Ufo, për herë të parë Pentagoni flet publikisht: çfarë u tha në seancën dëgjimore në Kongres
Janë 144 fenomene ajrore të paidentifikuara që pilotët e forcave ushtarake amerikane kanë vëzhguar vitet e fundit. Kështu shpjeguan dje zyrtarët e Pentagonit në një seancë publike në Kongres. Kurrë më parë në më shumë se gjysmë shekulli nuk ka pasur një diskutim publik në Shtetet e Bashkuara mbi fenomenin UFO, objekte fluturuese të paidentifikuara.
Ufo, seanca dëgjimore e Pentagonit në Kongres
Të martën, më 17 maj, zyrtarët e Pentagonit folën për fenomenin e objekteve fluturuese të paidentifikuara në një seancë publike në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
Diskutimi u përqëndrua në programin e nisur vitin e kaluar nga Mbrojtja e SHBA për të vlerësuar fenomenin e UAP. Uap (Unidentified aerial phenomenon, Fenomen i paidentifikuar ajror) është termi i ri që ka zënë vendin e akronimit UFO (Objekte fluturuese të paidentifikuara).
Programi pati nisur fill pas publikimit të një raporti mbi 144 fenomenesh ajrore të paidentifikuara të zbuluara nga shërbimet e inteligjencës amerikane nga viti 2004 e deri më sot.
“Për një kohë të gjatë, marka e turpshme UAP ka penguar analizës serioze, pilotët që i raportuan talleshin. Por janë një kërcënim potencial për sigurinë kombëtare dhe duhet të trajtohen si të tillë”, tha në hapje të seancës deputeti Andre Carson, kryetar i Nënkomitetit kundër Terrorizmin, Kundër-Spiunazhit dhe KundërProfilaksionit nëpër agjensitë e sigurisë amerikane.
Në Seancë morën pjesë nënsekretari i Mbrojtjes për Inteligjencën dhe Sigurinë, Ronald Moultrie dhe Zëvendës Drejtori i Inteligjencës Detare, Scott Bray.
Audicioni i UFO-ve, çfarë tha Pentagoni
Gjatë seancës, Bray ka treguar dy video të pamjeve të këtyre fenomeneve të paidentifikuara, më parë të klasifikuara, por që tashmë kanë qarkulluar online dhe në media.
Në njërën shihet një objekt i vogël sferik, i xhiruar për disa sekonda nga kabina e pilotimit të një avioni të marinës. Në një tjetër, një trekëndësh vezullues që lëviz nëpër qiell, i regjistruar me vizion nate.
Funksionarët e Pentagonit kanë ilustruan aktivitetet e programit mbi UAP të kryera deri më tani dhe shpjeguan se nga 144 fenomenet e regjistruara nga ushtria amerikane vetëm disa deri tani kanë pasur një shpjegim të qartë, ndërsa pjesa më e madhe mbeten për momentin pa shpjegime.
“Janë një sërë ngjarjesh për të cilat nuk kemi një shpjegim dhe një pjesë e vogël në të cilat ka karakteristika që nuk mund t’i shpjegojmë me të dhënat që kemi. Natyrisht, këto janë ato që na interesojnë më shumë”, ka deklaruar Bray.
Alarmi i Pentagonit për UFO-t
Në raportin mbi UAP të vitit të kaluar, Pentagoni ka renditur pesë shpjegime të mundshme për këtë lloj fenomeni: çrregullim i avionit, fenomene natyrore në atmosferë, teknologji top-sekret (nga Shtetet e Bashkuara apo vende të tjera). Kategoria e pestë, “tjetër”, përmban të gjitha shpjegimet e tjera më imagjinative, siç është origjina aliene e UAP.
Në konkluzion të seancës dëgjimore në Senat, zyrtarët e Pentagonit kanë thënë se këto dukuri ekzistojnë, nuk kanë shpjegim dhe prandaj duhet të studiohen seriozisht, sepse mund të paraqesin një kërcënim të mundshëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Ndër frikërat e mbrojtjes amerikane, ekziston në fakt mundësia që në bazë të një pjese të mirë të fenomeneve të vëzhguara të mund të jetë teknologji ajrore për momentin e panjohur e zhvilluar nga fuqi të tjera, si Kina apo Rusia.