishtlindjeve 2002, Amerika u trondit nga zhdukja e papritur e një mësueseje të re, shtatzënë në muajin e tetë

Jetojmë në kohëra vërtetë të turbullta. Lajmet për rrëmbime e vrasje zënë hapësirën kryesore të edicioneve informative nëpër TV dhe njeriu i shkretë nuk di ç’të mendojë më parë. Por për historinë që do të flasim do të shkojmë në Shtetet e Bashkuara dhe të kthehemi pas në kohë për të zbuluar historinë e një krimi shumë të kobshëm që tronditi jo vetëm gjithë komunitetin ku kishte jetuar viktima, por gjithë botën.

Ishte 24 dhjetor 2002, prag Krishtlindjesh dhe në qytetin Modesto të Kalifornisë, gjithçka ishte nën zhurmë e xhingëlve natalicie dhe një dritave rrezëllitëse, teksa të rritur e fëmijët mblidheshin në pritje për shkëmbimin e dhuratave. Modesto, që shtrihet në Central Valley-n kalifornian për shumë kohë ka qenë një nyjë lidhëse midis Sacramento dhe Los Angeles, është një qytet me pak më shumë se 200,000 banorë.

Një kuriozitet për të cilin banorët e Modesto janë krenarë është se ky qytet është vendlindja e regjisorit George Lucas, autori i njohur i serisë së jashtëzakonshëm të filmave “Star Wars”. Por jo vetëm, këtu është frymëzuar Lucas edhe për filmin me të cilin fitoi çmimin Oscar në 1974 “American Graffiti”, aty është ambientuar edhe seriali i famshëm “Happy Days”.

Për Laci Peterson, një vajzë e bukur 27-vjeçare me flokët ngjyrë kafe, ajo prag-krishtëlindjesh ishte më e bukura e jetës së saj, sepse do të ishte e para që do të kalonte me burrin e saj të ri Scott dhe fëmijën e tyre të parë në bark. Për të dukej sikur Conner i vogël kishte lindur, ky ishte emri i zgjedhur për fëmijën që priste.

IA KISHTE ZGJEDHUR EMRIN: CONNER

Me shumë dashuri, Laçi kishte përgatitur tashmë krevatin dhe rrobat e fëmijës, të cilit me siguri do t’i ishin shtuar edhe shumë pantallona të tjera të vogla, këpucë dhe kapele të bukura, që mikeshat e saj i kishin paketuar dhe i kishin vendosur tashmë poshte pemës së Krishtlindjes që hijeshonte dhomën e ndenjes”.

Dhurata të tjera do të mbërrinin me siguri të nesërmen, mendonte me vete Laci ndërsa psherëtinte teksa shikonte foton e inkuadruar të ditës së dasmës të celebruar në San Luis Obispo. Prej andej ishin shpërngulur në Modesto, ku edhe kishin gjetur shtëpinë e ëndrrave të tyre, me një oborr të bukur, ku do të luanin fëmijët që kishin planifikuar të lindnin. Ndërkohë, ata kishin blerë edhe një qen të bukur Golden Retriever që tani po tundte bishtin, tejet i ngazëllyer prej aromave që vinin nga ushqimi që gatuhej në kuzhinë.

Ajo kishte shtruar edhe një mbulesë të bukur tavoline dhe së shpejti do të vendoste biskotat që kishte përgatitur në furrë.

Por një hije e rëndë i pat përshkuar zemrën, për Laçin dukej e pamundur që të ishin të vërteta ato zëra që kishin arritur në veshin e saj, sipas të cilave Scott, 30-vjeç, burri i saj i pashëm dhe i fortë, po e tradhtonte me të një grua tjetër, pikërisht në momentin më delikat dhe të lumtur të jetës së tyre bashkëshortore, me një fëmijë në ardhje. Sa të bukur ishim, fliste me veten Laçi, duke parë foton e dasmës, ajo me fustanin e bardhë dhe flokët aq elegante saqë i kishte mahnitur të gjithë të ftuarit, dhe ai me një smoking. Kalonin orët, dhe kur erdhi momenti i Krishtlindjeve, një surprizë e keqe goditi familjen dhe miqtë: Laci Peterson ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Vetëm televizioni i sintonizuar në një program gatimi kishte mbetur për t’i dhënë zë shtëpisë Peterson. Ku mund të kishte shkuar ajo me gjithë atë bark të madh? Pyetja mbeti pa përgjigje pavarësisht se të gjithë ishin vënë në kërkim, në rradhë të parë policia e Modesto e më tej miqtë. Scott, burri i saj nuk dukej i shqetësuar, por çuditërisht i qetë.

