Vende përrallore që ekzistojnë vërtetë
Kështjella magjepsëse, rrënoja të frikshme dhe peizazhe të mbështjella me mite dhe folklor. Disa nga veprat më të mëdha të përrallave më të famshme janë të bazuara nëpër vende në botën reale. Shkojmë së bashku për të zbuluar destinacionet që kanë qenë një burim frymëzimi për historitë e vjetra dhe të reja dhe që, ekzistojnë vërtetë.
– Pylli Sherwood, destinacioni i Robin Hood

E fillojmë këtë udhëtim nga Pylli Sherwood që është i lidhur pazgjidhshmërisht me një nga përrallat folklorike më të qëndrueshme të Anglisë, atë të legjendarit të paligjshëm “Robin Hood” i cili vidhte të pasurit dhe ua jepte të varfërve. Teoritë janë me bollëk për të vërtetën që qëndron pas përrallës, por pavarësisht faktit, pra, nëse Robin ekzistonte apo jo, pylli ka një histori të hershme si vendi i gjuetisë së oborrit mbretëror, i përdor nga shumë mbretër normanë, përfshirë këtu edhe Mbretin John dhe Edward I.
– Hanibal, i tregime të ndryshme të Mark Twain
Protagonistët e “Aventurat e Tom Sojerit” dhe “Legjendat e Hakëllberri Finit” të Mark Twain rrjedhin nga qyteza e vogël imagjinare e Shën Petersburg në Misuri, që ishte bazuar në Hanibal, vendlindja e shkrimtarit. Pjesa më e madhe e aksionit në këto histori klasike zhvillohet në brigjet e lumit të fuqishëm Misisipi ndërsa aventurat e tyre i çojnë personazhet përmes Illinois, Kentucky dhe Arkansas.
– Kështjella e Branit dhe Konti Drakula

Si të mos përmendim Kështjella e Bran në Transilvani, të njohur më shpesh si “Kështjella e Drakulës”. Në të vërtetë, Bram Stoker u frymëzua për vampirin e tij të famshëm pikërisht nga princi rumun i shekullit të 15-të Vlad Perandori (Vlad III Drakula). Kështjella e Bran-it pranë Brașov ka hyrë në romanin e epokës viktoriane kryesisht për shkak të vendndodhjes dhe arkitekturës së mrekullueshme.
– Svalbardi mes bukurisë dhe arinjve
Ndërsa Svalbard, me arinj polarë që tejkalojnë numrin e njerëzve, malet madhështore, akullnajat surrealiste dhe qytetet minierare të rrepta, kanë dhënë një prekje magjike në trilogjinë fantastike të Philip Pullman “His Dark Materials-Materialet e tij të errëta”. Është pikërisht këtu që heroina Lyra Belacqua mbërrin në udhëtimin e saj në veriun e largët për të shpëtuar mikun e saj Roger, për të kërkuar këshilla nga shtrigat dhe për të kërkuar ndihmën e ariut të blinduar polar.
– Hamelin dhe vëllezërit Grimm

Interesant është edhe Hamelin në Gjermani që është i lidhur me përrallat e vëllezërve Grimm. Qyteti i Saksonisë së Poshtme është, në fakt, vendi i përrallës “Pied Piper”, një histori e frymëzuar nga folklori mesjetar. Është një nga vendet e shumtë përgjatë një rruge përrallore 603 km nëpër disa fshatra kodrinorë, qytetzave me kalldrëm dhe pyje të errëta që kanë influencuar përrallat magjike të Grimm-ëve.
– Kerala, midis pellgjeve dhe lumenjve
Një ëndërr me sy hapur është Kerala në Indi, e cila me përshkrimet e saj të `rrjedhshme dhe sensuale të lumenjve të bashkëshoqëruara nga peisazhet e ngrira të pellgjeve të përgjumura ka frymëzuar “The God of Small Things – Zoti i gjërave të vogla”, romanin debutues të shkrimtares Arundhati Roy. Autorja ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në bregdetin tropikal jugperëndimor dhe e ka bazuar romanin e saj fitues të Booker-Prize më 1997 në fshatin Ayemenem në rrethin Kottayam ku jetonte “Zoti i Gjërave të Vogla”.
– Maienfeld, qyteti i Hajdit

I veçantë është edhe Maienfeld në Zvicër, që me livadhet e gjelbërta, tingëllimat e këmbanave të dhive dhe majave të mbuluara me dëborë është vendi i historisë klasike të fëmijërisë së Johanna Spyri, “Hajdi”. I vendosur në fund të shekullit të 19-të, është përqendruar në një jetime të vogël që dërgohet në Alpet zvicerane për të qendruar me gjyshin e saj në një shtëpi të përulur prej druri.
– Sababurg Castle-Kështjella Sababurg dhe “Bukuroshja e Fjetur”
E mrekullueshme edhe kështjella Sababurg në Gjermani që do të kishte përbërë bazën për përrallën e Vëllezërve Grimm “Bukuroshja e Fjetur”, të shkruar më 1812. Ata jetonin në qytetin e afërt Kassel dhe do kishin mësuar për këto rrënoja mbresëlënëse të rrethuara nga pyjet e dendura të Reinhardswald .
– Riquewihr dhe “E bukura dhe bisha”

E përfundojmë këtë udhëtim, nëpër vendet përrallore që ekzistojnë vërtetë, në Riquewihr, në Francë, një qytet alzas ku ecja është si të jetosh në një sheshxhirim të Disney, përveç faktit që Riquewihr është plotësisht autentik. Nëse duket i njohur ndodh sepse është: Animatorët e Disney vizituan fshatin mesjetar teksa filmonin versionin e fundit të përrallës “Bukuroshja dhe bisha”. Vizioni i tyre krijues për vendlindjen e Bukuroshes ishte padyshim i frymëzuar nga shtëpitë e saj shumëngjyrëshe me gjysmë druri, tregu me kalldrëm me një burim dhe këmbanave të kishës.