Tha se kishte shkuar për të peshkuar në gjirin e Berkeley dhe i përgjigjej me preçizion çdo pyetjeje të policisë. Thuajse nuk dukej i tronditur, por ngadalë po dilte në sipërfaqe jeta e tij e dyfishtë. I dhënë pas sportit, veçanërisht pas golfit, Peterson kishte një pagë të mirë me punën e tij në një kompani plehërash, Tradecorp.

Por nuk u desh shumë që dy detektivët përgjegjës të çështjes, Jon Buehler dhe Allen Brocchini, të zbulonin me siguri se kishte vërtet një grua në jetën e tij, përveç brunes dhe solares Laci, aq e bukur sa kishte qenë ka qenë një cheerleader. E dashura quhej Amber Frey dhe ishte një bjonde me flokë të drejtë e të gjatë si një modele dhe me sy të kaltër.

Ajo ishte një nënë beqare e dy fëmijëve që jetonte aty pranë, në Fresno, e buzëqeshur dhe simpatike. Ndërkohë, në këtë çështje u përfshinë të gjitha rrjetet televizive dhe gazetat dhe u bë e njohura në të gjithë Shtetet e Bashkuara. U vendosën një shpërblim prej 250,000 dollarësh, që më vonë u rrit në 500,000 për ata që jepnin ndonjë informacion mbi zhdukjen e Laci Peterson.

Policia pati fat sepse e bindi Amber Frey të bashkëpunonte, me sa duket edhe asaj i leverdiste nëse nuk dëshironte të përfundonte në burg si bashkëpunëtore e një krimi që dukej si perfekt. Për ta futur në kurth Scott Peterson, Amber pranoi të regjistronte telefonatat e saj, por ai ishte një kriminel i ftohtë dhe i pamëshirshëm dhe dinte t’i zgjidhte fjalët.

Vetëm një fjali që tha rezultoi mjaftueshëm e dyshimtë për ta vënë nën presion, dhe ndodhi kur ai nuk pranoi të përgjigjej kësaj pyetjeje për Amber: “Më 9 dhjetor ju më thatë që gruaja juaj ishte zhdukur dhe se do të kishit kaluar Krishtlindjen e parë pa të. Si mund të kishte ndodhur nëse ajo ishte zhdukur në 24 dhjetor? ” Scott u përgjigj, “Do të ta shpjegoj, por jo në telefon, personalisht”. Dhe ai shtoi frazën më të rëndësishme: “Duhet të mbrohem”. Kaluan disa muaj dhe erdhi 13 prilli 2003. Një çift po bënte një shëtitje me qenin e tyre kur panë një trup të vogël që po dekompozohej. Ishte në Gjirin e San Franciskos, pak më lart se Berkeley, pikërisht aty ku kishte shkuar për të “peshkuar” Scott Peterson kur gruaja e tij u zhduk.

GUVERNATORI E KA PEZULLUAR DËNIMIN E TIJ

E vërteta tragjike ishte se Conner i vogël ishte shkëputur nga trupi i Laçit, kur mbetjet e dekompozuara të nënës së tij nuk mund ta mbanin më. Tashmë krimineli Scott Peterson e kishte kuptuar që nuk i kishte mbetur më kohë dhe ishte i përgatitur për t’u arratisur.

Ai i kishte lyer flokët në biond, kishte futur në Mercedesin e tij një valixhe plot për të mbijetuar i fshehur për një kohë të gjatë, dhe ai kishte grumbulluar goxha para, 15 mijë dollarë të thata, në mënyrë që të mos linte gjurmë me kartën e tij të kreditit. Përveç një tende dhe mjeteve për kamping, kishte marrë me vete edhe një pako të Viagra me 12 tableta. Ishte jo vetëm një vrasës femrash por edhe impotent. Një orë pasi ishte futur në burgun e San Quentin, vrasësi mori të parën nga shumë propozimet e mëvonshme për martesë nga një grua me sindromën e Kryqit të Kuq.

Scott u dënua në 2005, me vdekje me injeksion vdekjeprurës, por në mars 2019 Gavin Neësom, Guvernatori i Kalifornisë, i pezulloi dënimet me vdekje për të 737 të burgosurit që prisnin të ekzekutoheshin me vdekje, përfshirë Peterson, sot 46 vjet. Amber Frey u martua pak pas arrestimit të Peterson dhe shkroi një libër në lidhje me përvojën e saj.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like